• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Lidhjet mes niveleve të moderuara të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës

20:20 : 18/11/2023
në SHENDETI

Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët paralajmërojnë se edhe nëse dikush nuk ka diabet, një nivel pak më i lartë se ai standard i sheqerit në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo rrezikshmëri është 30 për qind më e lartë tek meshkujt që nuk kanë diabet por kanë nivel më të lartë se normalja të sheqerit, ndërsa tek femrat rreziku është edhe më i lartë.

Studiuesit thonë se nuk është për t’u habitur që ka lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por ajo që ata nuk kishin parashikuar ishte që numri i madh i njerëzve me një nivel vetëm pak më të lartë të sheqerit në gjak se ai normal, do të ishin aq të ekspozuar ndaj rrezikut. Studiuesit e shëndetit publik të Universitetit të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan të dhënat e 420,000 personave të regjistruar tek Biobank, e cila mbledh të dhëna biomjekësore, si skanimet dhe rezultatet e analizave të gjakut.

Shkencëtarët përzgjodhën për të studiuar përgjithësisht persona që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës. Më pas ata vëzhguan rezultatet e analizave për atë grup për mbi 15 vjet.

Një nga drejtuesit e studimit, Dr Christopher Rentsch thotë se grupii punës analizoi nivelin e hemoglobinës së glikuar, që është sasia e sheqerit që ngjitet tek hemoglobina, ose qelizat e kuqe të gjakut. Nëse trupi nuk e përdor siç duhet sheqerin, ai grumbullohet në këto qeliza.

“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte i pranishëm si tek ata që kishin nivele shumë të larta të sheqerit në gjak, që përcakton nëse dikush ka diabet, ashtu edhe tek personat me nivele mesatarisht të larta të sheqerit në gjak nën nivelin tipik të diabetit”.

Lexo edhe:

Pas urdhrit të Trump, Coca-Cola ndryshon përbërësin kyç të pijes

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Studimi zbuloi se meshkujt pre-diabetikë, nivelet e sheqerit në gjak të të cilëve ishin nën nivelin e diabetit, ishin 30% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ky rrezik u rrit në 50% për meshkujt me diabet.

Për femrat, përfundimet janë edhe më shqetësuese. Ato që nuk kishin diabet, por kishin një nivel të lartë të sheqerit në gjak, kishin 50% më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës. Dr. Rentsch thotë se ky rrezik është edhe më i lartë për gratë me diabet, deri në 100 %.

“Gratë me të gjitha llojet e nivelit të lartë të sheqerit në gjak ishin më shumë mbi peshë sesa burrat që ne studiuam. Njëkohësisht ato kishin përdorur më pak se burrat mjekime parandaluese si statinat dhe ato kundër hipertensionit”, thotë Dr. Rentz.

Dr. Rentsch thotë se studimi tregon se gratë duhet të jenë më të vetëdijshme për rreziqet që paraqet mbipesha për sëmundje të tjera përveç diabetit dhe mjekët duhet të jenë më proaktivë në dhënien e ilaçeve.

Po ashtu niveli më i ulët i sheqerit sesa ai i diabetit, nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është i mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

“Ne zbuluam që nuk janë vetëm njerëzit me diabet që janë të rrezikuar nga një sërë faktorësh si obeziteti dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës, diçka që dihej. Por këto rreziqe janë të pranishme si te burrat ashtu edhe te gratë me përqindje sheqeri nën nivelin e diabetit. Dhe kjo na bën të pyesim veten nëse duhet t’i ndryshojmë nivelet e sheqerit që përdorim për të identifikuar dhe përcaktuar diabetin”, thotë ai.

Sipas Dr. Rentsch, faza tjetër e studimit, është të analizohet se si ndikojnë nivelet e sheqerit në gjak tek sëmundjet e zemrës./ VOA

Etiketa: gjakenivelesemundjesheqer

Lajme të lidhura

BOTA

Pas urdhrit të Trump, Coca-Cola ndryshon përbërësin kyç të pijes

18:46 : 22/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
AKTUALITET

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

14:41 : 01/07/2025
RAJONI

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025
AKTUALITET

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025
Para

Moti i keq/ Normalizohet situata në Portin e Durrësit, rikthehet lundrimi për Tragetet Durrës -Bari

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com