• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

19:21 : 12/10/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja Flora Çela e Prokurorisë së Vlorës u përball të enjten më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit.

Procesi i vetingut për prokuroren Çela po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brundilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.

Relatorja Bekteshi konstatoi se subjekti ka deklaruar si burime krijimi të një apartamenti në porositur në vitin 2012 kundrejt çmimit 30 mijë euro, një kredi, të ardhurat nga pagat dhe një shumë 225 mijë lekë të dhuruar nga nëna.

KPK ka verifikuar mundësinë e kursimeve, prej nga ka rezultuar se në vitin 2009, bashkëshorti subjektit ka çelur një depozitë në vlerën 5000 euro, ku ka shtuar edhe 3300 euro në vitin 2011.

Lexo edhe:

Prokurorja e Manhatanit jep dorëheqjen pasi refuzon urdhrin për të hequr dorë nga çështja Adams

Probleme me pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela

Po ashtu, janë përfituar interesa në masën rreth 485 euro.

Sipas Beketeshit, subjekti nuk ka deklaruar në vitin 2011 pakësimin e gjendjes cash, por ka deklaruar shtimin e depozitës dhe për rrjedhojë nuk janë konstatuar probleme. Nga analiza finanicare ka rezultuar se prokurorja Çela dhe bashkëshorti kanë pasur mundësi për krijimin e depozitës dhe shtesën.

Edhe nëna e subjektit ka rezultuar me mundësi dhurimin e shumës 225 mijë lekë, me burim nga shpërblimi i marrë si e përndjekur politike. KPK ka gjetur se nëna ka marrë shpërblimin si dhe e ka tërhequr shumën në kohën kur ka nënshkruar deklaratën për dhurimin.

Por për shkak se nuk është deklaruar si gjendje cash në vitin 2011, KPK nuk e ka konsideruar shumën e dhuruar në analizën financiare të vitit 2012 kur është nënshkruar kontrata paraprake për blerjen e apartamentit.

Megjithatë, Bekteshi pohoi se moskonsiderimi i shumës së dhuruar nuk ka sjellë efekt në analizën financiare. Në vijim, relatorja evidentoi se subjekti nuk e ka deklaruar pagesën e kaparit.

Kredia 25 mijë euro është disbursuar në masën rreth 22 mijë euro dhe i është kaluar shoqërisë ndërtuese, ku një pjesë i është kthyer subjektit për t’u paguar në momentin e nënshkrimit të kontratës përfundimtare. Relatorja Bekteshi sqaroi se gjatë verifikimit të dokumentacionit bankar është konstatuar një akt ku shënohet se vlera e apartamentit ishte 35 mijë euro. Ndërkohë, nga përllogaritja sipas çmimit të tregut, ka rezultuar se vlera e apartamentit ishte rreth 2 milionë lekë më e ulët. Bekteshi pohoi se subjekti ka depozituar dy kontrata të tjera për shitjen e apartamenteve në të njëjtin objekt, ku në një rast vlera ishte e njëjtë ndërsa në kontratën tjetër më e lartë.

Sipas KPK, duket se Çela e ka blerë apartamentin me çmim preferencial.

Prokurorja Çela sqaroi në seancë se kaparin e ka paguar katër ditë pas nënshkrimit të kontratës paraprake. Sipas saj, vërtetohet se në atë kohë ka tërhequr depozitat, si dhe nëna ka tërhequr vlerën që i ka dhuruar.

Ajo këmbënguli se vlera e apartamentit ka qenë 30 mijë euro dhe se kapari është pjesë e çmimit sipas kontratës. Lidhur me dokumentin e bankës ku shënohet çmimi 35 mijë euro, subjekti pretendoi se mund të ishte lapsus që rridhte nga punimi të dhënave mbi kontratat e tjera të kredive.

