• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Do bëjmë surprizën në Euro 2024”, Duro: Dy lojtarë janë e ardhmja e Shqipërisë

19:11 : 16/11/2023
në SPORT

Një pikë në 2 ndeshjet e mbetura i dhuron Shqipërisë kualifikimin në Euro 2024, për herë të dytë në histori.

Përballë janë 2 kundërshtarët më të lehtë të mundshëm, kuqezinjtë sfidojnë Moldavinë dhe Ishujt Faroe brenda pak ditësh.

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro në një intervistë për Sport News analizoi në detaje kombëtaren e Sylvinhos.

Në fjalën e tij, Duro tha se në Europian do bëjmë surprizën, ndërsa si e ardhmja e përfaqësueses, ai vlerësoi Kumbullën dhe Brojën.

Çfarë ndjesie të la dekarat e Sylvinhos, e cilësoi si një finale, por në fakt mjafton vetëm një pikë.

Lexo edhe:

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

Tjetër dëmtim në radhët e Kombëtares, futbollisti largohet nga grumbullimi

Vlerësim maksimal. Është takim me historinë, janë ndeshje që mbahen mend gjatë. Deklarata e tij është jashtëzakonisht korrekte. Edhe sot ishte i qartë.

Është kjo sfidë kaq delikate? A ndryshon diçka fakti që na mjafton vetëm një pikë, a mund ta ndryshojë ky detaj mënyrën e lojës?

Patjetër që është ndeshje vendimtare, pasi mbahen mend gjithë jetën. Ashtu siç mbahet mend ndeshja me Armeninë, edhe kjo ndeshje do mbahet mend. Nuk duhet të ndryshojë.Në të gjithë fushatën kualifikuese, si jashtë edhe brenda, kemi patur fizionomi dhe strategji të caktuar. Kjo ka qenë një karakteristikë e skuadrës tonë. Mund të jetë i njëjti formacion.

Pas këtyre rezultateve fantastike, a është tani ky ekip në presion për të fituar me lojë dhe rezultat? Më kujtohet sfida e parë më Moldavinë që edhe pse fituam 2-0 opinioni nuk ishte i kënaqur…

Çdo ndeshje ka historinë e saj. Në Tiranë ndaj Moldavisë nuk e patëm të lehtë, këto ndeshje janë të atilla. Nuk i lejuam për asnjë moment që të na rrezikojë. Janë lojtarë që në çdo moment të japin shpresë për të zgjidhur ndeshje. Kjo është ndeshje tjetër.

Moldavia është një ekip i pamposhtur në shtëpi, është në lojë, kërkon fitoren me çdo kusht, sa do të ndikojnë këtë detaje në takimin e së premtes?

Janë ekip i shpejtë në kundërsulm. Mund të them që mund të kemi një avantazh, pasi ata nuk kanë çfarë të humbin. Kjo situatë do bëjë që ata të lënë hapësira. Kam besim te ekipi, për atë që kanë dhuruar deri më tani!

Është kjo një nga ato ndeshje, ku individë si Asani, Bajrami, Asllani, pra lojtarë që godasin kuadratin nga jashtë zonë, apo mund të luajmë në kundërsulm. Në leximin që t’i i bën këtij takimi, ku do vendoset kjo sfidë? Kush mund ta vendos?

Ne kemi lojtarë që zgjidhin ndeshjen në momente të veçanta. Kemi futbollistë që janë në gjendje të mirë, të cilët godasin mirë në portë. Mesfushorët Bajrami, Asllani, apo Ramadani, mund të jenë kërcënim serioz. Kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak. Në krahasim me eliminatoret e tjera, jemi shumë më mirë në statistika. Kemi mbrojtje fantastike, ata e tregojnë veten edhe në Itali.

7-A është ky ekipi i “Euro2024”, a ka ndërtuar tashmë Sylvinho ekipin në kokën e tij. A ka vend për Brojën dhe Kumbullën. Flas për formacionin titullar?

Ka qenë fat i keq me Brojën. Siç është Broja, apo Kumbulla, e kam thënë që i përkasin dekadës së ardhshme. Është meritë e tij, e Silvinhos, kur mungoi Ismajli, u paraqit në mënyrë perfekte Ajeti. Uzuni është më i mirë, kemi shumë alternativa. Sylvinho do jetë me dhimbje koke. Vetëm 2 ndryshime nga Reja, pra të gjithë të tjerët aty kanë qenë. Pra, përmendim Asanin dhe Mitaj. Asllani aty ka qenë. Kjo është meritë e trajnerit, pra përfshirja ën skema dhe dhënia e 100% në fushë.

Mbyllet në Kishinau kualifikimi? Me sa pikë i mbyllin këto kualifikuese?

Nuk ka rëndësi. Nesër ka vlerë kualifikimi. Nuk kanë rëndësi pikët. Kemi patur rival me traditë në grup. Kualifikimi është i merituar, pasi kemi patur rival me traditë. Kjo është arritje e madhe.

Kaq e fortë është Kombëtarja jonë?

Duke patur parasysh shortin, me ekipe Polonia me Çekinë që janë shumë të forta. Duke shfrytëzuar gjendjen jo të mirë të tyre, ne me merituam arritëm në vendin e parë.

Cili ishte momenti, ndeshja, apo detaji që të bindi plotësisht, ai moment që the, Po ky ekip do të shkojë në Evropian?

Momenti më i rëndësishëm i këtyre eliminatore ka qenë barazimi me Çekinë. Kjo i dha moral skuadrës për të bërë përformancë të mirë më pas.

Kë do veçoje, cili është detaji më i rëndësishëm te ky ekip, çfarë e bën ndryshe këtë përfaqësuese të ndërtuar nga Sylvinho?

Është një ekip që ka tregues teknikë të mirë. Ky është ekuilibri, ka shënuar shumë dhe ka pësuar pak. Jemi shumë të sigurtë në prapavijë. Jemi të rrezikshëm në situatat 1 vs 1.

Vijon t’i qëndrosh besnik idesë se në Evropian do të bëjmë surprizën, të është përforcuar kjo ide?

Padiskutim. Do vijnë edhe lojtarë të tjerë. Do bëjmë surprizë, duke patur parasysh cilësinë e lojtarëve. Në Gjermani do duket sikur jemi në Shqipëri, për shkak  të përkrahjes së madhe.

/Balkanweb

Etiketa: Kombëtarjashpëtim durosqhiepria

Lajme të lidhura

SPORT

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025
SPORT

Tjetër dëmtim në radhët e Kombëtares, futbollisti largohet nga grumbullimi

20:31 : 02/09/2025
SPORT

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

17:29 : 02/09/2025
SPORT

Shpëtim Duro përgatit rikthimin në stol, kërkohet nga klubi pretendent për Superioren

18:50 : 01/09/2025
SPORT

Cfarë ndodhi me Adrian Bajramin? Pak ditë më parë hidheshin klipe të tij si kuqezi

17:56 : 01/09/2025
SPORT

Ndryshon lista e Kombëtares/ Grumbullohet Kristjan Shpendi, një lojtar lë kuqezinjtë për Zvicrën

16:44 : 01/09/2025
Para

Stuhia polare do të godasë Shqipërinë, temperaturat do të zbresin nën zero

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com