• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia kryen sulme me dronë në veri dhe jug të Ukrainës

13:34 : 18/11/2023
në BOTA

Infrastruktura në jug dhe veri të Ukrainës ishte cak i një sulmi në shkallë të gjerë me dronë gjatë natës të nisur nga territori rus, tha ushtria ukrainase më 18 nëntor. Forcat ajrore ukrainase pretenduan se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 29 nga 38 dronët e prodhuar nga Irani, që u përdorën në sulm. Ky është numri më i madh i dronëve i lëshuar brenda një nate nga Rusia që nga 30 shtatori, sipas të dhënave të forcave ajrore.

“Fatkeqësisht, infrastruktura e një ndërtese të energjisë u godit në rajonin e Odesës”, u tha në njoftimin e komandës jugore të ushtrisë të publikuar në Telegram. “Një punëtor civil është plagosur dhe është hospitalizuar. Ndërtesa e administratës është dëmtuar. Ndërtesa u përfshi nga zjarri, por ai u shua shpejt”.

Dy ndërtesa po ashtu raportohet se janë dëmtuar në rajonin verior të Çernihivit, që gjendet në kufirin ukrainas mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pret që Rusia të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë dhe ngrohjes para stinës së dimrit. Vitin e kaluar, miliona civilë mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për periudha të gjata kohore gjatë dimrit të ftohtë. Sulmet ruse gjatë dimrit ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase ishin parë si përpjekje e Moskës për të kthyer vullnetin e ukrainasve.

Zelensky tha më 16 nëntor se Rusia po “akumulon” raketa në përgatitje për sulmet e pritura, duke shtuar se mbrojtja ajrore e Ukrainës nuk do të ofrojë “100 për qind” mbrojtje, por që mbrojtja ajrore është më e mirë se vitin e kaluar.

Lexo edhe:

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

Kievi po ashtu ishte cak i sulmeve me dronë gjatë natës, thanë zyrtarët. Sipas tyre, të gjithë dronët e lëshuar drejt kryeqytetit ukrainas u rrëzuan.

Në frontin jugor, komanda e forcave të armatosura tha më 18 nëntor se trupat “po vazhdojnë të mbajnë pozicionet në lindje të bregut të lumit Dnjepër” në territorin e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor të Hersonit.

“Mbrojtësit tanë janë duke konsoliduar pozicionet e tyre dhe sulmet ndaj pushtuesve”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase duke njoftuar se operacionet po vazhdojnë në këtë rajon.

Forcat ukrainase po tentojnë të dëbojnë trupat ruse nga Dnjepëri me synim që të ndalin granatimet në zonat civile në perëndim të bregut, territor i kontrolluar nga Ukraina.

Ka pasur raportime se forcat ukrainase kanë transportuar pajisje të rënda ushtarake dhe trupa përtej lumit, duke nxitur sugjerimet se Kievi po tenton të shënojë përparim në frontin jugor dhe të hap një linjë të re të sulmeve direkte në Gadishullin e Krimesë. Ky gadishull ukrainas në Detin e Zi është nën kontrollin e Rusisë që nga viti 2014, kur Moska e aneksoi atë paligjshëm.

Marrë nga REL

Etiketa: droneRusiasulm

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
BOTA

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
Para

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com