• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indeksi Global/ Përkeqësohet zbatimi i ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017

12:28 : 26/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Për këdo që shprehet fuqimisht se Reforma në Drejtësi po sjell një përmirësim të ndjeshëm në sistemin gjyqësor shqiptar, Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project) është një grusht i fortë.

Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 91 në botë, duke shënuar një rënie prej 4 vendesh krahasuar me një vit më parë.

Në foto: Shqipëria renditet në vendin e 91 në Indeksin Global të Drejtësisë për vitin 2023

Ndërkohë, të dhënat ndër vite të këtij indeksi tregojnë se, në vitin 2017, pikërisht në kohën kur sistemi i drejtësisë anatemohej nga të gjitha anët, Shqipëria renditej në një pozicion shumë më të lartë se aktuali, e konkretisht në vendin e 68.

Pra, qartësisht, me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila u ndërtua për të rritur cilësinë e drejtësisë në vendin tonë, të dhënat globale tregojnë për një regres skandaloz, duke e zbritur Shqipërinë nga vendi i 68 në vendin e 91, duke shënuar një rënie prej plot 23 vendesh.

Lexo edhe:

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

Në foto: Në foto: Shqipëria renditej në vendin e 65 në Indeksin Global të Drejtësisë për vitin 2017

Indeksi i “Word Justice Project” është pasqyrimi më i mirë i asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, përtej propagandës me “lugë bosh”, të servirur nga qeveria e Edi Ramës dhe disa përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët nuk pranojnë asnjë lloj kritike për Reformën Drejtësisë nga faktorët vendas.

Indeksi Global i Drejtësisë mat 8 indikatorë: Ndërhyrja e qeverisë; Korrupsioni; Qeverisja e Hapur; Të drejtat themelore; Rendi dhe Siguria; Zbatimi i ligjit; Të Drejtat Civile, dhe Drejtësia Penale.

Por, çfarë ka ndodhur me drejtësinë shqiptare nga viti 2017 deri në vitin 2023, të cilat kanë ndikuar në rënien pikiatë të Shqipërisë në Indeksin Global të Drejtësisë?

“Boldnews.al” po rendit disa prej aspekteve që lidhen me zbatimin e Reformës në gjyqësor në rendin kronologjik dhe që mund të kenë ndikuar në rënien vit pas viti të Indeksit Global të Drejtësisë.

1. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Reforma në Drejtësi mori një goditje të fortë që në ditët e para të zbatimit të saj, kur maxhoranca socialiste e Edi Ramës zgjodhi vetëm me 69 votat e saj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku. ‘Përkohshmëria” e saj vijoi mbi dy vite dhe shënoi pikën më të ulët të Prokurorisë në historinë e pluralizimit shqiptar.

2. Procesi i Vetingut. Trupat e Vetingut janë të përbëra gjerësisht nga njerëz të afërt me Partinë Socialiste në pushtet, madje drejtuesja e Komisionit të Pavarur të Vetingut, Pamela Qirko, është motra e një ministre të rëndësishme, Belinda Balluku.

Vendimet e trupave të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kritikuar shpesh për standarte të shumëfishta dhe, herë pas here, të mbështetura mbi pëlqimet apo mospëlqimet e qeverisë.

3. Riformatimi i Gjykatës Kushtetuese. Procesi i riformatimit të Gjykatës Kushtetuese, herë pas here krijoi ngërçe serioze institucionale, me qeverinë që kërkonte emërimin dhe kontrollin e plotë të gjyqtarëve.

Në pjesën më të madhe, ky qëllim është arritur, pasi një seri e gjatë vendimmarrjesh të Gjykatës Kushtetuese, nuk guxojnë të prekin autoritetin dhe pushtetin e kryeministrit Rama dhe maxhorancës së tij.

4. Riformatimi i Gjykatës së Lartë. Maxhoranca socialiste, nëpërmjet mekanizmave aspak normal, krijoi të gjithë kushtet që në krye të Gjykatës së Lartë të vendosej përkohësisht një gjyqtar, i akuzuar publikisht si “militant socialist”, Ardian Dvorani.

Pasi atij i doli “tymi i militantizmit”, Dvorani u zëvendësua nga një i ngjashëm me të, Sokol Sadushi.

5. “Qeveritë” e gjyqësorit dhe prokurorisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dy struktura që qeverisjen dhe drejtojnë karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë në përbërje të tyre shumicë të anëtarëve që janë shumë të afërt me Partinë Socialiste në pushtet.

Anësia e tyre politike reflektohet në vendimarrjen për rritjen në karrierë dhe emërime në pozicione kyçe të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët tregojnë devotshmëri në favor të qeverisë.

6. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK është një prej krijesave më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Kjo strukturë u ngrit për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe krimin e organizuar.

Në më shumë se 3 vitet e ekzistencës së tij, ka dhënë disa rezultate, por që duken se janë pjesë e “drejtësisë me regji”.

Aktualisht gjenden pas hekurave apo në kërkim zyrtarë të lartë, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës, por që nisën përballjen me drejtësinë kur e vendosën veten në një kurs përplasjeje me kryeministrin e fuqishëm.

Këto faktorë, por edhe shumë të tjerë, duket se kanë ndikuar që Shqipëri, nën Reformën në Gjyqsor, të shënojë regres domethënës në Indeksin Global të Drejtësisë.

Etiketa: drejtesiadrejtesia e reprojekti Botëror i DrejtësisëWorld Justice Project

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025
AKTUALITET

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025
AKTUALITET

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

08:45 : 13/08/2025
AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
AKTUALITET

Drafti i Kodit Penal, Kryeprokurori Cela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

14:31 : 29/07/2025
Para

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Peqin, pa energji qyteti dhe fshatrat

TË GJITHA

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

14:49 : 26/08/2025

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com