• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasësi është mes nesh dhe ka marrë 36 jetë për një fjalë goje

14:52 : 01/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Dorjana Bezat

E hëna dhe e marta ditë atdhedashurie. Kudo përkuqte flamuri kombëtar e jehonte kënga “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Këto ditë i pasoi e nesërmja, kur në një rrugicë të Laknasit për një fjalë goje komshiu vrau komshiun për një kanal. Pse nuk kishte paguar 5 para për ndërtimin e tij 70-vjeçari zgjodhi ta paguajë me 7 plumba duke vrarë e plagosur fqinjët.

Ky nuk është rast i izoluar. Vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë kanë humbur jetën 36 persona pjesa dërrmuese e tyre për një fjalë goje. Dikush për një kanal, dikush për një gotë alkool; ”pse më fole keq?”, “pse më pe shtrembër?”, “pse i bëre like të dashurës në instagram?” dhe lloj-lloj argumentesh të tjerë që të gjitha nëse i merr sëbashku nuk vlejnë sa një jetë. Nuk vlejnë as 20 e kusur vite që do të kalojnë në burg autorët.

Thyerje fenerash makine, karikues celularësh, zënie e vendit të parkimit edhe vite më parë kanë marrë jetë. Madje kanë shërbyer edhe si pikënisje për një sagë hakmarrjesh që ka vijuar si lojë dominoje duke shtuar vit pas viti viktimat.

Lexo edhe:

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

Është utopike të mendosh një shoqëri pa krim, për aq kohë sa edhe Abeli vrau Kainin, por është ulëritëse të mendosh që filli i tolerancës mes nesh është kaq i hollë sa zgjidhja gjendet vetëm tek pistoleta TT dhe kallashnikovi.

Komuniteti, inspektorët e zonës, komisariatet nuk dinë asgjë deri në momentin kur pas dy fjalësh të shkëmbyera plasin armët e në tokë mbeten gëzhoja e trupa pa frymë.

Shpesh nëpër panele televizive por edhe auditore diskutohet gjerësisht mbi krimin e organizuar, vrasjet për trafiqe droge, mafian etj. Për krimet banale flitet fare pak. Edhe njoftimet e policisë mbyllen me fjalinë “për motive të dobëta”. Ngjarja të nesërmen harrohet sepse nuk i ngjan një triller-i ku zbërthehen përgjime, kode dhe strategji.

Skema në këto vrasje është e thjeshte nis dhe përfundon aty. E para është fjala, i dyti plumbi. Të dy (ose edhe më tepër) protagonistët e mbyllin në një sekondë jetën e tyre. Njëri i vdekur e tjetri në burg. Shpesh lënë pas dhe një hasmëri e në rastin më të keq një detyrim për marrje gjaku.

Çfarë e shtyn një person të vrasë për një debat të çastit? Pse është normalizuar kaq shumë marrja e jetës? Nga buron ky frustrim që shprehet tek arma? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.

Pas javësh apo muajsh ndodh krimi tjetër pothuajse identik me të parin ku ndryshojnë vetëm emrat e protagonistëve. Kanali zëvendësohet me diçka tjetër po aq banale.

Nëse për atë llojin e parë të krimit përgjegjësinë e gjejmë tek autoritetet të cilat kanë detyrimin për të hetuar e parandaluar ngjarjet (megjithëse në rastet e fundit kemi parë policë të rreshtuar në anën e kundërt të ligjit), tek krimet banale parandalimi është zero.

Çdokush me një armë në dorë është i dyshuar për t’u bërë vrasës për një shikim, për një parkim etj.

Viti i mbrapshtë ’97 është gati 2 dekada larg, megjithatë pasojat janë ende të freskëta. Armë të fshehura prej atij viti por dhe të blera rishtas mbjellin vdekje kudo. Ngjarje si kjo e të mërkurës pasdite strehon nevojën emergjente për çmilitarizimin e popullsisë.

Gjatë festave kombëtare iu ktheva leximit të një shprehjeje ikonike të presidentit amerikan Xhon Kenedi “Mos pyet se çfarë ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tend”.

Patriot e shqiptar të mirë të bën edhe dorëzimi i një arme pa leje që qëndron diku fshehur si një vrasës i fjetur. Më shumë se sa të bërtasësh në stadium veshur kuq e zi dashurinë për vendin tënd e tregon edhe kur hesht në një konflikt dhe e lë policinë të veprojë dhe gjykatën të shprehet.

Burrë nuk të bën arma! Nëse do të jesh një shqiptar i mirë e një njeri me vlera ul kokën e puno. Pasqyrat ndërrohen, kanalet ndahen, GJITHÇKA KTHEHET VEÇ JETËS.

Etiketa: 36 jetëDorjana BezatO sa mirë me qenë shqiptarpër një fjalë gojevrasesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

14:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Gazetarja Dorjana Bezat humb bashkëshortin në moshë të re: Do të jetojë në kujtimet tona!

09:39 : 05/04/2025
AKTUALITET

“Vrasësi nuk e bleu thikën në TikTok, por në dyqan”/ Kabo: Lotët e nënës së Martinit, leksion për politikën

22:15 : 25/12/2024
BOTA

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, policia: Vrasësi e sheh veten si hero, si shembull për t’u ndjekur

22:27 : 10/12/2024
Para

Mjeti i blinduar i parave përplas një fëmijë në Burrel

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com