• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

EMRAT/ Ish-missi shantazhon biznesmenin me video intime, i merr mbi 100 mijë euro dhe një makinë luksoze

09:02 : 20/10/2023
në RAJONI

Policia e Kosovës ka ndaluar ish-miss Kosovën, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmen i njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Zana Berisha dyshohet se e ka detyruar biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një makinë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit. Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

Por kush është biznesmeni që ishte viktimë e vajzës me të cilën krijoi lidhje jashtëmartesore dhe u përfshi në këtë aferë?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për mediat kosovare se bëhet fjalë për Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

Sinjali ka publikuar detaje nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që pagoi shuma të majme parash.

Lexo edhe:

Bushka “përlau” fondet e SHBA dhe shantazhoi kushërirën për të mos dëshmuar në SPAK

VIDEO/ Zbulohen EMRAT e “skifterëve” që grabitën mbi 100 mijë euro në shtëpinë e mjekes në Shkodër

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tij.

Media kosovare raporton se gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah qëllimi që dyshohet se kishte Zana Berisha, ndaj të dashurit të saj, me të cilin mbajtën lidhje të fshehur. Shantazhi, dyshohet se ishte forma me të cilën ajo kishte synuar që ta kryejë këtë “punë” – duke kapur në total hiç më pak se mbi 100 mijë euro para të gatshme.

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Zana vendosi që përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës që ata po shijonin lidhjen e dashurisë.

Siç ka mësuar Sinjali nga të njëjtat burime, fillimisht gjatë verës në vitin 2021, teksa e dyshuara ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin që ato të holla i duhen për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj.

Me këtë rast, pra herën e parë, biznesmeni Jemini mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama.

Ish-missi vendosi që t’i hakmerret me kanosje, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video-incizime ku ata shiheshin bashkë, si sinjal që ta paralajmërojë biznesmenin se në rast se vazhdon të mos veprojë siç ka kërkuar ajo, do ta pësojë sërish.

Muajt e fundit të atij viti kanë shkuar në këtë formë, derisa e dyshuara është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe dyshohet se ka vazhduar ta shantazhojë Jeminin, me të cilin nuk arriti të merrej vesh nga distanca.

Sinjali mëson se pas gjithë asaj kohe, ish-miss dhe biznesmeni u takuan në një restorant të Prishtinës, ku e dyshuara i shkoi viktimës, me qëllim që ta kërcënojë sërish, duke i thënë se “asgjë nuk ka bërë, çfarë do të bëjë”, për ta paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i ka.

Përmes formave të tilla, në vitin 2022, Berisha dyshohet se arriti ta shantazhojë ish të dashurin biznesmen, të cilin e detyroi që t’ia paguajë blerjen e një makine luksoze (në vlerë të rreth 70 mijë euro), duke e kushtësuar, se në rast se nuk vepron kështu – atëherë ajo do t’ia prishë një aheng në familjen e tij të ngushtë.

E për të mos mbaruar me kaq, burimet thonë se biznesmeni Jemini pas rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të holla të dyshuarës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllet dhe do t’i ndajnë rrugët. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se këtë herë, ai ia ka deponuar ish të dashurës shantazhuese rreth 50 mijë euro.

Por, as kjo shumë e majme parash nuk kreu punë dhe situata mes tyre si në filma vazhdoi me kërcënime e paralajmërime të frikshme. Sipas të njëjtave burime, nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik të këtij viti, biznesmeni ishte detyruar që t’i japë para të dyshuarës për çdo muaj, duke u kushtëzuar se nëse nuk e paguan, ajo do të vazhdojë t’i shkaktojë probleme në familje.

Duke vazhduar kështu të jetë viktimë e shantazhit, shuma që ia kishte caktuar ish-missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

Në total, biznesmeni Jemini ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e veturës, me kërcënime e shantazh.

Këto janë vetëm disa nga rastet që dyshohet se kanë ndodhur dhe po hetohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”.

Seanca dëgjimore për këtë rast tashmë është mbajtur, me ç’rast gjyqtari i procedurës parapake ka vendosur sa i përket kërkesës së Prokurorisë.

Por kush është biznesmeni i shantazhuar?

Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Sipas disa raportimeve të mëhershme biznesmeni i shantazhuar nga missi kosovar kishte inaguruar plot 27 biznese në Zvicër duke u bërë përfaqësues i denjë për shqiptarët në mërgim.

Në Zvicër, Isniu kishte shkuar në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.

Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

 

Etiketa: 100 mije euroish-missiIsni Jeminimakine luksozeshantazhvideo intimeZana Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushka “përlau” fondet e SHBA dhe shantazhoi kushërirën për të mos dëshmuar në SPAK

21:27 : 19/02/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohen EMRAT e “skifterëve” që grabitën mbi 100 mijë euro në shtëpinë e mjekes në Shkodër

15:41 : 14/02/2025
AKTUALITET

Grabiten mbi 100 mijë euro në banesën e një ish-mjekeje në Shkodër

21:40 : 12/02/2025
AKTUALITET

Skandal në “godinën e qelqtë”/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

17:36 : 07/02/2025
AKTUALITET

Korçë – Dhjetëra minorene shantazhohen në Instagram nga një faqe anonime. Policia rri “duarkryq”

15:40 : 05/02/2025
Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj
AKTUALITET

Punonjësja tregon si u kërcënua që të fotografonte fëmijët e Arben Ahmetajt/ DËSHMIA

13:35 : 02/02/2025
Para

Dy llogari në të njëjtën kohë, risia e fundit e WhatsApp që do e doni të gjithë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

17:35 : 14/05/2025

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

17:33 : 14/05/2025

Turneu i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësi i Katarit: Trump, “njeri i paqes”

17:27 : 14/05/2025

Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

17:22 : 14/05/2025

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

17:16 : 14/05/2025

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com