• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Samiti i BE: Arrihet ujdi për deklaratën mbi Lindjen e Mesme

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE kanë rënë në ujdi pas debateve të gjata për "armëpushim dhe korridoret e ndihmës". Edhe SHBA kërkon armëpushim humanitar.

13:12 : 27/10/2023
në BOTA

Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel (26.10.)ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme. Aty ata kërkojnë armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës. Në dokument thuhet, se keqësimi i gjendjes humanitare në Gaza jep shkas për shqetësim. Bashkimi Europian do të punojë ngushtë me partnerët në rajon për të mbrojtur popullsinë civile, të ofrojë ndihma dhe qasje në ushqime, ujë, kujdesin mjekësor, karburantet dhe strehimin. Në dokument po ashtu theksohet se duhet siguruar që ndihmat të mos keqpërdoren nga “organizatat terroriste”.  Hamasi kategorizohet si oganizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa vende arabe. Më 7 tetor Hamasi sulmoi brutalisht nga Rripi i Gazës Izraelin.

Në ujdinë e arritur theksohet se mbështeten përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare të paqes. “Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo”, tha presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel duke iu referuar gjendjes në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme e Izraelit nuk reagoi menjëherë pas ujdisë së vendeve anëtare të BE për armëpushim dhe krijimin e korridoreve të mbrojtura.

Të premten u bë e ditur sipas të dhënave nga ushtria izraelite, se Izraeli ka ndërmarrë një operacion trupa tokësore me objektiv të caktuar në qendrën e Rripit të Gazës, shkruan AFP. Edhe avionë luftarakë dhe dronë e kanë shoqëruar këtë mision, deklaroi ushtria izraelite të premten. Sipas të dhënave të saj janë sulmuar “objektiva terroriste” të Hamasit radikal islamik.

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel para sfondit blu të BE dhe duke folur para mikforonit
Presidenti i Këshillit të BE, Charles MichelFotografi: European Union

SHBA kërkon “armëpushim humanitar”

Lexo edhe:

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

Qeveria e presidentit amerikan, Joe Biden ka të njëjtin qëndrim si BE. Drejtori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby është shprehur se SHBA mbështet një armëpushim të kufizuar humanitar në luftën e Gazës. “Këtu bëhet fjalë për pauza lokale të kufizuara në kohë dhe specifike në betejë, me qëllim që ndihmat humanitare të mbërrijnë tek nevojtarët ose që njerëzit në rajon të largohen relativisht të sigurtë”, tha Kirby në Uashington.

SHBA është e mendimit që një armëpushim humanitar është një ide e mirë që duhet ndjekur dhe mund të zgjasë disa ditë apo orë. Kombet e Bashkuara e kanë kërkuar një armëpushim të tillë dhe shumë më të zgjeruar, por ai është refuzuar nga Izraeli.

Pas sulmit terrorist të Hamasit, Izraeli kundërpërgjigjet me raketa - tym në Gaza
Pas sulmit terrorist të Hamasit, Izraeli kundërpërgjigjet me sulme me raketa në GazaFotografi: Ariel Schalit/AP Photo/picture alliance

BE starton me ndihma të tjera humanitare

Dy avionë me ndihma humanitare për Rripin e Gazës nisen këtë të premte, ka thënë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Për ditët e ardshme janë planifikuar fluturime të tjera, tha ajo të enjten në samitin e BE në Bruksel. Dy avionët e parë i kanë sjellë 56 tonë ndihma ndërkohë në Egjipt, të cilat janë livruar nga Egjiptt në Rripin e Gazës. “Kjo ishte e rëndësishme, por nevojitet më shumë”, tha von der Leyen.

Ndërkohë pas dyshimeve të shprehura për shifrat e viktimave të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza që kontrollohet nga Hamasi terrorist, kjo minstri ka publikuar një listë me emra të 7028 të vrarëve, me moshëm, gjininë dhe nr e kartës së identitetit. Të dhënat e autoritevete dhe vërtetësia e emrave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. SHBA kishte shprehur dyshime për numrin e viktimave. Presidenti Biden tha, se nuk ka besim tek shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza./dw

Etiketa: lindja e mesmeluftesamiti i be

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
BOTA

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rubio viziton Izraelin në fundjavë. Axhenda e diplomatit

20:11 : 12/09/2025
RAJONI

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025
Para

Ministri serb: 90% e popullit do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë në Kosovë

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com