• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klodiana Lala: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

22:00 : 04/12/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open” ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës. Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë.

Ajo shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro. Sipas saj vrasja ka ndodhur për t’i mbyllur gojën Liridona Ademajt për një sekret që ajo dinte dhe nuk ka qenë e planifikuar mirë, por ka qenë një plan i nxituar.

“Naim Murseli ishte duke drejtuar makinën, kishte hequr rripin e sigurimit, mori fëmijët, u largua, ndërsa gruaja u qëllua për vdekje. Nuk bënte sens. Që në momentet e para që u pyet Naimi fillimisht tha se ishte gruaja, më pas ai. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte kontradiktor, ndaj edhe policia e futi në rrethin e të dyshuarve. Policia mori më pas informata për lëvizjet e tij para krimit dhe më pas dhe ka instaluar kamera në vendet ku mendohej se do të shkonte. Liridona Ademaj me familjen darkuan në një restorant, dhe një prej personave prezentë në restorant ishte edhe vrasësi Granit Plava. Një person nga i njëjti fshat me Naimin. E dyta, personat e përfshirë, Kushtrim Kokalla, kushëriri i Nurselit, janë takuar pas ngjarjes dhe kjo është provuar përmes disa kamerave sekrete të vendosura nga policia.

Fillimisht u shoqërua Granit Plava dhe kur ai u vendos para fakteve, ai pranoi që ishte ekzekutori dhe ka dhënë informacion për mënyrën se si kreu krimin dhe zbuloi se Murseli i premtoi 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Më pas është shoqëruar Naim Murseli që fillimisht ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar përmes avokatit. Kokalla rezulton si ndihmës dhe ndërmjetës mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

rasja ndodhi në një zonë pa kamera sigurie dhe ka një rrugë qorre pa dalje. Nga aty, Naim Murseli po drejtonte automjetin dhe Granit Plava, i maskuar i është drejtuar automjetit dhe ka shkuar te ana e gruas, ku ka qenë xhami i makinës i hapur rreth 10 centimentra. Mendohet se ajo mund të ketë reaguar. Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gruaja u vra me një plumb. Fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Po të shikoje, daja i tyre dhe gjyshi thanë se fëmijët rrëfyen që e  kanë harruar prapa mamin. Djali i madh ka dhënë disa detaje.

Lexo edhe:

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

“‘Zvërneci do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Lala: Çfarë ka në duar SPAK

Dyshimin për vrasjen për siguracionin e ngritën edhe familjarët e Liridonës. Naim Murseli kishte probleme financiare dhe jetë të shfrenuar sipas tyre, por siguracioni më i lartë në Suedi është 1 milionë euro. Mendoj se kjo ngjarje ka një motiv krejt tjetër. Kam shumë dyshime, por nuk dua të nxitohem. Liridona Ademaj nuk jeton më, por besoj se mes çiftit ka pasur një konflikt shumë të fortë. Familjet nuk kanë ditur gjë, por Liridona ka ditur diçka që ka shkaktuar dhe konflikt mes tyre.

Naim Murseli ka fjetur natën që kishte në morg gruan, në një hotel, nuk ishte as në familjen e tij, as të gruas. Një njeri që ka humbur nënën e fëmijëve të tij. Vrasja ndodhi për t’i mbyllur gojën për një sekret që Liridona dinte dhe nuk ishte e menduar mirë, ka ndodhur me nxitim. Prokuroria po ashtu po heton për mundësinë e një piste tjetër, jo asaj të siguracionit. Është një pistë e hapur lidhur me motivin e pasionit, pra lidhjes së Naim Murselit me persona të tretë”, u shpreh ajo.

Etiketa: klodiana lalaliridonaNaiom Murseliparasekretsigurimi i jetes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

“‘Zvërneci do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Lala: Çfarë ka në duar SPAK

21:22 : 01/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, Lala tregon ç’ndodhi në Dhomën e Këshillimit

21:15 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur

09:53 : 09/05/2026
AKTUALITET

Kontrolle te të afërmit e Ballukut, Lala: U kontrollua edhe një rezidencë në jug

22:39 : 29/04/2026
Para

Shkullaku: Drejtësia e pavarur?! Një ‘përrallë me mbret’, Rama nuk pyet për gjykatën

TË GJITHA

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom