• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun socialist Edison Memolla

15:50 : 02/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

Memolla akuzohet nga SPAK për veprën penale  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Tre të tjerët, Ndriçim Tafxhafa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  Blerim Xhamani akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumentave” të dyja të kryera në bashkëpunim, si dhe Isuf Tosku për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim.

SPAK bën me dije se ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06 prillit 2022.

SPAK sqaron gjithashtu se i pandehuri tjetër Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të Edison Memollës. Ndërsa, të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

Lexo edhe:

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

Lexo edhe:

“Mos ia pri dritat këtë muaj, se janë zgjedhjet”/ Audio-përgjimi që çoi në SPAK kryebashkiakun e Rrogozhinës

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve :

Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal;

Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal;

Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;

Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datë 06.03.2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

20:46 : 19/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

20:25 : 19/08/2025
BOTA

E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s

20:02 : 19/08/2025
AKTUALITET

Itali/ 47-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë elektrike, merren nën hetim oficerët e policisë

19:49 : 19/08/2025
AKTUALITET

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

19:36 : 19/08/2025
Para

Njihuni me risinë e WhatsApp që do t’ju shërbejë për mesazhet e rëndësishme

TË GJITHA

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

20:46 : 19/08/2025

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

20:25 : 19/08/2025

E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s

20:02 : 19/08/2025

Itali/ 47-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë elektrike, merren nën hetim oficerët e policisë

19:49 : 19/08/2025

Hetimet/ Grupi shqiptar dyshohet se përdori nëndetëse për trafikun e kokainës

19:36 : 19/08/2025

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19:25 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com