• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtarët nuk e transferojnë në një tjetër gjimnaz, vajza: Dua të largohem, në klasë jemi 2 nxënëse

23:51 : 13/10/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Altea Allkja, nxënësja në vitin 11 në shkollën e Dëshiranit të Belshit i është drejtuar emisionit “Stop” për të zgjidhur një problem. Këtë vit, ajo vendos të zhvendoset në gjimnazin e Belshit, pasi në klasën e saj nuk ka nxënës, shkolla është larg nga banesa e saj dhe nuk ofron kushte të mira.

Denoncuesja: Unë dua të largohem nga kjo shkollë. Dua të shkoj në një shkollë tjetër që ka kushte më të mira dhe ka mundësi më shumë për diçka më shumë për veten time dhe për arsimin tim. Gjithsej, në klasë jemi 2 nxënës, unë dhe një vajzë tjetër. Thjesht dua të largohem, të shoh një vend me më shumë mundësi. Dua të transferohem në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Belsh. Duhej të isha me vendbanim në Belsh, jam me vendbanim në Belsh, jam me qira. Pastaj duhej bërë transferimi tek e-albania. E bëra dhe transferimin në e-albania dhe çdo gjë ishte në rregull. U dërgua kërkesa dhe tani problemi qëndron vetëm tek Drejtoria Arsimore që nuk ma pranojnë, tek zyrat arsimore këtu në Belsh. Më thonë që nuk ka sistem. Shkon atje, ankohesh dhe thonë “nuk ka sistem, nuk kam si të të pranoj”.

Gazetari: Dhe shkolla pritëse “Sami Frashëri” duhet që të ju vijë nga e-albania për të bërë pranimin këtu apo jo?

Denoncuesja: Po, duhet t’i ketë ardhur, por drejtori nuk e lejon. Kam 1 javë e gjysmë pa shkollë dhe rri sa andej-këtej nëpër zyra.

Megjithëse veprimet për zhvendosje i ka bërë nëpërmjet e-albania, madje duke i paraqitur ZA-së edhe vërtetimin që banon në Belsh, zyrtarët e arsimit lokal i thonë se transferimi nuk mund të ndodhë sepse nuk e lejon sistemi.

Lexo edhe:

BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, autoritetet degradojnë zbulimet arkeologjike

SPAK ka prioritet paditë e Idajet Beqirit/ Nëndrejtoresha e “Harry Fultz” dëshmon 2 orë për Këlliçin

Altea Allkja: Mirëmëngjes! Si jeni?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Mirëmëngjes!

Altea Allkja: Kam ardhur përsëri për regjistrimin te shkolla.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Është Alketa, mund ta pyesësh atë? Alketa është e SMIP-it (Sistemi i menaxhimit të informacionit parauniversitar). Është te dhoma tjetër. Kemi dy zyra.

Punonjësja: SMIP-i nuk më lë, që ta kaloj nga atje-këtu.

Altea Allkja: Po djali tjetër, që erdhi mbas meje?

Punonjësja: Kush?

Altea Allkja: Si është regjistruar?

Punonjësja: Enver Kumria? Sepse ka ardhur nga ministria. Atij ia solli, se ishte problemi më parë.

I afërm: Po tani, vajzës si i bëhet?

Punonjësja: Si i bëhet? Do qëndrojë në Dëshiran, derisa…Po s’e kam unë, ti e di shumë mirë, se ta kam shpjeguar. S’e kam unë në dorë. E ka Ministria e Arsimit.

Altea Allkja: Po kur solla unë kërkesën, pse nuk e pranuat?

Punonjësja: Si ta pranoja?

Altea Allkja: Ta pranonit!

Punonjësja: Po s’e pranoj dot, moj gocë, se nuk më lë ta pranoj. E bëj për ta hedhur, më del kryq. E kam çuar problemin tënd te ministria, nuk më ka kthyer përgjigje.

Gazetari i emisionit “Stop” përballet me këta zyrtarë, të cilët kanë regjistruar të tjerë të rinj, por thonë se i ka çuar ministria.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Jo, duhet të bësh shkresë, se kemi edhe ne punët tona!

Gazetari: Edhe unë kam punët e mia. Kemi një nxënëse, e keni lënë jashtë sistemit, zotëri!

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do ta rregullojmë!

