Dashi
Nëse jeni beqarë, do ta mirëprisni dashurinë, por kujdes se mos dashuroheni me dikë që nuk është i lirë emocionalisht. Marrëdhëniet bashkëshortore do të ndikohen mjaft. Dijeni, megjithatë, se romantizmi juaj është zbehur paksa dhe se aktualisht keni tendencë të reduktoni gjithçka në nivel utilitar. Mos harroni dhe se partneri juaj mund të ketë një ide krejtësisht të ndryshme për marrëdhënien tuaj gjatë kësaj periudhe.
Demi
Çiftet që kanë probleme më në fund do t’i zgjidhin ato dhe do të pajtohen, për shkak se Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm. Çiftet e tjera do të sillen me butësi, sensualitet dhe mes tyre do të mbizotërojë harmonia. Yjet do të favorizojnë veçanërisht beqarët. Mos u jepni shumë pas fantazive, por ruani qetësinë. Vazhdoni në rrugën tuaj, sepse fati do t’ju buzëqeshë. Ka nga ata që më në fund do të takojnë shpirtin e tyre binjak.
Binjakët
Nga njëra anë Saturni ju ndikon për keq dhe ju prish qetësinë, nga ana tjetër Venusi do t’ju bëjë më të dashur dhe do të bëjë gjithçka për t’ju ??afruar me partnerin. Doni që të arrini diku? Për beqarët e shenjës do të jetë një triumf në aspektin romantik dhe të sensualitetit. Kupidi do t’ju hedhë shigjetat e tij magjike. Bëhuni gati për t’i pritur ato.
Gaforrja
Edhe këtë javë, Marsi do të jetë në pozicionin ideal në sektorin tuaj të dashurisë. Mund të prisni ditë të lumtura, veçanërisht nëse jeni beqarë. Marsi do të vendosë në rrugën tuaj një person që do t’ju bëjë të dashuroheni dhe që nuk do të jetë indiferent ndaj jush. Ata që jetojnë në çift, këtë javë do të përjetojnë çaste pasioni që do t’u kujtojnë ditët e para të lidhjes.
Luani
Kjo do të jetë një javë tersi për çiftet e martuara. Nga njëra anë, Venusi pozitiv do t’ju dhurojë momente shumë të këndshme, por nga ana tjetër, Mërkuri në pozicion të pafavorshëm do të mbjellë njëfarë konfuzioni në jetën tuaj në çift. Do të jeni më kërkues dhe nuk do të dëshironi më të bëni lëshime ndaj partnerit. Venusi do të favorizojë beqarët në aspektin romantik. Keni ca projekte në kokë, për të cilat nuk jeni ende shumë të qartë, por që do t’i përfundoni me sukses.
Virgjëresha
Çiftet e martuara do të jenë më të favorizuarit nga yjet. Jeta në çift do të jetë në harmoni të plotë, gjë që do të reflektohet në të gjitha aktivitetet tuaja. Mos harroni se marrëdhënia martesore është si një lule e brishtë, për të cilën duhet të kujdeseni vazhdimisht. Edhe shpirtrat e vetmuar do të gjejnë lumturinë. Pas një periudhe shumë të favorshme në aspektin e dashurisë, yjet do t’ju mbështesin edhe në aspektet e tjera të jetës. Një takim ëndrrash ju pret. Kur të takoni shpirtin tuaj binjak, mbajeni fort.
Peshorja
Nëse keni dalë shumë kohët e fundit, tani do të dëshironi të merrni frymë dhe të qetësoheni. Planeti Venus do t’ju detyrojë të pranoni se nuk jeni plotësisht të realizuar në dashuri dhe të kërkoni stabilitet, të njëjtin stabilitet që jeni betuar gjithmonë ta shmangni. Çdo plan për bashkëjetesë apo martesë që keni bërë ju dhe shpirti juaj binjak do të favorizohet.
Akrepi
Një fazë e re me siguri do të fillojë në jetën tuaj të dashurisë, sepse papritur do të bëheni më të matur se zakonisht në reagimet tuaja. Marrëdhënia në çift do të përmirësohet ndjeshëm. Beqarë, horizonti juaj duket plot premtime. Do të jetë një javë e favorshme për dashurinë, fejesën, martesën dhe të gjitha projektet sentimentale. E gjithë kjo është e mrekullueshme dhe do të ishte e pafalshme nëse për shkak të neglizhencës suaj nuk do ta shfrytëzonit plotësisht.
Shigjetari
Falë ndikimit të mirë të Saturnit, do të ndiheni mjaft të përmbushur në jetën tuaj bashkëshortore. Megjithatë, tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit, jini më të durueshëm, sepse jo të gjithë duan të jetojnë sipas ritmit tuaj. Shumë beqarë të Shigjetarit mund ta lënë veten të joshen nga një person të cilit nuk i kanë kushtuar vëmendje në fillim të njohjes së tyre, por që mund të gjejnë tek ai shpirtin e tyre binjak.
Bricjapi
Nën mbrojtjen e Venusit, marrëdhënia juaj në çift do të shkojë mjaft mirë dhe do të bëhet më e fortë. Shumë Bricjapë gjithashtu do të fillojnë një aktivitet të ri dhe emocionues me partnerin e tyre. Nëse jetoni vetëm, do të dashuroheni deri në atë pikë sa do të harroni të mbroni lirinë tuaj të shenjtë.
Ujori
Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme. Do të jeni të qetë dhe vetvetja dhe marrëdhënia me partnerin do të bazohet në sinqeritet. Kjo nuk do t’ju pengojë të ruani misterin, sepse kjo është ajo që ju bën magjepsës. Beqarë, do të jeni të rrethuar nga shumë persona dhe nuk do të rrezikoni në asnjë moment të vuani nga vetmia. Gjatë kësaj jave mund të takoni personin ideal për ju.
Peshqit
Horoskopi për javën nga data 16 deri në 22 tetor ju fton të gjeni kohë për të reflektuar dhe sqaruar ndjenjat tuaja. Martesa juaj do të varet nga mënyra se si do të reagoni dhe qëndrimi që do të mbani ndaj të dashurit tuaj. Kjo do të shënojë një fillim të ri në jetën tuaj në çift. Beqarë, Venusi në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojë disa momente vërtet të jashtëzakonshme. Nëse aspironi martesën, kjo do të jetë mundësia e duhur për të folur për këtë me personin që doni. Në çdo rast, do të jetë një javë gëzimi dhe kënaqësie për ju.