Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Nëntor do të ofrojë mundësi të mëdha, por dhe çështje që kërkojnë vëmendje sidomos në gjëra të pasqaruara të cilat mund të zmadhohen dhe të marrin një drejtim tjetër. Pra duhet patur kujdes në mbylljen njëherë e mirë të çështjeve të vjetra. Eshtë një muaj i qetë në pamje të parë, por mund të themi se jemi në një qetësi përpara stuhisë. Kujdes në çëshjet bankare! Në këtë muaj do të firmosen gjëra të mëdha. Eklipsi Hënor i datës 28 Tetor do të ketë ndikim shumë të madh i cili do të vijojë deri në Mars të 2024 dhe ku duhet të tregohemi më të vëmendshëm në çdo hap që marrim. Muaji Nëntor na ndihmon për të mësuar nga gabimet e së shkuarës, ku do të kemi mundësi për të reflektuar.
Astrologu Jorgo Pulla, në emisionin”Rreze Dielli” në Report TV, u ndal më tej në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Nëntor 2023.
Dashi
Fokusi më i madh i Dashit për muajin Nëntor do të jetë puna dhe karriera. Shumë mundësi do të ketë kjo shenjë në lidhje me punën dhe me ndryshime që do të kenë tani e tutje, shumë favorite në fushën ekonomike financiare. Eshtë një moment shumë pozitiv, pasi ndikimi planetar në fushën e karrierës do t’ju bëjë që të jeni tepër energjik dhe optimist. Çdo plan apo nismë është mirë që t’a bëni në 15-të ditëshin e parë të muajit, i cili duket se do të jetë më i mbarë për ju. Edhe pse vijueshmëria e muajit do të ketë disa pengesa në vija të përgjithshme, do të arrini të mbyllni disa çështje të pazgjidhura më parë. Eshtë një moment kyç në lidhje me takime dhe me vendime që mund të merren. Në fushën shpirtërore në një lidhje me probleme ku debatet nuk kanë të mbaruar, duhet të jeni të kujdesshëm, nëse nuk ndjeheni të sigurtë është më mirë që t’a ndërprisni këtë lidhje.
Demi
Shenja e zgjidhjeve të konflikteve dhe problemeve. Sado që për Demin të flasin keq apo ta kritikojnë, ai qëndron në këmbë madje më i fortë. Demi është një shenjë shumë e sigurtë në vetvete, është e fortë me një intuitë të theksuar dhe kurrë një Dem nuk bie lehtë në grackë. Edhe pse në kohëra të rrezikshme, Demi di t’i japë zgjidhje çdo situate. Dhe është pikërisht ky moment që do t’ju japë shumë mundësi Demëve dhe do të bëjë që të jenë në qendër të vëmendjes. Pesëmbëshjetë ditëshi i dytë i muajit do të jetë me shumë fat, pasi do të arrijnë të zgjidhin një problem ligjor si dhe do të marrin disa para të pamarra apo të fitojnë një çështje financiare. Gjithashtu Demi ka mundësinë për të nisur diçka të re në fushën ekonomike. Eshtë një muaj gjithashtu shumë i mbarë në marrje vendimesh të rëndësishme. Mos i lini gjërat pas dore, pasi kjo kohë, është e artë për ju! Ndikime favorite ka dhe në çështje dokumentacioni.
Binjakët
Shenja e sakrificës dhe e dashurisë së vërtetë. Eshtë një muaj i favorizuar për Binjakët në fushën e dashurisë ku kanë mundësinë të stabilizojnë problemet në marrëdhëniet e tyre. Gjithashtu të favorizuar do të jenë Binjakët dhe në fushën e punës dhe karrierës. Nuk ka vend për t’u shqetësuar për shumë arsye, pasi çdo problematikë në fund të muajit do të marrë zgjidhje. Eshtë një moment favorit sepse do të keni mundësinë për të zgjidhur gjëra të mëdha. Periudha me ndikime shumë të mëdha planetare në shenjën tuaj është nga data 7 deri më 24 nëntor. Mundohuni që brenda kësaj periudhe të mbyllni disa çështje të lëna pezull, pasi është një moment mjaft pozitiv ku do t’ju lehtësohen shumë gjëra. Vetëm kujdes duhet të keni nga lëvizjet nga puna apo nga njëri vend në tjetrin, përpara se të jepni përgjigjen pozitive, verifikoni më parë kushtet dhe ofertën.
