• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ndalimit të luftimeve Izrael-Hamas?

Gati shtatë javë pas fillimit të luftës Izrael-Hamas do të heshtin për herë të parë armët për katër ditë. Të premten në mëngjes hyri në fuqi ndalimi i luftimeve.

09:23 : 24/11/2023
në BOTA

Që nga e premtja herët në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi ndalimi i luftimeve mes Izraelit dhe organizatës terroriste, Hamas për katër ditë . Ndalimi i luftimeve filloi zyrtarisht në orën 06:00. Emirati i Katarit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, bëri të ditur, se sapo të ndalen luftimet do të dërgohen ndihma humanitare në zonën e rrethuar palestineze. Qëllimi i Katarit është që nga ndalimi i luftimeve të kalohet në një ndalim të përhershëm të shkëmbimit të zjarrit.

Ushtarë izraelitë në afërsi të spitalit al-Shifa -nën tokë tunele të Hamasit
Ushtarë izraelitë në afërsi të spitalit al-Shifa -nën tokë tunele të HamasitFotografi: Ronen Zvulun/Reuters

Çdo ditë 200 kamionë me ndihma humanitare

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Katarit, të premten në orët e mbasdites, rreth orës 16:00 me orën lokale, pritet që të lirohen edhe pengjet e para nga Hamasi, mes tyre 13 gra dhe fëmijë. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu tha në një njoftim, se ka marrë “një listë të parë” me emrat e pengjeve dhe se qëndron në kontakt me familjet e të gjithë pengjeve. Në të njëjtën kohë do të lirohen të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Gjatë ndalimit të luftimeve pritet të lirohen 50 pengje, gra, fëmijë e të rinj nën 19 vjeç. Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Përmes pikës kufitare të Egjiptit, Rafah do të kalojnë përditë në Rripin e Gazës 130.000 litra naftë dhe katër kamionë me bombola gazi gjatë ditëve ku vlen ndalimi i luftimeve. Gjithsej do të dërgohen përditë 200 kamionë në ditë në zonën palestineze, bënë të ditur autoritetet egjiptiane.

Lexo edhe:

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

Pika kufitare Rafah në Egjipt - e vetmja pikë kufitare e hapur për Rripin e Gazës - një kamion jordanez me ndihma humanitare kalon më 20 nëntor kufirin
Pika kufitare Rafah në Egjipt – e vetmja pikë kufitare e hapur për Rripin e Gazës – një kamion jordanez me ndihma humanitare kalon më 20 nëntor kufirinFotografi: Hatem Ali/AP/picture alliance

Alarm për raketa në zonën kufitare izraelite

Edhe pas hyrjes në fuqi të ndalimit të luftimeve, në orët e mëngjesit ka pasur sërish alarm në zonën kufitare izraelitë. Ushtria izraelite bëri të ditur, se sirenat e alarmit u dëgjuan në komunat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. Edhe gjatë luftërave të mëparshme në Gaza, ka pasur në fillim marrëveshjes për ndalimin e luftimeve shkelje të saj.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, kontrolli mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës është “vetëm etapa e parë” në rrugën e shkatërrimit të organizatës terroriste të Hamasit. Hamasi kategorizohet nga Izraeli, Gjermania, SHBA, BE dhe disa vende arabe si organizatë terroriste. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari foli në konferencën e shtypit për “luftë të gjatë”. Në ditët e ardhshme do të përqëndrohemi në planifikimin dhe zbatimin e etapave të tjera të luftës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Gallant tha se pas përfundimit të këytre katër ditëve të ndalimit të luftimeve, ushtria do të vazhdojë operacionet e saj edhe për të paktën dy muaj. Operacionet do të zgjasin derisa të mos kemi më asnjë kërcënim ushtarak prej andej. Më parë një zëdhënës i Brigadave Esedin al-Kasam, krahut të armatosur të Hamasit kishte bërë thirrje në një fjalim me video për shkallëzim të konfliktit me Izraelin në të gjitha frontet.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock duke folur në kongresin e Të Gjelbërve - Baerbock para mikrofonit veshur me fustan të errët
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock duke folur në kongresin e Të GjelbërveFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Baerbock për zgjidhjen me dy shtete

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka theksuar edhe njëherë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraeli nuk do të jetojë asnjëherë në siguri, “nëse ky terror nuk luftohet”, tha Baerbock në një kongres të Partisë së Gjelbër në Karlsruhe. Izraeli lufton kundër Hamasit dhe jo kundër palestinezeve dhe palestinezëve.

Baerbock kritikoi në të njëjtën kohë edhe nguluesit hebrenj, që në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli “dëbojnë palestinezët apo madje edhe i vrasin”. Dhuna e banorëve të ngulimeve nuk është në interes të sigurisë së Izraelit. Ndërkohë të sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Izraelit mjaft foshnje të sapolindur në Izrael kanë marrë emra të zonës në afërsi të Rripit të Gazës, Kibbuz Beeri që u sulmua nga Hamasi. 45 vajza e djem morën emra si Kibbuzim Nir Oz dhe Nahal Oz. Oz do të thotë në hebraisht “fuqi”. Po ashtu edhe vajzat kanë marrë emrin Nova, në kujtim të festivalit Nova në Negev, ku Hamasi kreu një masakër duke vrarë 240 vetë.

Më 7 tetor qindra terroristë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe ushtruan dort masakra në popullsinë civile. Sipas të dhënave të Izraelit u vranë 1.200 vetë, 240 të tjera u morën peng. Izraeli i shpalli luftë Hamasit me bombardime nga ajri dhe me ofensivë tokësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë që atëherë 14.800 vetë, mes tyre 5.800 fëmijë. Këto shifra nuk mund të verifikohen dot në mënyrë të pavarur./DW

Etiketa: armepushimhamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
BOTA

Gjermania miraton eksportin e armëve me vlerë 2,46 milionë euro për Izraelin

15:40 : 01/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
BOTA

Netanyahu para nisjes për në OKB: Nuk do të ketë shtet palestinez në Izrael

10:27 : 25/09/2025
Para

Berisha kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë, shtyhet me disa orë seanca

TË GJITHA

Sfida me Serbinë/ Silvinjo publikon listën e Kombëtares, një risi në grumbullim

10:23 : 03/10/2025

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

09:58 : 03/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur rëndë

09:53 : 03/10/2025

EMRI/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, PAMJE nga momenti kur policia arreston autorin

09:48 : 03/10/2025

Malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora

09:35 : 03/10/2025

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com