• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandaloze/ Mbetjet e rrezikshme spitalore përfundojnë në kazanin e lagjes në Peqin

23:08 : 26/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Disa ditë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tregoi me video sesi në fshatin Shezë të Peqinit, në oborrin e kopshtit digjeshin mbetje spitalore të rrezikshme të prodhuara nga qendra shëndetësore. Mësuesja dhe prindërit e fëmijëve na pohuan, se këto mbetje vinin nga qëndra e re, që ndodhet përballë kopshtit dhe infermierët i vinin flakën, në shkelje të ligjit.

Në momentin që kanë djegur mbetjet i kam lajmëruar edhe 2 ditë më përpara dhe u kam thënë ju lutem këtu nuk lejohet të digjen mbetje. Shqetësim aq i madh saqë kam komunikuar me drejtuesen e kopshtit, drejtuesin e njësisë vendore dhe ata më thanë që garantojmë se këtu nuk do ndodhë më. Vijnë nga qendra këtu”, tha Albana Dranga, edukatore.

Megjithëse qendra nuk pranon të jetë ajo shkaktarja edhe administratori i njësisë, që për më tepër nuk e ka idenë se si funksionon menaxhimi i mbetjeve, pohon se doktori ka pranuar që ato të mos digjen më aty.

“Nuk mund të flas. Mbetjet spitalore vijnë e i marrin. Çfarë po bëj mor zotëri?”, tha një punonjëse e qendrës shëndetësore.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të djegies së mbetjeve spitalore të hedhura në afërsi të një kopështi fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit përgjegjës për këtë rast. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Lexo edhe:

Denoncimi me EMRA i Nokës: Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhior të Sara Miles

Aksident në Peqin, plagosen rëndë burrë e grua

Menjëherë pas transmetimit të “Stop”, specialistët për Hetimin e Krimeve, Peqin kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale dhe materialet kaluan në Prokurori, duke nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Sot një situatë e tillë përsëritet në Tiranë. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, Qendra Shëndetsore e Shkozës depoziton mbetje të rrezikshme në koshin e mbetjeve urbane, që ndodhet shumë pranë këtij institucioni.

Gazetari i emisionit “Stop” ka marrë disa prej këtyre mbetjeve të rrezikshme dhe i janë drejtuar së pari Qendrës Shëndetësore që ndodhet në zonën e Shkozës dhe ka komunikuar me drejtorin e kësaj qendre, Shpëtim Behluli.

Gazetari: Çfarë janë këto mbetje realisht, si konsiderohen nga judhe kush është përgjegjësi?

Drejtori: Po kush e di ku i ke marrë ti?

Drejtori: Po pse të dal unë atje, ja ku e kam gardhin.

Gazetari: Drejtor hajde të lutem dhe më shpejgo se çfarë mbetjesh janë. Disa prej tyre i kemi marrë. Shiko, kemi age…

Drejtori: Nuk jam hetues o vëlla. Hajde të tregoj procedurën si funksionon.

Gazetari: Po shmangesh për të ardhur dhe për të parë…

Drejtori: Po pse të dal jashtë në terren?

Gazetari: Do të dalësh sepse unë pretendoj që qendra shëndetësore, shkon…

Drejtori: Mos abuzo me mikrofonin.

Gazetari: Nuk po abuzoj. A vjen? Jeni dhe mjek.

Drejtori: Ngaqë jam mjek nuk duhet të sillesh kështu.

Gazetari: Unë po të ftoj dhe po të them për të hequr barrën tuaj, urdhëro e thuaj që nuk janë të miat.

Drejtori: Po jam në shërbim o vëlla. Po sillesh keq. Hajde të tregoj procedurën se si bëjmë me plehrat ne.

Gazetari: Unë kam denoncimin e banorëve që qendra shëndetësore është ajo që çon dhe hedh mbetjet spitalore të rrezikshme. Nëse mundesh ma argumento dhe thuaj që nuk janë të miat ato.

Drejtori: Po, çfarë pune kam jashtë gardhit unë, si ta argumentoj jashtë gardhit unë? Unë nuk jam hetues.

Gazetari: Je drejtor i qendrës, je edhe mjek. Më shpjego se çfarë mbetjesh janë këto. Ndodhen shumë pak metra larg qendrës.

Drejtori: Ajo është 100 metra mor vëlla.

Gazetari: Ai është koshi më i afërt. A mund të vish doktor se ke edhe përparësen e bardhë?

Drejtori: Po çfarë pune kam unë të dal jashtë gardhit.

Gazetari: Atëherë, këto mbetje janë të hedhura nga kjo qendër. Më vjen keq. Po hajde më thuaj, shikoji ato mbetjet, merri edhe dorashkat ashtu siç i mora unë dhe thuaj “këto nuk janë të miat”.

Drejtori: Këtu i hedhim mbetjet dhe personeli që i sistemon. Pastaj ajo që mbeten, hidhen në pjesën aty.

