• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Penaliteti është 4 milionë”, avokatja pa prokurë bën marrëveshje e gjobit klientin

23:56 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafja e Rremës nga një vajzë me automjet dhe rrezikoi jetën.

“Duke qenë këmbësor, konsumova një kafe tek kadja e lagjes. Gati për të hipur në trotuar më fut poshtë makina dhe më bën një thyerje të madhe të këmbës. Thyerja ishte e madhe dhe ishte një plagë e hapur. Për punë infeksioni kam ndenjur 16 ditë në spital derisa kreva ndërhyrjen. Më vendosën hekura”, tha ai.

Në ambientet e Spitalit të Traumës, Panajoti u kontaktua nga avokatja Ersila Abazaj, e cila mori përsipër të ndiqte procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit të makinës së autores së aksidentit.

“Brenda në spital më kanë ardhur nga këto avokatet për dëmshpërblim. Një prej tyre ishte dhe avokatja Ersila Abazaj”, tha denoncuesi.

Mbas 16 ditësh, kur Panajoti doli nga spitali, avokatja i dërgoi asistenten për të firmosur prokurën e përfaqësimit.

Lexo edhe:

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

“Pasi dal nga spitali mora veten, më kontakton përsëri. Atëherë le një takim për t’u takuar. Ajo dërgon asistenten e saj, nuk më kujtohet emri. I çoj lokacionin, vjen më takon tek kafja ku u bë aksidenti”, tha ai.

Një muaj më vonë, pasi avokatja nuk po përgjigjej, Panajoti pajtoi një avokat tjetër duke i revokuar prokurën Ersila Abazajt.

Nga gjykimi Panajot Gjoni doli i pafajshëm dhe iu drejtua kompanisë së sigurimit bashkë me avokatin e tij për dëmshpërblimin.

Por avokatja e parë Ersila Abazaj, me prokurë të revokuar, kishte lidhur një marrëveshje në emër të tij dhe kishte marrë dëmshpërblim 3.8 milionë Lekë të vjetra, një shumë kjo qesharake në raport me dëmin.

“Pasi e pashë që nuk më reagonin, nuk më përgjigjeshin në telefon pas 1 muaji bëj revokimin e prokurorës dhe autorizoj një avokat tjetër. Shkojmë tek kompania bashkë me avokatin. Avokatit i shprehet kompania se kemi lidhur një akt marrëveshja me Ersila Abazaj më datë 7.6.2023 kur ndërkohë unë e kam shfuqizuar që më datën 17.6.2022. Me ç’tagër drejtohet ajo në kompani dhe bën këtë tërheqje? Aq më tepër dhe një shumë qesharake. Shuma është 3 milionë e 800 mijë lekë të vjetra. Pas dy ditësh do hyj përsëri në operacion dhe është një shumë shumë qesharake. Kontaktova në telefon dhe i kam thënë që të tërheqë akt-marrëveshjen me kompaninë sepse nuk e njoh, as si fytyrë nuk e njoh. Avokatja thotë jam në rregull me ligjin, ajo nuk pranon asnjë gjë”, tha ai.

Me kamera të fshehtë Panajoti takon avokaten dhe Ersila Abazaj nxjerr justifikime për marrëveshjen, duke i thënë, se do t’i kalojë paratë.

Panajot Gjoni: Më ka marrë doktori përpara 10 minutave. Jam për operim prapë unë.

Avokatja Ersila Abazaj: Të kuptoj. Atëherë, që të të kalojë vlera për dëmshpërblim, mua më duhen të dhënat e llogarise tënde…!

Panajot Gjoni: Ajo vlerë për mua është qesharake. Tani arsyen e di përse?

Panajot Gjoni: Si munde ta bësh këtë veprim, kundrejt veprimit, që të kam bërë?! Revokimi është bërë. Shiko datën…! Urdhëro, hidhi një sy!

Avokatja Ersila Abazaj: Po ku ta di unë, kur e ke bërë revokimin?! Mua po nuk më lajmërove…

Panajot Gjoni: Unë të kam lajmëruar edhe ty edhe asistenten tënde. Po kemi folur edhe bashkë dhe më ke bërë presion në telefon.