Çela tha se nuk ka çmim preferencial dhe solli si argument faktin se nuk ka konflikt interesi me shoqërinë ndërtuese. “Vërtet është poshtë çmimit të tregut, por jo poshtë kostos së ndërtimit”, pohoi ajo.

KPK konstaton pasaktësi në deklarimin e burimeve të dy makinave. Për blerjen e një automjeti të llojit Nisan, subjekti ka deklaruar si burim një kredi. Por nga hetimi ka rezultuar se kredia ka shërbyer për pagesa të tjera. Sipas Bekteshit, subjekti ka deklaruar se është shprehur gabimisht si burim kredia, pasi burimi kanë qenë pagat. Nga analiza financiare ka rezultuar mundësi për pagesën e çmimit të këtij automjeti.

Për makinën tjetër të llojit Volksvagen, Bekteshi konstatoi se duket se është shtuar vlera e çmimit dhe një burim. Edhe në këtë rast, nuk është konstatuar pamundësi financiare.

Subjekti vërejti se pasaktësitë në deklarimet për automjetet nuk janë të shoqëruara me mungesë të burimeve financiare dhe për rrjedhojë nuk mund të sjellin penalizim.

Prokurorja Çela ka deklaruar disa kredi konsumatore dhe për shlyerjen e tyre është konstatuar pamundësi vetëm në vitin 2009, kur ka rezultuar bilanc negativ në shumën 79 mijë lekë.

Figura dhe profesionalizmi

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informcionit të Klasifikuar, AKSIK, ka dorëzuar fillimisht raport pozitiv për prokuroren Çela. Pas përditësimi të informacioneve, ka raportuar të dhëna për përfshirje të subjektit në veprime të kundërligjshme dhe e ka lënë në dorë të KPK-së vlerësimin e raportit.

Bekteshi sqaroi se kanë hetuar lidhur me informacionet e AKSIK për procedimin penal ndaj një shtetasi për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, për të cilin janë ngritur dyshime se kishte njohje me subjektin.

Nga verifikimet ka rezultuar se çështja është hetuar për 18 muaj nga një tjetër prokuror, i cili ka kërkuar në gjykatë pushimin e procedimit.

Sipas relatores, subjekti ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me personin e proceduar, por e njeh si biznesmen që operon në fushën dentare.

Prokurorja Çela deklaroi në seancë se kur është hetuar ajo çështje në Prokurorinë e Vlorës, nuk ka qenë drejtuese që të kishte cikluar materialin kallëzues.

Sipas saj, personi në fjalë nuk kishte qenë i proceduar apo i arrestuar në Vlorë, si dhe nuk rezulton të jetë pjesë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë nuk mund të konsiderohej si kontakt i papërshtatshëm.

E pyetur nga Kessler nëse njihej me personin e proceduar për pastrim parash, Çela pohoi se e njihte si pamje dhe nuk e di nëse e njeh edhe ai. Ajo deklaroi se nuk kishte njohje apo komunikim me këtë person, që nëse do të shkëmbeheshin në rrugë, do t’i duhej ta përshëndeste.

Në relatimin për kontrollin profesional, u evidentuan disa kallëzime të kryera ndaj prokurores Çela për të cilët është vendosur mosfillim hetimi; ankesa për vendimarjet; si dhe 13 denoncime nga publiku.

Bekteshi tha se për disa prej denoncimeve nuk janë gjetur probleme, ose është konstatuar se lidhen me themelin e çështjes. Ndërkohë, subjektit i janë kërkuar shpjegime për denoncimet e katër personave, çështje për të cilat u evidentua se ishin rrëzuar nga Apeli duke u konstatuar moskryerja e veprimeve hetimore. Po ashtu, u evidentuan pretendime të denoncuesve për zvarritje të proceseve për shkak të mosparaqitjes së subjektit në seanca.

Në seancë u trajtua edhe një çështje lidhur me kërkesën e prokurorisë për lirimin e dy prej personave të ndaluar gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2017 në Llakatund të Vlorës, kur u sekuestruan rreth 20 tonë canabissativa.

