• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA dhe BE thirrje Izraelit të mbrojë civilët në Gazë: Ligjet e luftës duhet të zbatohen

19:19 : 13/11/2023
në BOTA

Ndërsa luftimet mes Izraelit dhe grupit te Hamasit vazhdojnë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shtojnë thirrjet për mbrojtjen e civilëve. Uashingtoni thotë se Tel-Avivi ka të drejtë të mbrohet ndaj sulmeve terroriste, por këtë duhet ta bëjë duket respektuar ligjet e luftës, duke mbrojtur civilët. Edhe ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, të mbledhur sot në Bruksel, i kërkuan Izraelit të mbrojë popullsinë palestineze.

Luftimet prej më shumë se 1 muaji mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit kanë sjellë ndasi mes vendeve. Disa shtete thonë se sulmi terrorist i Hamasit nuk justifikon reagimin e Izraelit, që ka shkaktuar vdekjen e një numri të madh civilësh, në Gazë.

Izraeli deri tani ka refuzuar armëpushmimin, duke argumentuar se ai do t’i shërbente grupit militant që të mblidhte sërish forcat. Uashingtoni e ka mbështetur një qëndrim të tillë, por duke bërë të ditur se po ushtron trysni mbi aleatin e tij për mbrojtjen e civilëve në luftime.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan foli në rrjetin televiziv ABC duke nënvizuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara mbi luftën e Tel-Avivit ndaj Hamasit.

“Për ne ka shumë rëndësi zbatimi i ligjeve të luftës, që do të thotë, marrja e të gjitha masave të mundshme për mbrojtjen e civilëve. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të mbështesin qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj sulmeve terroriste”, tha Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe:

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, u pyet të dielën, gjatë një interviste në CNN, mbi deklaratat e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se nga lufta në Gazë, janë vrarë shumë palestinezë.

“Vdekja e civilëve është një tragjedi. Përgjegjësia duhet të bjerë direkt tek Hamasi sepse nuk i lejon civilët që të largohen nga zona e luftës, ndonjëherë edhe nën kërcënimin e armëve. Grupi ka hapur zjarr në zona dhe korridore të sigurta”, tha zoti Netanyahu.

Ndërkohë, duke folur në rrjetin televiziv NBC, zoti Netanjahu foli mbi spekulimet për një marrëveshje të mundshme për lirimin e personave që u morën peng nga Hamasi në 7 tetor, duke thënë, se në rast se kjo ndodh, merita u takon forcave të mbrojtjes ajrore izraelite.

“Trysnia që po shkaktojnë forcat e mbrojtjes ajrore izraelite mbi Hamasin mund të nxisë një marrëveshje. Nëse një marrëveshje do te jetë e mundur, do të bisedojmë. Do ta bëjmë të ditur publikisht kur të jetë arritur pakti”, tha zoti Netanyahu.

Kryeministri dha se kur lufta të mbarojë, burimet dhe aftësitë ushtarake në Gazë do të mbeten kryesisht në duart e Izraelit, por se është ende herët, për të përcaktuar se kush do ta udhëheqë Gazën.

“Gaza duhet të delimitarizohet. Aty duhet çrrënjosur Hamasi. Dhe deri më tani, nuk kemi parë që ndonjë forcë palestineze, përfshirë Autoritetin Palestinez, të jetë në gjejndje ta bëjë këtë”, tha kryeministri izraelit.

Ndërkohë, situata në Gazë është mes çështjeve të diskutimit në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian sot në Bruksel.

“Kërkojmë pauza të menjëhershme humanitare. Po e them në shumës, jo një, por disa pauza humanitare. Nevojiten pauza dhe korridore humanitare për të përballuar situatën e rëndë me të cilën po përballen njerëzit në Gazë”, tha Josep Borrel, shef i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian.

Përmes në deklarate të dielën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dënuan Hamasin, që po përdor, sipas tyre, spitalet dhe civilët si mburoja njerëzore dhe njëherësh i bënë thirrje Izraelit që të bëjë përpjekjet maksimale për të mbrojtur civilët./VOA

Etiketa: gazeizarellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025
BOTA

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

09:01 : 25/06/2025
BOTA

Irani shpall fundin e luftës 12 ditore, presidenti Pezeshkian: Të gatshëm për dialog me SHBA-në

21:00 : 24/06/2025
BOTA

Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Arritëm objektivin tonë strategjik

08:42 : 24/06/2025
Para

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë për sigurinë e politikës së jashtme

TË GJITHA

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com