• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq me reshje dëbore, si paraqitet situata në të gjithë vendin

11:29 : 26/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore pushtoi vendin, pasditen e së shtunës duke shkaktuar problematika në shumë qarqe.

Mbrëmjen e djeshme, reshjet shkaktuan bllokimin e rreth 300 automjeteve në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe 100 automjeteve të tjera në aksin Maqellarë-Peshkopi, shumë fshatra mbetën pa energji elektrike, dhe disa akse kryesore u bllokuan. Gjithashtu u pezullua lundrimi për mjetet e vogla të peshkimit dhe trageteve.

Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, kjo pasi pas mesnate dendësia e reshjeve të dëborës ka rënë, por sërish raportohet për rrugë të bllokuara dhe mungesë energjike elektrike në disa zona.

Situata në qarqet kryesore në vend:

Qarku i Kukësit, është një ndër vendet më të prekura nga moti i keq gjatë ditës së djeshme, pasi reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, dhe rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë.

Lexo edhe:

Moti i keq në Amsterdam, anulohen rreth 75 fluturime

Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos

Në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë, ka mungesë të energjisë elektrike prej ditës së djeshme.

Qytetarët bëjnë i bëjnë thirrje OSHEE-së për rikthimin e energjisë, si dhe kërkojnë reagim koherent të Bashkisë Kukës për pastrimin e rrugëve.

“Me dritat hiqja Lenës, vërja Prenës. Nuk kemi, fatkeqësi natyrore. Po është e mundur të punojë pak OSSHE, të na i lidhë se këmi ngelur pa u lidhur me fëmijët, janë bërë dyshim.”

I lutemi bashkisë t’i qëndrojë sa më afër rrugës kryesore, Pleq jemi, ndonjë sëmundje , ndonjë fatkeqësi,- shprehen banorët.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Të hapura janë akset Kir-Shosh në Malin e Shoshit, ku ka patur një trashësi të dëborës rreth 30 cm. Po ashtu është hapur edhe aksi rugor Bogë-Theth, i cili u bllokua mbrëmjen e djeshme. Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.

Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është liruar vetëm një aks i Rrugës së Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, i cili ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Të kalueshme janë akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz. Qarkullimi është i bllokuar në disa akse të zonave të thella të qarkut, ku raportohet se ka edhe prezencë të madhe akulli. Po ashtu shumë fshatra të qakut Dibër janë pa energji elektrike.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm është raportuar se dhjetëra mjete kanë mbetur në rrugë prej ditës së djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Të paktën pesë persona kanë kaluar natën në një furgon të mbetur në rrugë. Rruga nga Peshkopia në Kukës kalohet me vështirësi dhe po kështu në disa segmente të rrugës së vjetër Dibër-Tiranë që kalon përmes Burrelit.

Në qarkun e Lezhës ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar si dhe erë të fortë deri 35 km/orë. Në lartësitë mbi 500 m kanë rënë reshje dëbore, ku trashësia ka arritur deri 10 cm në njësinë administrative Fan, bashkia Mirditë. Sasia e reshjeve të rëna ka qenë 40 mm. Akset rrugore kanë qenë të kalueshme dhe pa probleme. Ka mungesë energjie në zonat e thella malore, dhe prezencë akulli në disa akse.

Në qarkun e Durrësit, në njësinë administrative Cudhi ka patur prezencë bore dhe erë të forte, por është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aksi rrugor Krujë-Qafështamë është i kalueshëm, por të gjithë drejtuesit duhet të ndjekin rregullat e parashikuara për qarkullimin në motin me dëborë. Të gjitha akset rrugore në bashkinë Durrës, Shijak dhe pjesa fushore e bashkisë Krujë, kanë qenë të kalueshme. Ndërkohë lundrimi vijon të jetë i pezulluar prej ditës së djeshme.

Reshje periodike shiu ka patur edhe në qarkun e Elbasanit. Kjo ka shkaktuar fryrje të Përroit të Zaranikës, por pa rrezik për dalje nga shtrati. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë ka patur prani inertesh. Nuk ka patur asnjë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në të gjithë qarkun. Disa fshatra të Librazhdit vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Në qarkun e Korçës, reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së djeshme, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka patur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë. Nga era e fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq.

 

Etiketa: Deboremoti i keqreshje

Lajme të lidhura

BOTA

Moti i keq në Amsterdam, anulohen rreth 75 fluturime

16:08 : 23/10/2025
RAJONI

Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos

16:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:04 : 18/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Kthjellime dhe reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për sot

08:01 : 08/10/2025
BOTA

Rumania në alarm të kuq nga reshjet e dendura, mbyllen shkollat në disa zona të vendit

19:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025
Para

Mori makina me qira dhe i shiti 20 mijë euro, arrestohet elbasanlliu - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com