Gaforrja
Eshtë një periudhë ku Gaforrja dëshiron vetëm të ecë përpara, është një moment në të cilin i ka shumë të qarta planet dhe hapat që merr. Në këtë kohë për Gaforret jepen shumë mundësi, ku mund të arrijnë më zgjuarësi dhe maturi të zgjidhin gjithçka, sidomos nga data 11 nëntor deri me datën 18 nëntor. Eshtë një kohë e mirë për marrje vendimesh të rëndësishme, gjithashtu disa takime do të rezultojnë tepër pozitive përgjatë këtij muaji. Keni mundësinë e ngritjes në punën tuaj, keni mundësi të shkëlqeni në fushën e karrierës. Favorite kjo periudhë është dhe në fushën e ndryshimeve, mos hezitoni, pasi do të jenë ndryshime në të mirën tuaj. Gjithashtu, keni mundësinë për të stabilizuar anën ekonomike financiare.
Luani
Luanët mundohen shumë, vendosin për atë që do të bëjnë dhe për t’ja arritur qëllimit të tyre lodhen paksa, sepse Luanët sakrifikojnë për të ardhmen, të tashmen dhe momentin e ‘kanë në dorë’. Problemet e së shkuarës duket se Luani i ka mbyllur njëherë e mirë. Eshtë një periudhë tani për Luanët me ndikime favorite në fushën e karrierës ku do t’ju jepen mundësi të reja. Nga data 15 deri më datën 17 nëntor, lidhjet, problematikat, çështje dokumentacioni të pambyllura do të arrini t’i zgjidhni me sukses. Kjo periudhë është me të vërtetë me ndikime tepër pozitive në shenjën tuaj. Eshtë pikërisht ky moment i zgjidhjes së problemeve dhe i mundësisë për të përfituar në çështje të mëdha. Më të favorizuar në fushën financiare janë Luanët që kanë lindur në ditët e fundit të 10-të ditëshit të tretë. Një surprizë shumë e madhe pritet për ta.
Virgjëresha
Shenja e përkujdesjes dhe punës së pastër. Virgjëresha di shumë mirë nga t’ia nisi një pune. Janë të pastër, të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë dhe jo vëtëm kaq… Kanë një mundësi plus Virgjëreshat në këtë përiudhë, sepse do të arrijnë majat në fushën e karrierës, do arrijnë majat në çdo gjë që do të bëjnë. Kjo ka të bëjë me anën ekonomike financiare, edhe pse disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet, por më mirë pak e saktë dhe do t’a shikoni se do të dilni më të fituar nesër. Koha më e përshtatshme nëse doni të arrini aty ku pretendoni është nga data 1 deri më datën 14 nëntor, keni të gjitha mundësitë për t’i rënë pas gjërave të rëndësishme, puna, rritje në detyrë, takime, vendime… Sado që vështirësi mund të hasni në çështje të caktuara do të shikoni se çdo gjë do të zgjidhet në fund. Ky ndikim favorit planetar do t’ju ndihmojë për të ecur përpara shumë të sigurtë. Në çështjet shpirtërore një lidhje e largët mund të realizohet.
Peshorja
Shenja e vendimeve të mëdha dhe daljes fitimtare në çështje të rëndësishme të cilat i përkasin së shkuarës. Keni qenë një hap përpara qetësisë dhe një hap përpara stuhisë nga ana tjetër, mirëpo tani çdo gjë është në kontroll, çdo gjë arrihet falë dhe një ndikimi shumë të mirë planetar sidomos në fushën e karrierës. Eshtë një periudhë shumë e mirë për të nisur diçka të re. Koha më e favorizuar e muajit është nga data 15 nëntor deri më 25 nëntor, kryesisht kjo kohë është favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Mundohuni që të mbyllni çështje të lëna pas dore, çështje të lëna pezull, probleme me ligjin apo me bankat. Eshtë një moment shumë i mirë ku do të keni mundësi që të zgjidhni gjërat ashtu si ju dëshironi. Fusha ekonomike financiare duket e stabilizuar. Në fushën shpirtërore lidhjet Peshore – Peshk dhe Peshore – Shigjetar duken më të favorizuara.
