• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për lirimin e 50 pengjeve dhe pauzë 4-ditore të luftimeve

08:22 : 22/11/2023
në BOTA, KRYESORE

Lexo edhe:

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord të mërkurën për një pauzë katërditore të luftime për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Një deklaratë e publikuar nga zyra e kryeministrit thotë se 50 gra dhe fëmijë do të lirohen gjatë katër ditëve, gjatë të cilave do të ketë një pauzë të luftimeve. Për çdo 10 pengje të liruara, pauza do të zgjatet me një ditë, thuhet në deklaratë pa përmendur lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim.

“Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve. Sot, ajo miratoi marrëveshjen e propozuar si një fazë të parë për arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura.

Qeveria izraelite filloi një takim në orët e para të mëngjesit të së mërkurës për të shqyrtuar një marrëveshje për lirimin e disa pengjeve që mbahen në Gaza nga militantët palestinezë të Hamasit në shkëmbim të një armëpushimi disaditor dhe lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

Zyrtarë nga Katari, vend i cili ka ndërmjetësuar negociatat, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Hamasi kanë thënë prej disa ditësh se një marrëveshje ishte e pashmangshme.

Përpara mbledhjes me qeverinë e plotë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim të martën me kabinetin e tij të luftës si dhe kabinetin e sigurisë kombëtare lidhur me marrëveshjen në fjalë.

Besohet se Hamasi mban më shumë se 200 pengje të marra kur luftëtarët e tij hynë në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite.

Kryeministri izraelit tha se ndërhyrja e Presidentit Joe Biden kishte ndihmuar në përmirësimin e marrëveshjes në tentativë, në mënyrë që të përfshinte më shumë pengje dhe më pak lëshime. Zoti Netanyahu tha se misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar.

“Ne jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona. Për të shkatërruar Hamasin, për të liruar të gjitha pengjet dhe për të siguruar që asnjë organizatë në Gaza nuk mund ta kërcënojë Izraelin”, tha ai në një mesazh të regjistruar në fillim të mbledhjes së fundit të qeverisë.

Një zyrtar amerikan, me njohuri mbi diskutimet, tha më herët se në bazë të marrëveshjes, Hamasi do të lironte 50 pengje të marra në Izrael, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë dhe një pauzë në luftime për katër ose pesë ditë. Pauza do të lejojë gjithashtu dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Mediat izraelite njoftojnë se pengjet e para mund të lirohen të enjten. Zbatimi i marrëveshjes kërkon 24 orë kohë për t’u dhënë qytetarëve izraelitë mundësinë, nëse duan, që t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë që të bllokojë lirimin e të burgosurve palestinezë, thuhet në njoftimet e shtypit. Deri më sot, Hamasi ka liruar vetëm katër pengje.

Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, i cili mori pjesë në sulmin e 7 tetorit me Hamasin, tha vonë të martën se kishte vdekur një nga pengjet izraelitë që kishte mbajtur që nga sulmet e 7 tetorit në Izrael.

“Ne kemi shprehur më parë gatishmërinë për ta liruar atë për arsye humanitare, por armiku po vononte dhe kjo çoi në vdekjen e saj”, tha Brigada Al Quds në kanalin e saj në Telegram./Voa

Etiketa: hamasizraelluftepengje

Lajme të lidhura

BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
BOTA

I rekrutuar përmes Telegram-it: Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

15:22 : 11/09/2025
BOTA

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

11:40 : 10/09/2025
BOTA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025
BOTA

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025
Para

Stuhi dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com