• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Militantët e Hamasit lirojnë dy gra izraelite

08:31 : 24/10/2023
në BOTA

Dy gra izraelite të cilat u liruan nga grupi militant i Hamasit janë transferuar tek ushtria izraelite, tha zyra e kryeminstrit të Izraelit përmes një deklarate të publikuar të hënën. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi më parë lirimin e pengjeve, që militantët e Hamasit po i mbanin në Rripin e Gazës. Kjo është hera e dytë që grupi militant palestinez liron pengje të rrëmbyera gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit në Izrael.

Deklarata e zyrës së kryeministrit izraelit thotë se gratë e liruara janë Yocheved Lifshitz, 85 vjeç dhe Nurit Cooper, 79 vjeç. Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, ato rrëmbyen së bashku me burrat e tyre në vendbanimin izraelit Nir Oz, i cili ndodhet përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Burrat e tyre vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasit, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.

Hamasi tha përmes një deklarate se i kishte liruar ato për arsye humanitare. Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë në Rripin e Gazës besohet se kanë rrëmbyer rreth 220 persona, duke përfshirë një numër të pakonfirmuar të huajsh dhe persona me shtetësi të dyfishtë. Hamasi liroi një grua amerikane dhe vajzën e saj adoleshente javën e kaluar.

Izraeli pritet gjerësisht të nisë një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin pas sulmit brutal të 7 tetorit në komunitetet jugore izraelite. Kjo ka shtuar frikën e përhapjes së luftës përtej Rripit të Gazës dhe Izraelit, pasi luftëtarët e mbështetur nga Irani në rajon po paralajmërojnë për përshkallëzim të mundshëm, duke përfshirë vënien në shënjestër të forcave amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Hezbollahun në Liban të mbështetur nga Irani dhe grupet e tjera që të mos përfshihen në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Në ditët e fundit, Izraeli u është përgjigjur në shumë raste sulmeve nga Hezbollahu dhe avionët luftarakë izraelitë kanë goditur objektiva në Bregun Perëndimor, Siri dhe Liban.

Lexo edhe:

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se ka patur një rritje të sulmeve me raketa dhe dron nga grupet e mbështetura nga Irani ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri dhe se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara për mundësinë e ndonjë përshkallëzimi të madh” në ditët në vijim.

Ai tha se zyrtarët amerikanë po zhvillonin “biseda aktive” me homologët izraelitë rreth pasojave të mundshme të një aksioni ushtarak të gjerë.

Sipas një zyrtari amerikan, Shtetet e Bashkuara u kanë thënë zyrtarëve izraelitë se shtyrja e një ofensive tokësore në Rripin e Gazës do t’i jepte Uashingtonit më shumë kohë për të punuar me ndërmjetësit rajonalë për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u tha trupave pranë Rripit të Gazës që të vazhdojnë të përgatiten për një ofensivë “sepse ajo do të vijë”. Ai tha se do të jetë një ofensivë me sulme të kombinuara nga ajri, toka dhe deti, por nuk dha një afat kohor.

Zyrtarët palestinezë dhe dëshmitarët thonë se sulmet ajrore të Izraelit në të gjithë Rripin e Gazës tashmë kanë shkatërruar një numër të madh ndërtesash dhe kanë shkaktuar vrasjen e qindra njerëzve atje. REL

Etiketa: hamasizraelluftemilitante

Lajme të lidhura

BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
Para

BB: Shqipëria me financimet buxhetore më të ulëta për bujqësinë në Rajon dhe BE

TË GJITHA

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 32 të protestës, 62 punëtorë të larguar nga puna

10:58 : 10/11/2025

Gonzato ‘i pret iluzonet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja

10:55 : 10/11/2025

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

10:43 : 10/11/2025

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com