Gazetari: Drejtor, a nuk është e rrezikshme kjo agia këtu dhe kjo tjetra? Kjo është shumë e rrezikshme. Unë nuk bëj show, hajde ma argumento që nuk është e rrezikshme.

Gazetari: Unë e shikoj të përdorur këtë.

Drejtori: Po përdor këtë ekran.

Gazetari: Unë do të përdor ekranin e së vërtetës.

Drejtori: Duhet të marrësh të vërtetën në total.

Gazetari: Sapo u zbulove drejtor. Zbuluam një fenomen dhe tani jam më i bindur unë që ju i keni çuar.

Drejtori: Jo… Vazhdo fyej dhe ofendo.

Gazetari: Mbetje e rrezikshme i nderuar doktor.

Gazetari: Kastile këtu, në qendrën tuaj? Supozohej që kjo duhet të jetë e izoluar si zonë ë? Më vjen keq drejtor, gjej argumenta të tjerë për të na kundërshtuar, por jo këto lloj argumentash. Kjo është e tmerrshme, si mund të depozitoni në qese plastike? Kjo qendër është shkaktare që i grumbullon në koshin e mbetjeve urbane. A e di që është shkelje ligjore kjo? Mbani përgjegjësi sepse nuk jeni fare korrekt. Ju keni bërë shkelje dhe ju do të mbani përgjegjësi si qendër shëndetësore, qoftë edhe individualisht.

Drejtori: Do ta shikojmë më tutje. Nuk ka investim që të më dëmtojë.

Gazetari: Po çfarë na duhet ne investimi dhe fasada mor drejtor?

Drejtori: Këtë ekran shfrytëzojeni për mirë.

Gazetari: Ne po e shfrytëzojmë më së miri dhe kjo është një prej më të mirave që po ju bëjmë sot qytetarëve, ashtu siç jua bëjmë vazhdimisht. Ne po ju hapim sytë qëytatrëve që të shikojnë se çfarë po ndodh. Të jeni mirë, punë të mbarë, por kështu si keni punuar, keni punuar shumë keq.

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, këtë rast ja ka referuar Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, ku i kërkon bashkëpunimin, verifikimin dhe më pas marrjen masave për Qendrës Shëndetësore të Shkozës.

Pas referimit të këtij rasti, Inspektoriati dërgoi në terren një grup të inspektimit dhe njëra prej inspektoreve u shpreh:

Gazetari: A mund të shkojmë tek vendi ku janë mbetjet? Janë mbetje të rrezikshme spitalore.

Specialistja: Nuk mund ta konfirmojë ISHSH-ja.

Gazetari: Ne kemi gjetur mbetjet konkretisht dhe janë aty dhe nuk e kuptoj pse nuk vini t’i shikoni.

Specialistja: Nuk është tagri jonë.

Gazetari: Aty keni të gjitha provat sepse ndoshta masat që do të ndërmerrni nuk do ja bashkangjisni edhe provat, më kupton?

Grupi i inspektimit bëri vetëm kontrollin e dokumentacionit në Qendrën Shëndetësore të Shkozës. Puna e këtij inspektimi është konkretizuar me këtë përgjigje zyrtare të inspektoriatit:

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, dega rajonale Tiranë, menjëherë pas marrjes së denoncimit nga ana juaj, kreu inspektim në Qendrën Shëndetësore Shkozë me qëllim verifikimin në terren të denoncimit. Në momentin e inspektimit, u konstatua se administrimi i mbetjeve spitalore bëhet conform “Udhëzuesit Kombëtar për Administrimin e Sigurt të Mbetjeve Spitalore”. Subjekti ka kontratë Nr.18, Prot., date 21.01.2023* me kompani të licensuar për administrimin e mbetjeve spitalore. Subjekti kryen ndarjen në burim sipas shtojcës C të Udhëzuesit Kombëtar për Administrimin e Sigurt të Mbetjeve Spitalore. Subjekti ka regjistër dhe formularët e tërheqjes për mbetjet spitalore. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor falenderon gazetarët dhe emisionin Stop – TV Klan për denoncimin e rasteve të tilla dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.”

Marrë nga Tv KLan

Etiketa: Mbetjet e rrezikshmepeqinspitalet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi me EMRA i Nokës: Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhior të Sara Miles

19:47 : 05/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Peqin, plagosen rëndë burrë e grua

15:37 : 01/05/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Florenc Dokës, komandohet drejtori i ri i burgut të Peqinit

16:43 : 24/04/2025
AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Peqinit

11:42 : 24/04/2025
AKTUALITET

Vëllezërit në Peqin sherr për murin rrethues, pretendimet: Shih kasetën e dasmës!

21:17 : 27/03/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Me pagesat e vetëm 10 muajve të ‘Sterilizimit’, spitalet do kishin pajisjen e radioterapisë

19:15 : 26/03/2025
Para

Ylli Manjani: Lulzim Basha do shkonte në burg, shiti lojën për të shpëtuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com