• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

U filmua duke fyer myslimanët, arrestohet ish-këshilltari i Barack Obamës

23:38 : 23/11/2023
në BOTA

Ish-këshilltari në administratën e Barack Obama, Stuart Seldowitz i cili xhirua në një video duke kërcënuar dhe duke shprehur fjalë islamofobike kundër një shitësi mysliman në New York, është arrestuar të mërkurën dhe përballet me akuza për krime të urrejtjes.

Seldowitz, 64-vjeç, përballet me akuza për krime të urrejtjes dhe ngacmim të rëndë, raportoi “New York Times” duke cituar burime policore. Në një nga videot që qarkulloi në internet, Seldowitz e quan shitësin “terrorist” dhe i bërtet atij. “Ju mbështesni terrorizmin. Ju mbështesni vrasjen e fëmijëve të vegjël. Ju jeni një person i tmerrshëm”, iu drejtua Seldowitz.

Shitësi i përgjigjet, duke thënë: “Ju vrisni fëmijët, jo unë”. Para se të largohej, Seldowitz thotë: “Nëse ne vrasim 4.000 fëmijë palestinezë, e dini çfarë? Nuk mjafton. Nuk ishte e mjaftueshme”.

Në një video tjetër e cila u bë gjatë një takimi në mbrëmje me të njëjtin shitës, Seldowitz flet për “miqtë e tij në emigracion” dhe thotë “Mukhabarat dëshiron fotografinë tuaj”, duke iu referuar Agjencisë së Inteligjencës së Egjiptit.

Lexo edhe:

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

I veshur me një fanellë të gjelbër me kapuç, ai tha: “Mukhabarat në Egjipt do t’i marrin prindërit e t’u. A i do babai juaj thonjtë? Ata do t’ia nxjerrin një nga një”. Shitësi përgjigjet me “Shko, largohu”.

Seldowitz më pas merr telefonin e tij dhe shfaqet duke bërë një foto të shitësit, duke i thënë atij: “buzëqesh për mua”.

Duke refuzuar të largohet nga zona, ai fyen Profetin Muhamed dhe pyet shitësin: “A e përdhunove vajzën tënde si Muhamedi? A e përdhunove vajzën tënde si Muhamedi?”. Seldowitz më vonë i referohet profetit Muhamed si një “përdhunues”.

Shitësi më pas i drejtohet se nuk flet anglisht, por Seldowitz vazhdon ngacmimet e tij. “Çfarë flisni? Ju flisni arabisht, gjuhën e Kuranit, Kuranin e shenjtë që disa njerëz e përdorin si tualet. Çfarë mendoni për këtë, njerëz që e përdornin Kuranin si tualet? A ju shqetëson?”, i tha ai me tallje.

“Prandaj ju shisni ushqim në karrocë ushqimi, sepse jeni injorantë. Por, duhet të mësoni anglisht. Kjo do t’ju ndihmojë kur t’ju deportojnë në Egjipt dhe më pas Mukhabarat do të dëshirojë t’ju intervistojë”, tha Seldowitz.

Në një video tjetër, ai ngacmon të njëjtin shitës, por ndërpritet nga një kalimtar i rastit, i cili i thotë të largohet, duke i thënë “Nuk është e drejtë, t’i po e ngacmon”.

Seldowitz mbante postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit në Drejtorinë e Azisë Jugore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Ai gjithashtu punoi si oficer i lartë politik në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet e Izraelit dhe Palestinës.

Më herët të martën, kompania e lobimit me bazë në Washington, D.C., Gotham Government Relations, bëri të ditur se kishte ndërprerë lidhjet me Seldowitz-in pas shfaqjes së videove.

“‘Gotham Government Relations’ i kanë dhënë fund të gjitha lidhjeve me Stuart Seldowitz, një individ që nuk ka kontribuar në punën tonë prej vitesh. Videoja e veprimeve të tij është e neveritshme, raciste dhe nën dinjitetin e standardeve që ne praktikojmë në kompaninë tonë”, thuhet në deklaratën e kompanisë në X.

Etiketa: arrestBarack Obamësdiskriminim fetarStuart Seldowitz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025
AKTUALITET

Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë

11:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025
AKTUALITET

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

08:03 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
Para

Horoskopi e premte, 24 Nëntor 2023

TË GJITHA

Dekonspirim i operacionit të policisë, SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

11:37 : 03/11/2025

Do hakoheshin të dhënat e 5 mijë shqiptarëve me ‘darkweb’ nga Posta Shqiptare, dy kinezët do vidhnin 5 mld lekë/ Detaje

11:23 : 03/11/2025

U zhduk dy ditë më parë në Itali, ende mister fati i Floresha Prengut

11:20 : 03/11/2025

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

11:04 : 03/11/2025

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025

“Nuk jam qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete”, Berisha: Rahmetlie Balluku ka kërcënuar Ramën

10:55 : 03/11/2025

Berisha: Irena Gjoka, fytyra e reformës në drejtësi! Dokumenti i ekspulsit fshihej nga Altin Troplini

10:48 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com