• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Jo lufta jonë”/ Iranianët me pak mbështetje për kauzën palestineze

09:43 : 28/10/2023
në BOTA

Establishmenti klerik i Iranit e ka mbrojtur kauzën palestineze me dekada dhe ka refuzuar ta njohë Izraelin.

Por, publiku atje shpreh pak mbështetje për luftën palestineze për shtetësi.

Irani është një vend i banuar me shumicë myslimane shiite në Lindjen e Mesme kryesisht sunite.

Shumë iranianë i kanë kritikuar autoritetet e tyre për mbështetjen e grupeve të armatosura palestineze që luftojnë Izraelin, e madje disa kanë shprehur edhe mbështetje për armikun kryesor të Teheranit.

Konflikti që vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit ka nxitur protesta pro-palestineze në rrugë në të gjithë Lindjen e Mesme. Por, në Iran, shfaqja publike e solidaritetit është kufizuar kryesisht në mitingje të sponsorizuara nga shteti.

Lexo edhe:

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

“Në nivelin popullor, ka pak lidhje mes iranianëve dhe çështjes palestineze”, thotë Sanam Vakil, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Institutin Chatham House në Londër.

“Kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk ndiejnë për palestinezët, por se njerëzit e zakonshëm janë më shumë kundër politikave rajonale të qeverisë”, thotë ai.

Nën shahun e Iranit të mbështetur nga SHBA-ja, Teherani ka pasur lidhje miqësore me Izraelin. Por, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani është betuar për shkatërrimin e Izraelit.

Gjatë katër dekadave të fundit, Irani ka formuar të ashtuquajturin “bosht të rezistencës” kundër Izraelit dhe ka ofruar mbështetje financiare dhe ushtarake për grupet e armatosura, përfshirë Hamasin në Rripin e Gazës dhe grupin militant, Hezbollah, në Liban.

“Asgjë, veç mjerim”

Pas sulmit të shumëfishtë të Hamasit në Izrael më 7 tetor, i cili ka lënë më shumë se 1.400 njerëz të vrarë, zyrtarët iranianë kanë qenë me një disponim festiv.

Në Teheran, autoritetet kanë ngritur tabela për fillimin e “çlirimit të madh” të territoreve palestineze dhe për “shkatërrimin e Izraelit”.

Zyrtarët iranianë kanë mohuar se vendi i tyre ka pasur ndonjë rol në sulm.

Më 13 tetor, protesta të organizuara nga shteti janë mbajtur në të gjithë Iranin, në mbështetje të popullit palestinez dhe kundër bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës – enklavë që kontrollohet nga Hamasi.

Kjo ka qenë në kundërshtim me reagimin e publikut në Iran, ku shumë kundërshtojnë financimin e grupeve rajonale që luftojnë Izraelin.

Shumë ankohen se autoritetet duhet t’i përdorin ato fonde për të trajtuar krizën e thelluar ekonomike në Iran, e cila është përcjellë me rritje të inflacionit, rritje të papunësisë dhe rritje të varfërisë në vitet e fundit.

Mbështetja e Iranit për grupet militante – disa prej të cilave janë cilësuar si terroriste nga Perëndimi – e ka bërë gjithashtu Teheranin shënjestër të sanksioneve të SHBA-së.

“Iranianët, në masë të madhe, e urrejnë politikën e jashtme të regjimit, për arsyen e thjeshtë se ajo nuk u ka sjellë atyre asgjë, veç mjerim, izolim ndërkombëtar dhe vështirësi ekonomike”, thotë Arash Azizi, autor i librit “Komandanti në hije: Soleimani, SHBA-ja dhe ambiciet globale të Iranit”.

“Ata janë, gjithashtu, të vetëdijshëm se regjimi nuk mbështet ‘kauzën palestineze’ në vetvete, por grupet terroriste islamike – gjë që e bën edhe më pak të popullarizuar në mesin e shumicës së iranianëve”, shton Azizi, pedagog në Universitetin Clemson në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë protestave anti-establishment në vitet e fundit, demonstruesit kanë brohoritur: “Largohuni nga Palestina. Mendoni për ne” dhe “Jo Gazës, jo Libanit, jeta ime u sakrifikoftë për Iranin”.

“Për dekada tashmë dhe sidomos gjatë protestave, kur në rrugët e Iranit dëgjohen këngë, iranianët kanë shprehur zhgënjimin e tyre me shpërndarjen e fondeve të qeverisë për kauza të huaja dhe jo për ato vendase”, thotë Vakil nga Chatham House.

Solidariteti me Izraelin

Disa iranianë në mediat sociale kanë shprehur mbështetje për Izraelin, i cili është shtëpi e dhjetëra mijëra hebrenjve me origjinë iraniane.

Irani ka gjithashtu popullsinë më të madhe të hebrenjve në Lindjen e Mesme, jashtë Izraelit.

“Shumë iranianë solidarizohen me Izraelin, sepse duan të tregojnë se nuk e mbështesin linjën anti-izraelite dhe anti-semitike të regjimit”, thotë Azizi.

“Ata, gjithashtu, mendojnë se drejtimi anti-izraelit i regjimit e izolon rrezikshëm vendin”, shton ai.

Më 20 tetor, mijëra tifozë të futbollit kanë fshikëllyer gjatë një minute heshtjeje për popullin e Gazës, para nisjes së një loje në stadiumin Azadi të Teheranit – stadiumi më i madh sportiv në vend.

Ndërkohë, aktivistë dhe intelektualë të shquar iranianë janë shprehur kundër bilancit të lartë të konfrontimit të Teheranit me Izraelin.

Sadegh Zibakalam, profesor universitar me bazë në Teheran, ka shkruar në X se zyrtarët dhe ligjvënësit iranianë kanë demonstruar “mbështetje të qartë dhe publike për sulmet e Hamasit” në Izrael.

“Si u shërbejnë këto sulme interesave të popullit iranian?”, ka pyetur ai.

Atena Daemi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ish e burgosur politike, ka shkruar më 8 tetor në X se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) – dega elitë e forcave të armatosura – ka qenë “përgjegjës për të gjitha trazirat në rajon, duke armatosur dhe forcuar milicitë dhe grupet terroriste”.

Forca Kuds – krahu elitar i IRGC-së – është përgjegjëse për operacionet ushtarake dhe klandestine të Iranit jashtë vendit, si dhe mbikëqyr rrjetin e grupeve militante pro-iraniane në rajon.

/rel/

Etiketa: Gazaizraelpalestine

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
Para

Transportonin refugjatë, 4 në pranga

TË GJITHA

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com