• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shteti që ka hyrë në “fazën e pasigurisë vullkanike”

22:03 : 12/11/2023
në BOTA

Të premten e kaluar, Islanda u detyrua të mbyllte Lagunën e saj të famshme Blu, një nga atraksionet më të mëdha turistike të vendit nordik. Një “fazë e pasigurisë vullkanike” i vuri autoritetet në alarm më 25 tetor, datë në të cilën ndodhi një aktivitet i pazakontë sizmik. Që atëherë, janë regjistruar më shumë se 22 000 tërmete në këtë shtet.

Tani, autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmeteve që mund të paralajmërojnë fillimin e një shpërthimi të afërt vullkanik. Autoritetet islandeze kanë zbuluar “ndryshime të rëndësishme” në akumulimin e magmës nëntokësore pranë qytetit Grandavik, ku jetojnë rreth 4 000 persona. Nisur nga kjo situatë, policia lokale ka urdhëruar evakuimin e popullsisë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Për momentin, nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht nëse magma mund të arrijë në sipërfaqe. Ka indikacione se një sasi e konsiderueshme magme po lëviz në një zonë që shtrihet nga Sundhnjukagigar në veri, drejt Grindavik”, tha Shërbimi Meteorologjik islandez në një deklaratë.

Sipas raportit të fundit të ndarë nga agjencia lokale meteorologjike, shkalla e deformimit të tokës mbi magmë është më e madhe se matja e marrë në vrojtimet e mëparshme në Gadishullin Reykjanes. “Probabiliteti i një shpërthimi në të ardhmen e afërt është i madh”, lexohet në raport.

Tërmetet kanë qenë konstante që nga fundi i tetorit në gadishullin Reykjanes, ku ndodhet vullkani Fagradalsfjall, i vendosur vetëm 40 kilometra nga kryeqyteti Reykjavik. Hera e parë që ky vullkan shpërtheu ishte në vitin 2021 dhe shenjat aktuale të vëzhguara janë shumë të ngjashme me ato të atëhershme.

Lexo edhe:

“Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

Por, këtë herë ka diçka ndryshe. Siç bëhet me dije nga autoritetet islandeze, aktualisht “sasia e magmës është dukshëm më e madhe se ajo e vërejtur në shpërthimet e Fagradalsfjall”. Sipas tyre, skenari më i mundshëm është se magma do të marrë disa ditë për të dalë në sipërfaqe. Sipas televizionit publik islandez, magma mund të jetë 1.5 kilometra e thellë.

Etiketa: apsigurishtetivullkan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

17:17 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

17:36 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzim me tenderin 22 mln euro të Salillarit, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

10:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Mos e zbukuroni Ferrin

15:55 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025
Para

A do të përshkallëzohet aksioni opozitar? Bardhi thërret të hënën mbledhjen e grupit parlamentar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com