Shqipëria do të zbresë në fushë ditën e hënë, për të përmbyllur me sukses fazën eliminatore të Europianit.
Kuqezinjtë do të kenë përballë Ishujt Faroe, në orën 20:45, në një duel që pritet të jetë i gjithi festiv, pas realizimit të objektivit.
Kjo përballje i është besuar gjyqtarëve gjermanë, me kyresor Sven Jablonski, që do të bëjë kështu debutimin për sa i përket ndeshjeve të kombëtareve.
33-vjeçari është gjyqtar i Bundesligës, teksa kurrë më parë nuk ka vendosur drejtësi në arenën europiane.
- Gjyqtar kryesor: Sven Jablonski GER
 - Asistent i parë: Lase Koslocski GER
 - Asistent i dytë: Eduard Beitinger GER
 - Gjyqtar i katërt: Frank Uillenborg GER
 - VAR: Bastian Dankert GER
 - AVAR: Benjamin Brand GER
 - VËZHGUESr: Kostadin Gerginov BUL
 - DELEGAT: Amil Gerina MNE
 
	    	













