• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli akuzon Hamasin se po përdor spitalin Shifa si mburojë; mijëra vetë janë të bllokuar brenda tij

08:11 : 14/11/2023
në BOTA

Spitali Shifa i Gazës prej disa ditësh është në qendër të luftimeve në luftën e Izraelit kundër Hamasit. Shifa është spitali më i madh i Gazës. Por Izraeli pretendon se Hamasi po e përdor atë për qëllime ushtarake dhe ka ndërtuar një qendër të madhe komplekse komanduese nëntokësore poshtë spitalit që lidhet përmes tuneleve.

Që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në përgjigje të një sulmit të përgjakshëm ndërkufitar nga grupi islamik më 7 tetor, forcat e tij kanë përparuar drejt Shifas.

Ndërsa Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë personelin dhe pacientët të evakuohen, palestinezët thonë se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj të evakuuarve dhe se është shumë e rrezikshme të zhvendosen pacientët më të dobët. Ndërkohë, mjekët thonë se objekti nuk ka më gaz dhe se pacientët kanë filluar të vdesin.

Ja një vështrim ndaj situatës rreth Shifas

Lexo edhe:

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

SPITAL DHE STREHIM

Shifa është spitali kryesor i një sistemi të kujdesit shëndetësor kryesisht të rrënuar pas vitesh konflikti, mungesës së financimit dhe një bllokade izraelito-egjiptiane që synon dobësimin e Hamasit.

Shifa ka mbi 500 shtretër dhe ofron shërbime si skanime MRI, dializë dhe një njësi të kujdesit intensiv. Në këtë spital kryhet afërsisht gjysma e të gjitha operacioneve mjekësore që zhvillohen në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Pas shpërthimit të luftës, dhjetëra mijëra vetë u dyndën në mjediset e spitalit për të kërkuar strehim. Ndërsa luftimet i janë afruar spitalit, shumica e atyre që strehoheshin atje janë larguar drejt jugu, ashtu si rreth dy të tretat e 2.3 milionë banorëve të territorit që kanë lënë shtëpitë e tyre.

Por qindra njerëz, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, foshnjat e lindura para kohe dhe pacientë të tjerë në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë në spital, thonë punonjësit.

Të shtunën, spitali njoftoi se i kishte mbetur pa karburant. Zyrtarët shëndetësorë thonë se të paktën 32 pacientë, përfshirë tre foshnja, kanë vdekur. Ata thonë se 36 foshnja të tjera janë në rrezik për jetën sepse pajisjet e nevojshme për të shpëtuar jetën e tyre nuk funksionojnë.

E drejta ndërkombëtare parashikon mbrojtje të posaçme për spitalet gjatë luftës. Por spitalet mund ta humbasin të drejtën për t’u mbrojtur nëse përdoren për të fshehur luftëtarë ose për të mbajtur armë, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Megjithatë, duhet të bëhen paralajmërime për të lejuar evakuimin e perosnelit dhe pacientëve. Nëse pasojat tek civilët nga një sulm janë në disproporcion me objektivin ushtarak, ai sulm konsiderohet i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

AKUZAT E IZRAELIT KUNDËR HAMAS-it

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Grupi i cili konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara shpesh hedh raketa drejt Izraelit nga zonat e banuara plot me njerëz dhe luftëtarët e tij kanë luftuar me trupat izraelite brenda lagjeve me popullsi të dendur.
Gjatë gjithë luftës, Izraeli ka publikuar foto dhe video që tregojnë ato që thotë se janë armë dhe objekte të tjera ushtarake brenda ose pranë xhamive, shkollave dhe spitaleve.

Të hënën vonë, zëdhënësi kryesor i ushtrisë së Izraelit, adm. Daniel Hagari, tregoi pamje të asaj që ai tha se ishte një depo armësh e Hamasit e gjetur në bodrumin e Spitalit Rantisi për Fëmijë të Gazës.