Akrepi
Akrepët janë në të drejtën e tyre, kanë fuqinë e mendimit dhe nuk gabojnë lehtë. Lum ata që e kanë në punë dhe që ia dinë vlerën Akrepit. Keni një mundësi dhe rëndësi të veçantë, sidomos në rolet drejtuese apo përgjegjëse. I keni të gjitha mundësitë për të arritur majat në çdo lloj fushe. Është një moment shumë i mirë dhe pozitiv, madje do shikoni që do ndryshoni shumë gjëra në punën tuaj të përditshme. Është një moment perfekt ku do të rrezatoni në atë që bëni dhe të tjerët do t’ja u kenë nevojën dhe jo ju të tjerëve. Periudha më favorite e muajit për Akrepin është nga data 12 nëntor deri më datën 23 nëntor. Gjatë kësaj kohe mund të zgjidhni çështje të pazgjidhura dhe jeni gati për të ndërmarrë nisma të reja. Vetëm, kujdes me ligjin dhe çështjet penale! Gjithashtu një gëzim shumë i madh do të ndodhë në familjen tuaj, një njohje ka mundësi që t’a ktheni në lidhje serioze.
Shigjetari
Është një periudhë e mirë kjo për Shigjetarët, kanë një ekonomi të konsoliduar dhe rritja gradualisht në profesion dhe karrierë janë dy pikësynimet kryesore të tyre. Edhe pse Shigjetarët janë shenja më dorëlëshuar me paranë, por duket se tani ka ardhur momenti të jenë më shumë se kurrë të fokusuar tek financat e tyre. Dinë se çfarë do të bëjnë dhe ku do të shkojnë. Është një moment tepër pozitiv në ndryshime dhe në zhvillime, gjithashtu keni mundësinë që gjërat t’i bëni vetë ashtu siç ju dëshironi. Do të jetë ky një muaj shumë dinamik për ju, ku do të keni disa takime të njëpasnjëshme të cilat janë pozitive dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen. Fati është në anën tuaj këtë muaj në lidhje me financat, por duhet të mendoheni mirë sesi të investoni për të ardhmen. Periudha me ndikime më pozitive e muajit për ju është nga data 6 deri më 18 nëntor. Në fushën shpirtërore janë pak fajtorë, ndikime pozitive ka për të palidhurit.
Bricjapi
Duket se për Bricjapët arma më e fortë do të jetë mençuria, sidomos në fushën ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni në kohën e duhur dhe në nisma të reja. Eshtë një muaj i qetë për Bricjapët, nën ndikimin e Saturnit dhe Plutonit do të keni mundësi për të zgjidhur çdo gjë. Keni një takim tani, i cili është shumë i rëndësishëm, këmbëngulni dhe përpiquni t’a realizoni, sepse do t’ju duhet për të nisur diçka të re. Është një moment shumë i mirë dhe pozitiv në fushën e punës dhe të karrierës. Por në krahun tjetër do të shikoni disa gjëra që ndryshojnë në fushën e ekonomisë. Edhe pse nuk ka vend për shqetësime duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në çdo vendim që merrni, pasi koha dhe momenti i duhur është shumë i rëndësishëm.
Ujori
Janë humanë dhe bëjnë shumë Ujorët për të tjerët, por duket se kjo gjë nuk i kthehet mbrapsht Ujorit. Mund të trokasin diku, por ajo derë nuk do hapet për ta. Por çfarë mund të bëjë Ujori për të ndryshuar dhe për të dalë në sipërfaqe. E ka në fakt mundësinë Ujori nga data 1 deri më datën 13 nëntor dhe koha më e artë është 25-30 nëntor. Lakmoni të mbyllni çështjet më të mëdha që keni, problematika të ndryshme, punë, ekonomi, vendime të rëndësishme. Është një moment i mirë ku priten shumë ndryshime. Ju sakrifikoni shumë, ndoshta jeni shenja më altruiste. Momenti dhe koha më e mirë për stabilizimin financiar. Gjithashtu në fushën shpirtërore është një periudhë mjaft e mirë. Një lidhje problematike me Binjak të 10-të ditëshit të dytë, keni mundësinë e zgjidhjes tani në fillim të këtij muaji.
Peshqit
Periudha më e mirë e Peshqve për këtë muaj është nga data 9 deri më 19 nëntor. Do të keni ndikime pozitive si në punë dhe në karrierë, në zhvillime dhe ndryshime, në lidhje me një punë të re, sepse keni një çështje në lidhje me këtë dhe tani duket se është momenti juaj. Mund të stabilizoni gjërat siç dëshironi pasi është momenti i duhur për t’ia arritur qëllimit. Në punë do të keni mundësinë për të zgjidhur disa problematika, madje keni mundësinë për të realizuar çdo gjë me sukses. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa do të kenë mundësi të ballafaqohen dhe të sqarohen. Me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë do të keni mundësi që të zgjidhni çdo problematikë për të stabilizuar lidhjen tuaj.