Avokatja Ersila Abazaj: Tashi, m.q.s ti nuk dëshiron dhe vazhdon t’i shkruash asistentes time dhe jo mua, që jam kompetent, që merrem me çështjen tënde, unë do të dërgoj faturën e penalitetit, sepse nuk ke asnjë shkak të ligjshëm, për të revokuar prokurën, që kështu penaliteti është 400 mijë Lekë të reja ose 4 milionë Lekë të vjetra… edhe avokati, që t’i ka këshilluar këto gjëra, le t’i paguajë ai, m.q.s paska Lekë mjaftueshëm. Ciao! Pretendon, që unë të kam bërë një padrejtësi… këtë të drejtë ke institucione shtetërore, vazhdo…!

Panajot Gjoni: O do vazhdoj, atëherë po e mbyllim këtu bashkë.

Më pas Panajoti shkon në Kompaninë e Sigurimit, ku habiten për revokimin e prokurës.

Kompania e Sigurimeve: Si jeni? Ersila është avokate, jo këtu nga ne, ndoshta jeni përfaqësuar ju nga ajo, se e njohim kështu si figurë…

Panajot Gjoni: Këtë doja të thoja. Ka lidhur kontratë me ju…?

Kompania e Sigurimeve: Një marrëveshje?

Panajot Gjoni: Një marrëveshje në të njëjtën kohë, që unë e kam revokuar para një viti. Revokim prokure, marrëveshja është lidhur, urdhëro, që ka bërë më juve. Revokimin e ka që më 17.06.2022.

Kompania e Sigurimeve: Pse ka lidhur marrëveshje për këtë rast?! 07.10.2023… Po revokimi i prokurës…? Si ka mundësi?! Zakonisht noterja e bën një verifikim paraprak të prokurës.

Panajot Gjoni: Unë do ta ndjek penalisht, n.q.s nuk gjej zgjidhje…

Kompania e Sigurimeve: Ndaj avokates?

Panajot Gjoni: Normalisht ndaj avokates. Ç’punë kam me ju?!

Kompania e Sigurimeve: Do ju kontaktojmë…!

Panajot Gjoni: Ok! Faleminderit!

Një tjetër shkelje është ajo e noteres Valbona Sinani, e cila e ka bërë këtë marrëveshje mes avokates dhe kompanisë së sigurimit.

E infiltruara: Dua të të pyes, dua të bëj revokimin e një prokure, që kam me avokatin! Thjesht doja të dija, sa kushton?

Noterja Valbona Sinani: Revokimi?

Noterja Valbona Sinani: Revokimi, 38 mijë Lekë të vjetra.

E infiltruara: Dhe në momentin, që bëhet, del në sistem pastaj?

Noterja Valbona Sinani: Del, sepse normalisht, n.q.s një noter do të bëjë një veprim, që i ke lënë ti prokurën, do e shikojë është e revokuar, apo jo…

E infiltruara: Atëherë, nëse del në sistem, a mund të më thoni ju lutem, sesi e keni bërë ju këtë marrëveshje…?

Noterja Valbona Sinani: Kjo me Kompania e Sigurimeve-n… Kjo s’ka dalë në sistem. Po nuk e bëje dot pyetjen direkt, por vjen me kthesë…?!

E infiltruara: Jo më duhej kjo, duhet ta bëja pyetjen kështu.

Noterja Valbona Sinani: Del në sistem, por kjo rast nuk ka dalë.

E infiltruara: Që do të thotë?

Noterja Valbona Sinani: Ka qenë sistemi i bllokuar. Ka momente, që bllok, që bllok, që sistemi është i bllokuar…

Kjo është një alibi pasi në aktin noterial ka një bar-kod që tregon se ka pasur sistem./Tv Klan

Etiketa: denoncimersilda abazajpanajot gjonistop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

19:24 : 30/05/2025
AKTUALITET

I iku gruaja bashkë me të birin/ Shkodrani në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë, ka lënë 2 vajza në Itali

15:17 : 24/05/2025
AKTUALITET

Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

14:38 : 24/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë!

21:56 : 29/04/2025
Para

Këmbimi valutor 16 nëntor/ Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari ditën e sotme

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com