Zëdhënësi Hagari tha se ai kishte hyrë në spital me trupat izraelite të hënën, një ditë pasi pacientët e fundit të objektit u evakuuan.

Spitalit i mbaroi karburanti javën e kaluar dhe Izraeli kishte urdhëruar njerëzit të largoheshin ndërsa vazhdonte ofensivën tokësore.

Adm. Hagari hyri në një dhomë ku pa në mur një vizatim fëmijësh që tregonte një pemë, ndërsa në dysheme kishte armë, mes së cilave jelekë me eksplozivë, pushkë automatike, bomba dhe granata.

“Hamasi përdor spitalet si instrument lufte,” tha ai. Ai tregoi një pjesë tjetër të kompleksit që ai tha se duket se është përdorur për të mbajtur pengje.

“Ky nuk është spitali i vetëm i përdorur kështu në Gaza dhe bota duhet ta dijë këtë,” tha Hagari.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi po vepron brenda Shifas dhe në bunkeret poshtp saj, tek disa prej të cilëve Izraelit thotë se mund të hyhet nga spitali.

Izraeli thotë gjithashtu se qindra luftëtarë të Hamasit u strehuan në Shifa pas masakrës së 7 tetorit, sipas informacioneve të zbulimit. Megjithatë, Izraeli ka dhënë pak prova për të mbështetur këto pretendime.

Zëdhënësi Hagari tregoi muajin e kaluar harta që Izraeli beson se tregojnë qendrat e komandës nëntokësore të Hamasit, përfshirë një pranë sallës së pranimit të spitalit dhe një tjetër pranë departamentit të dializës. Ai gjithashtu tregoi ilustrime të simuluara se si dukeshnin këto qendra, por e pranoi se është “është vetëm një ilustrim”.

Provat e tjera që ka paraqitur Izraeli kanë qenë po aq të vështira për t’u verifikuar.

Ghazi Hamad, një zyrtar i lartë i Hamasit, hodhi poshtë pretendimet izraelite lidhur me Shifan duke e quajtur “propagandë të rreme dhe mashtruese”.

ÇFARË NDODH MË TEJ?

Izraeli të dielën tha se ishte përpjekur t’i jepte spitalit rreth 300 litra gaz duke i lënë disa qindra metra larg objektit. Por deri të hënën kishte mbetur i paprekur. Izraeli akuzoi Hamasin se nuk ka lejuar punonjësit e spitalit që t’i merrnin ato. Zyrtarët e spitalit thanë se karburanti duhet të dorëzohej nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe se ajo ishte gjithsesi e pamjaftueshme.

Izraeli ofroi kalim të sigurt për njerëzit që të largoheshin. Por ata që u përpoqën të largoheshin përshkruan një përvojë të tmerrshme. Goudhat Samy al-Madhoun, një punonjës i kujdesit shëndetësor, tha se rreth 50 vetë u larguan nga institucioni të hënën, përfshirë një grua që kishte marrë dializë në veshka.

Ai tha se forcat izraelite qëlluan disa herë ndaj grupit, duke plagosur një burrë që nuk mundi të largohej.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se spitali “duhet të mbrohet” dhe bëri thirrje për “veprime më pak agresive” nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite ka thënë se është e vetëdijshme për kompleksitetin e gjendjes, por thotë se Hamasi nuk duhet të shpresojë për imunitet. “Ne nuk po përpiqemi të marrim kontrollin e spitaleve. Ne po përpiqemi të shkatërrojmë infrastrukturën e tyre”, tha nënkoloneli Richard Hecht, një tjetër zëdhënës i ushtrisë izraelite./Voa

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
BOTA

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025
BOTA

REL: Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj Rusisë?

11:41 : 17/08/2025
BOTA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025
BOTA

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trump

10:24 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
Para

I riu nga Librazhdi tenton vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve në Angli, po lufton me jetën në spital

TË GJITHA

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025

Zbardhet dinamika e krimit në Divjakë, si u vra 32-vjeçari për një kanal vaditës

09:44 : 20/08/2025

EMRI/ Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori

09:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com