• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

VOA: Perëndimi me përpjekje të reja për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

14:22 : 17/10/2023
në RAJONI

Përfaqësues të vendeve kryesore perëndimore, pritet të qëndrojnë të shtunën me 21 tetor në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mes shqetësimeve që pasuan sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në veri të saj.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të martën se i dërguari i posaçëm i bllokut për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirolslav Lajçak, këshilltarët e lartë të udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të takohen të shtunën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Qëllimi i kësaj vizite është arritja e një përparimi konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë mbështetës të mëdhenj të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit.

“Kemi pritje të qarta nga palët që të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe të përmbushin pa vonesa dhe pa kushte detyrimet e tyre”, tha zëdhënësi Stano.

Lexo edhe:

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit ndaj policisë në fshatin Banjskë në veri më 24 shtator me ç’rast u vra një oficer policie dhe tre nga sulmuesit. Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të martës se “procesi i dialogut duhet të rimendohet”, pas sulmit të 24 shtatorit, duke ritheksuar thirrjet e Prishtinës për sanksionimin e Serbisë dhe përparësinë që duhet t’i jepet sigurisë në Kosovë.

Por diplomatët perëndimorë thonë se 24 shtatori dëshmoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier i tha Zërit të Amerikës javën që lamë pas se “zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës”, duke theksuar se 24 shtatori tregoi se nuk ka kohë për të humbur.

“Ne duhet të ecim përpara urgjentisht me arritjen e mirëkuptimit të përbashkët se si të zbatohen plotësisht, në mënyrë efektive, detyrimet që janë marrë nga të dyja vendet sipas marrëveshjes bazë dhe aneksit të zbatimit të saj”, tha ambasadori Hovenier duke ju referuar marrëveshjes që u arrit në Bruksel me 27 shkurt dhe më pas në Ohër me 18 mars për normalizimin e marrëdhënieve./ VOA

Etiketa: kosove/serbipërpjekje të rejavoa

Lajme të lidhura

BOTA

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

18:16 : 02/06/2025
AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
BOTA

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

15:37 : 23/04/2025
Para

“Ne nuk bojkotojmë”/ Bardhi dhe Berisha në mbledhjen e grupit: Të fillojmë qëndresën parlamentare

TË GJITHA

Afera “Bankers”/ Bushati: Do kuptohet ditët në vijim pse u kujtuan tani për të ndërhyrë

22:00 : 03/07/2025

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025

Përplasja Rama-Farage/ Gazetari Manaj: Grupet shqiptare të krimit janë mbizotërueses në Londër

21:37 : 03/07/2025

Vdekja tragjike e Diogo Jota, Liverpool tërheq fanellën me numër 20

21:31 : 03/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com