Prokurorja Çela deklaroi në seancë se vendimet e saj ishin lënë gjithmonë në fuqi nga Apeli. Sipas saj, në dy raste që janë rrëzuar kanë qenë për kundravajtje penale.

Por Bekteshi konstatoi se i rezultonin 7 vendime të prishura nga Apeli ose Prokurori i Përgjithshëm. Sipas relatores, në një rast gjykata ka konstatuar se për një kallëzim pa leje nuk është verifikuar nëse ka pasur ose jo ndërtim pa leje.

Çela u mbrojt duke shpjeguar se nuk e kishte kryer ajo hetimin, por kishte realizuar vetëm përfaqësimin në gjyq të çështjes. Lidhur me mosfillimin e hetimeve të çështjeve për gjyqëqësi ajo ritheksoi se vlerësonte se janë çështje që duhen ndjekur civilisht për t’u zgjidhur.

Në vijim, subjekti pohoi se nuk ishte bërë asnjëherë shkak për zvarritjen e procesit, por kishin qenë palët e tjera që mungonin.

Lidhur me denoncimet e saj për çështjet e pushuara, subjekti deklaroi se bëhej fjalë për vetëgjyqësi, që sipas saj janë konflikte që duhet të zgjidhen civilisht.

Për lirimin e dy personave të ndaluar gjatë operacionit për sekuestrimin e 20 tonëve cannabis sattiva, subjekti deklaroi se ndaj tyre nuk ishin gjetur prova, prandaj edhe ishte kërkuar të liheshin të lirë dhe ishte pushuar çështja. Ajo shtoi se për të gjithë të tjerët kishte kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tyre.

E pyetur nga Kessler se përse nuk e kishte deleguar çështjen për kompetencë në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, subjekti u mbrojt me faktin se në atë periudhë ai institucion po shkrihej dhe çështjet po kalonin në rrethe.

Kessler vërejti se ka rreth 20 denoncime e kallëzime, ku persona që nuk njihen me njëri-tjetrin, disa prej të cilëve janë në rolin e të dyshuarve dhe të tjerët viktima kallëzuese, ngrenë probleme të ngjashme ndaj subjektit. “Është kocidencë?”, pyeti ai.

Prokurorja Çela deklaroi se të gjithë këta persona janë denoncuar ose kanë kallëzuar për vetëgjyqësi. “Ju niseni se ka 20 ankesa për rreth 20 vite punë. …Këta shtetas janë ata që bëjnë kallëzime në çdo dy ditë,” pohoi Çela dhe shtoi se është e nevojshme të verifikohen edhe personat që kryejnë denoncimet.

Çela deklaroi se me punën e saj nuk bënë kompromis. “Unë kam zbatuar ligjin,” tha ajo ndër të tjera.

Në përfundim, prokurorja Flora Çela kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet me 16 tetor, në orën 09:45./ BIRN

Etiketa: Flora ÇelaKomisionin e Pavarur të Kualifikimitprokurorja

Lajme të lidhura

BOTA

Prokurorja e Manhatanit jep dorëheqjen pasi refuzon urdhrin për të hequr dorë nga çështja Adams

22:21 : 13/02/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela

19:38 : 28/10/2024
AKTUALITET

ONM kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela për mangësi profesionale

22:43 : 16/10/2024
AKTUALITET

I lehtësoi akuzën Denis Meçes, largohet prokurorja nga çështje e vrasjes së Egli Progës

16:11 : 24/09/2024
AKTUALITET

Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë

11:31 : 23/09/2024
AKTUALITET

Berisha: Pas tre vitesh hetim, kanë zero prova, procesi politik i shekullit

21:25 : 26/10/2023
Para

BIRN: PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

TË GJITHA

Incidenti në Maqellarë, policia procedon Xhemal Gjunkshin dhe 3 të tjerë

13:31 : 10/05/2025

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com