• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Humba një mik të çmuar”, Meçja: Dwamena ishte motivues i madh, u shokova nga lajmi

19:42 : 14/11/2023
në SPORT

Rafael Dwamena nuk është më mes nesh, por ai do të kujtohet gjatë pasi vlerat që mbarte e lartësuan mjaftueshëm 28-vjeçarin, sa për të mbetur në memorien e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin edhe përtej fushës së blertë.

Një lojtar, që ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me sulmuesin ganez është Flavio Meçja.

Lojtari i Erzenit, që në sezonin e shkuar ka luajtur me Egnatian, shprehet për “Panorama Sport” se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje, pasi ka humbur një mik të çmuar.

Flavio, si u ndiet kur morët vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Duamenës?

Isha duke parë nga televizori ndeshjen Egnatia-Partizani dhe teksa regjia fokusoi pamjet e rrëzimit të Rafaelit, ndjeva në thellësinë e shpirtit se diçka serioze kishte ndodhur me të. Ishin momente paniku dhe po prisja me padurim të merrja një lajm pozitiv. Në një moment pashë që miku im kishte reaguar dhe u lumturova pa masë. Megjithatë, pas pak minutash u informova se Rafa kishte ndërruar jetë. Nuk mbaj mend asgjë nga ai moment, më besoni! Nuk e besoja që Dwamena kishte ndërruar jetë. Ai nuk dorëzohej lehtë, ishte një luftëtar në jetën e tij. Doja t’u gjendesha pranë miqve të mi që kam aty dhe u nis menjëherë drejt qytetit të Rrogozhinës, vend në të cilin kalova dy vite të paharruara.

Lexo edhe:

“Përgjithmonë vajza jote”/ Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë që prej vdekjes së tij

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

Ju jeni nga ata njerëz që keni ndarë dhomën me të kur luanit për Egnatian. Si ishte Dwamena përtej fushës së blertë?

Rafa, siç e thërrisja unë, është njeriu me fantastik që kam njohur deri tani në jetën time. Ai gjithmonë të jepte besim, kurajë dhe të nxiste të mos dorëzoheshe kurrë. Zemërgjerësia dhe modestia e Duamenës ishin në nivele të admirueshme. Me të kishe çfarë mësoje, pasi ai ishte një psikolog i shkëlqyer me gjithçka bënte.

Çfarë ju këshillonte si një lojtar i ri që jeni?

Dwamena më thoshte shpesh që duhet punuar çdo ditë me qëllim për të tejkaluar vetveten. Nëse sot je keq, me durim dhe punë, nesër do të jesh më mirë. Ai besonte në Zot dhe shpesh më thoshte se me besim dhe punë arrihet çdo gjë.

Çfarë marrëdhënie kishte Dwamena me familjarët e tij?

Kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë. Kohën e lirë e ndante me ta duke komunikuar me telefon. Shpesh na fliste për gjyshen, e cila e kishte rritur, por edhe se si jetohej në Ganë, vendlindjen e tij, ku edhe jetonin familjarët e tij.

Çfarë ju bënte përshtypje te sulmuesi ganez?

Më impresiononte me modestinë, përulësinë dhe marrëdhënien e bashkëpunimit që kishte si lojtar, por edhe kur ne jetonim bashkë në hotel. Duamena ngrihej dhe gatuante për të gjithë djemtë që rrinin aty. Ai bënte pafund batuta dhe ishte një person që buzëqeshjen e kishte në çdo moment në fytyrën e tij.

Keni ndonjë peng që mbase keni dashur ta ndanit me Dwamena-n?

Ikja e parakohshme e Rafaelit më ka lënë një brengë të madhe, aq sa ditën dhe jeta ime nuk është më si më parë. Unë humba një mik të çmuar, familja e tij humbi një djalë fantastik, ndërsa Egnatia dhe futbolli shqiptar një lojtar me cilësi të admirueshme. I kërkova bluzën kur u ndeshëm së fundmi, më tha do të flas me klubin dhe do ta jap. Bluzën nuk mundi të ma dhurojë, megjithatë Rafael Duamena është idhulli im. Dëshiroj të eci në gjurmët e tij.

Pas kësaj tragjedie, çfarë mesazhi keni për gjithkënd që luan futboll?

Të luftojmë të gjithë siç Duamena bëri për 28 vite më radhë. Të jemi qytetarë me cilësitë që ai kishte dhe ta jetojmë jetën duke dhënë pozitivitet dhe mirënjohje për gjithkënd që na rrethon. Zoti e pastë falur mikun tim dhe i paharruar qoftë kujtimi i Rafaelit!

Etiketa: Flavio MeçjaRaphael Dwamenavdekja

Lajme të lidhura

SPORT

“Përgjithmonë vajza jote”/ Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë që prej vdekjes së tij

19:59 : 22/07/2025
A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her.

The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports.

When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported.





https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo
AKTUALITET

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

16:36 : 16/07/2025
RAJONI

Kurti: Pres hetim të thellë dhe sa më të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

10:45 : 09/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Reagon Policia: Të hetohet në mënyrë të pavarur!

19:38 : 08/07/2025
BOTA

Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit tragjik

16:14 : 04/07/2025
BOLD BLOG

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025
Para

41 gola në Bundesligë, legjenda e Bayernit i bindur: Kane do të kalojë Lewandowskin

TË GJITHA

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

13:19 : 16/08/2025

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

13:12 : 16/08/2025

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

12:33 : 16/08/2025

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

12:21 : 16/08/2025

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com