Gazetari: Mos e mbyll derën zotëri i nderuar! Ti po shmangesh. Pa i dhënë përgjigje, emisionit “Stop” ti nuk mundesh. Qenkeni shumë i ngarkuar me punë mesa po shikoj, por këtë nxënëse e keni lënë në mes të rrugës. Mos u shmang dhe si nuk ju vjen zor që lini një vajzë pa arsimim.

Punonjësja: SMIP-i nuk më lejon mua që ta kaloj gocën nga shkolla atje, tek shkolla këtu.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do ta regjistrojmë.

Gazetari: I nderuar, a e keni vënë ujin në zjarr?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Patjetër, kemi lajmëruar institucionet.

Gazetari: A është sot në shkollë vajza?

Denoncuesja: Jo, nuk jam.

Gazetari: Pse kemi një vajzë gjimnaziste pa arsim?

Denoncuesja: Kam 2 javë pa shkollë.

Punonjësja: Unë kam thënë që duhet të rrish në gjimnazin….

Denoncuesja: Dua të vij këtu.

Gazetari: Duhet të kishit punuar more zotëri…

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Vajza do të sistemohet shumë shpejt.

Gazetari: Po si pra ma argumento në mënyrë ligjore?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Do të shkojë sot.

Gazetari: Po dje pse nuk ka shkuar?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Presim njoftimin.

Gazetari: A e di se çfarë më bëri më shumë që ju jeni kaq të ftohtë këtu dhe jepni një përgjigje që “nuk kemi çfarë të bëjmë”, por ju nuk duhet të kishit lënë gur pa lëvizur.

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Vajza do të regjistrohet sot.

Gazetari: Po nëse nuk regjistrohet sot?

Durim Uruci, dr. ZA Belsh: Unë jap dorëheqjen.

Pas këmbënguljes së “Stop” drejtori i ZA Belsh, pranon të regjistrojë Altean në gjimnazin e Belshit, aty ku i takon.

Zydi Hysa, drejtori i shkollës: Unë vajzës i kam komunikuar që mjafton që të vijë, të miratohet në sistemin SMIP që e bëjnë organet kompetente që janë më lart se ne dhe ne e pranojmë vajzën me kënaqësi në shkollën tonë. Shkolla i ka kapacitetet për ta përballuar.

Gazetari: A ju është thënë diçka nga zyra arsimore?

Zydi Hysa, drejtori i shkollës: Nuk më është thënë asgjë, veçse i kam thënë vajzës që duhet të interesohet që pasi ka bërë kërkesën nëpërmjet e-albanias, duhet të kalojë instancat duke të miratuar zyra arsimore.

(Pas pak orësh)

Zydi Hysa, dr. i shkollës: Tani më komunikoi drejtori ( i Zyrës Arsimore) dhe  më tha, që vajza të pranohet.

Altea Allkja: Shumë faleminderit emisionit “Stop” që më ka ndihmuar të vij në këtë shkollë.

Zydi Hysa, dr. i shkollës: Unë i uroj suksese në shkollë sepse në shkollën tonë ka pasur edhe nxënës që kanë marrë medalje të artë.

Etiketa: Altea Allkjagjimnazigjimnazin e Belshitnxenesja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, autoritetet degradojnë zbulimet arkeologjike

20:00 : 08/04/2025
AKTUALITET

SPAK ka prioritet paditë e Idajet Beqirit/ Nëndrejtoresha e “Harry Fultz” dëshmon 2 orë për Këlliçin

14:23 : 06/02/2025
AKTUALITET

Humbi jetën nga meningiti akut/ 17-vjeçarja nxënëse në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës

13:04 : 16/12/2024
AKTUALITET

I ngacmoi të motrën, zbardhen detajet nga sherri me thika mes 15-vjeçarëve

17:27 : 09/01/2024
AKTUALITET

Detajet e reja/ Gjimnazistja që u hodh nga kati i dytë dhunohej nga prindërit me probleme mendore

21:57 : 08/01/2024
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës

20:27 : 08/01/2024
Para

Këmbimi valutor 14 tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

21:52 : 11/05/2025

Lapaj mëse i bindur: Do kemi rezultat befasues në Republikë

21:49 : 11/05/2025

Enton Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës!

21:44 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

21:38 : 11/05/2025

Rezultati i votimit elektronik, PS sulmon Celibashin: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes!

21:26 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com