• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat ndaj Breçanit, Lala jep detaje: I kërkoi 300 mijë euro të birit…

23:53 : 21/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Përkrahje e autorit të krimit dhe pastrim parash janë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Erzen Breçanit, ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Speciale për goditjen e një bande kriminale të përfshirë në disa vepra penale.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion dha detaje mbi këto 2 akuza ndaj Breçanit se ku del roli i tij. Sipas dosjes së SPAK të cituar nga gazetarja Lala, Erzen Breçani ka qëndruar me një person pjesë të kësaj dosje, Bujar Gërmizi, i cili rezulton të jetë autori që mbështeste Nuredin Dumanin në udhëtimet e tij drejt Kosovës nga Kukësi.

Gazetarja Klodiana Lala: Z.Breçani ka dy akuza. Akuza e parë ka të bëjë për përkrahje të autorit të krimit, që është rast i Bujar Gërmizit. Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e forcave speciale. Dhe njiheshin. Dhe kanë qëndruar në një stan në zonën e Kukësit, ku një moment, z.Breçani ka thënë që po përgjohej nga ana e policisë. Dhe në këto momente, thotë SPAK, ai ka përkrahur një autor të krimit. Ka një detaj tjetër. Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Kjo është e dokumentuar, e thotë edhe Nuredin Dumani. Të gjitha hyrje-daljet e Nuredin Dumanit nga Morina në drejtim të Kosovës dhe në kthim, Nuredin Dumani i kalonte pa asnjë problem për shkak të mbështetjes dhe fuqisë që kishte Bujar Gërmizi. Në këtë aspekt, ai strehohej nga ana e Bujar Gërmizit. Dhe duke përkrahur Gërmizin, sipas prokurorisë, ka përkrahur edhe Nuredin Dumanin. Në këtë moment, z.Breçani ka pretenduar në praninë e avokatit ditën e sotme që ai e njeh si mik, ka biseduar dhe e këshilluar Gërmizin të ishte i kujdesshëm në komunikimet e tij për shkak se ishte oficer policie, por ka mohuar të kishte përfshirje në veprimtari kriminale. Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Kjo mbetet për t’u sqaruar.

Akuza tjetër, ajo e pastrimit të parave, sipas gazetares ka të bëjë me një shumë parash prej 300 mijë Eurosh që Breçani kishte marrë nga djali i tij.

Gazetarja Klodiana Lala: Në një moment ka përplasje mes Breçanit dhe të birit, sepse ai i thotë mbaje largr gruan tënde nga familja e saj sepse unë nuk dua para nga ai. Në një moment Mata i ofron 500 mijë euro për një investim dhe ai thotë që nëse dua para i marr tek Luani (babai i Ervin Matës) jo përmes tij. Ai dyshohet edhe për veprën penale të pastrimit të parave sepse ka marrë një shumë prej rreth 300 mijë Eurosh nga i biri. Dhe ai refuzonte paratë e Matës, por një moment ai i thotë djalit që ‘ti nuk duhet të merresh më me këtë punë’. Pra duket që ka dijeni për historinë e të birit, ‘nuk duhet të merresh më me këtë punë, sepse nuk duhet t’i bësh dëm Shqipërisë, nuk mund të më shkatërrosh mua’ e të tjera me radhë dhe ‘më ke dhënë fjalën që do kthehesh’. Por më pas duket sikur është i dorëzuar, sikur e ka humbur përballjen me djalin, dhe një moment tjetër i thotë që po me këtë çfarë bëre? Nëse ti i bën paratë, mund të m’i sjellësh se më duhet të investoj tek një hidrocentral që po ndërtohej. Por nga ana tjetër, vëllai i Erzen Breçanit pretendon që këto para që janë përdorur për blerjen apo hidrocentralin, janë marrë përmes një kredi.

Lexo edhe:

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

Djali i madh i Erzen Breçanit është një nga personat e akuzuar për trafik droge në këtë dosje dhe është i shpallur në kërkim. Djalin i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës, person i shpallur gjithashtu në kërkim për këtë dosje dhe konsideron si kreu i bandës së trafikut të drogës.

Sa i përket shefit të krimit në komisariatin, nr.6 në kryeqytet, Dedan Gjoni, gazetarja tha se merrte të dhëna për të informuar porositësit e një vrasje që synohej të kryhej, ndaj dy vëllezërve. Lala tha se madje, oficeri i policisë kishte synuar të vendoste pajiste GPS në mjetin e njërit prej familjarëve të objektivit.

“Dedan Gjoni merrte të dhënat ja përcillte porositësit dhe bënte kontrollin me GPS të familjarëve”, tha Lala.

Etiketa: Dedan GjoniErzen Breçaniklodiana lala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pati përplasje me prokurorin”, Lala tregon çfarë ndodhi në seancën për Ilir Metën

22:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

21:26 : 25/06/2025
Dedan Gjoni
AKTUALITET

“Metamorfoza 2”/ SPAK kërkon 69 vite burg për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë

12:16 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

22:30 : 16/06/2025
AKTUALITET

Sulmi me armë ndaj familjes së saj, Lala: Më kanë kërcënuar edhe me vajzat e mia

21:56 : 09/06/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
Para

Këmbimi valutor 22 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Sërish kaos në Qafë Botë, pika kufitare mbyllet edhe sot

09:01 : 04/07/2025

PAMJET/ Tentativë vrasje dhe trafik droge, esktradohen nga Greqia dhe Franca 2 të arrestuar

08:51 : 04/07/2025

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

08:42 : 04/07/2025

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

08:41 : 04/07/2025

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

08:29 : 04/07/2025

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

08:24 : 04/07/2025

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

08:20 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com