• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH: Bankat të jenë të kujdesshme në përcjelljen e rritjes së normave të interesit te kredimarrësit

08:12 : 19/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Rritja e normave të interesit të kredive mund të përkthehet në një rrezik të shtuar të kredisë për sektorin bankar.

Në raportin e fundit të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë vlerëson se, në kushtet e mundësisë së vijimit të rritjes së normave të interesit dhe ndikimit të normave më të larta në aftësinë paguese të huamarrësve.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë sugjeron që bankat duhet të ruajnë kujdesin ndaj mundësisë së transferimit të rrezikut të normës së interesit në rrezik të kredisë.

Shumica e kredive afatgjata dhe një pjesë e atyre afatmesme të dhëna nga sektori bankar janë të ndërtuara mbi një normë të ndryshueshme interesi.

Kjo normë përbahet nga një tregues referues (benchmark) dhe një marzh fiks i aplikuar sipër kësaj norme. Duke qenë treguesit benchmark janë të ndryshueshëm për të reflektuar ndryshimet e normave të interesit në tregjet financiare, edhe norma totale e interesit të kredive ndryshon në mënyrë periodike.

Lexo edhe:

Vrojtimi me bankat: Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

Për kreditë në Lekë, treguesi më i zakonshëm benchmark është yield-i i bonove 12-mujore të thesarit, ndërsa për kreditë në Euro është Euribori 12 mujor.

Vitin e kaluar, goditja për huamarrësit me norma të ndryshueshme interesi erdhi sidomos në monedhën Lekë, për shkak të rritjes së fortë të yield-eve, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit.

Në nëntor të vitit të kaluar, yield-i i këtyre instrumenteve arriti në 5.83%, niveli më i lartë në afërsisht një dekadë. Por, gjatë këtij viti yield-et e bonove kanë pësuar rënie të vazhdueshme dhe aktualisht ndodhen shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.

Rreziku nga normat e interesit këtë vit ka ardhur sidomos nga kreditë në Euro. Banka Qendrore Europiane ka vazhduar gjatë këtij viti të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive dhe i ka çuar në nivelet më të larta historike.

Kjo është reflektuar edhe në një rritje të vazhdueshme të Euriborit. Aktualisht, Euribori 12-mujor është afërsisht 4.2%, pranë nivelit më të lartë në 15 vitet e fundit.

Kjo normë përcillet në interesat e kreidve me norma të ndryeshueshme interesi në Euro, që deri vitin e kaluar kanë pasur në përgjithësi edhe një komponent të marzhit fiks më të lartë, duke qenë se Euribori deri në fillim të vitit 2022 ishte në nivele negative.

Por, efekti negativ i rritjes së normave të interesit është kompensuar nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, të paktën për ata huamarrës që i kanë të ardhurat në monedhën vendase.

Aktualisht, mbiçmimi i Lekut me bazë vjetore është pak më i ulët se 10%, por gjatë verës mbiçmimi arriti edhe në kufijtë e 15%. Ky forcim i Lekut i ka mbrojtur huamarrësit me të ardhura në lekë dhe kredi në euro nga rritja e normave të interesit.

Megjithatë, jo të gjithë huamarrësit me kredi në Euro i kanë të ardhurat në Lekë. Për huamarrësit me të ardhura në valutë, sidomos për subjektet eksportuese, rritja e normave të interesit për kreditë në euro ka qenë një goditje shtesë, bashkangjitur me zhvlerësimin e Euros ndaj Lekut.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme këtë vit kanë një tendencë në rritje, megjithëse kjo rritje ka qenë më e vogël se pritshmëritë.

Raporti i kredive me probleme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, në nivelin 5.2% (ndërsa deri në fund të gushtit është rritur më tej në 5.3%).

Ndërsa stoku i kredive me probleme u zgjerua me rreth 1.3 miliardë lekë dhe në fund të qershorit shënonte rreth 37 miliardë lekë./

Etiketa: bankatinteresikredimarrësit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrojtimi me bankat: Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

10:03 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

14:13 : 17/03/2025
AKTUALITET

Sondazhi/ Partia, lideri, programi apo interesi? Për çfarë do të votojnë shqiptarët

10:03 : 23/01/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

09:21 : 09/01/2025
AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Fadromat e oligarkëve të ndërtimit shkatërrojnë Kurorën e Gjelbër të Tiranës

10:20 : 08/01/2025
BOTA

Raporti: Bankat janë të papërgatitura për krizën e ardhshme financiare

20:48 : 24/09/2024
Para

SHBA-ja dërgon luftanije shtesë në Izrael dhe vë në gatishmëri 2 mijë trupa

TË GJITHA

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com