• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupit të drogës të shefit të Policisë u sekuestrohen 11 pasuri / Hetimet

10:48 : 11/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, ka sekuestruar 11 pasuri, kryesisht mjete rrugore dhe ujore të grupit që merrej me trafik droge, të goditur në kuadër të operacionit policor “Flakë në det”. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i komisariatit të Policisë së Laçit, Dritan Metaj, ndërsa 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim. Mes tyre, edhe Gëzim Çela – i cilësuar nga media si “baroni i drogës”, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.

Hetimet për këtë grup nisën pasi në muajin Mars u sekuestruan 41 kilogramë heroinë dhe për këtë ngjarje u arrestua Armando Papa. Policia thotë se ka pasur informacione më pas për trafikimin e një sasie kanabis që do të shkëmbehej me kokainë.

Ky rast ndodhi në Gusht të këtij viti dhe në pranga ranë disa persona, mes të cilëve edhe shtetas të huaj.

Prokuroria thotë se në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar disa pasuri të ndryshme, mes tyre një restorant në pronësi të nipit të Gëzim Çelës sipas SPAK, 4 automjete, para cash në Lek, Euro e Paund dhe 4 gomone.

Nisja e hetimeve – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bën me dije se ka regjistruar procedimin penal Nr. 185 të vitit 2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Me vendim të Prokurorisë së Posaçme procedimi penal nr.185 i vitit 2023 është bashkuar me procedimin penal nr.211 të vitit 2023.

Lexo edhe:

“Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë

Zbulohen rolet e bandës së Gëzim Çelës, kush ishte “Foni” që gjente “mallin”: Kam 52 kg nga ajo e mira! (PËRGJIMET)

Sekuestrimi i heroinës – Nga hetimet e kryera ka rezultuar se me datën, 31 Mars 2023 pas kryerjes së veprimeve hetimore, është ushtruar kontroll në automjetin Mercedez Benz me targë AB 790 IK, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 62 pako me peshë prej 41 kilogram e 695 gramë, lëndë narkotike e llojit ‘’heroinë’’ si dhe është arrestuar në flagrancë i dyshuari Armando Papa dhe kanë vijuar hetimet për pjesëtaret e tjerë të grupit kriminal.

Në vijim të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna për faktin se nga pjesëtaret e këtij grupi kriminal, me datë 14 Gusht 2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “cannabis sativa” nga vendi i quajtur Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të llojit “kokainë” e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues i cili drejtohej nga shtetas të huaj. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Trafiku në det – Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se ne dalje nga “Laguna e Patokut”, Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues “velierë” e identifikuar me pas si veliera “NIULA” me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territoriale Shqiptare, në afërsi të “Kepit të Rodonit”. Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza (të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali) me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet. Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore. Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrainas Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon, që ndodheshin në mjetin lundrues velierë, i kanë vënë flakën mjetit lundrues në të cilin ndodhej lënda narkotike dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga Laguna e Patokut, është larguar me shpejtësi duke u ndjekur nga forcat e policisë. Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë. Hetimet evidentojnë se ky mjet lundrues drejtohej nga i dyshuari Besnik Brokeri. Gjatë këqyrjes së kryer në vendin ku u konstatua mjeti lundrues Velierë, policia gjyqësore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pako me lëndë narkotike të llojit “canabis sativa” të cilat nuk kanë arritur të digjen plotësisht.

Anëtarët e grupit – Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ka dyshime se personat nën hetim Gëzim Çela, Roland Guza, Arben Dalipaj duke bashkëpunuar me Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa, Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit Kurbin (i zëvendësuar në këtë detyrë pas arrestimit) dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në formën e një grupi të strukturuar kriminal kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve te veprave penale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, parashikuar nga nenet 283/a,287,333/a,334, 278 të Kodit Penal.

Pasuritë e sekuestruara – Gjithashtu pas të dhënave të administruara gjatë hetimit për pasuri të përfituara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal, është regjistruar procedimi pasuror nr.14/2023 dhe në kuadër të këtij procedimi pasuror, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.27 datë 09.10.2023 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

  1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
  2. Automjet i markës Volkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
  3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
  4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
  5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
  6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
  7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
  8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
  9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
  10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
  11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë me qëllim evidentimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, njofton SPAK.

Etiketa: Dritan Metajflake ne detgezim cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë

15:47 : 09/04/2025
AKTUALITET

Zbulohen rolet e bandës së Gëzim Çelës, kush ishte “Foni” që gjente “mallin”: Kam 52 kg nga ajo e mira! (PËRGJIMET)

16:32 : 09/05/2024
AKTUALITET

Trafikimi i 1500 kg droge/ Dalin FOTOT e Selami Lushkajt dhe Ksenofon Bodos, pjesë e grupit të Çelës

15:45 : 01/05/2024
Lajmet e Dites

Lejuan ndërtimin pa leje të Gëzim Çelës, Gjykata lë në burg drejtorin e IMT dhe ish-kryeinspektorin e IKMT

14:19 : 01/05/2024
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës, rreth 500 mijë euro dhe makina luksoze

15:54 : 23/04/2024
AKTUALITET

Të ardhurat nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e të afërmëve të Gëzim Çelës, mes tyre 12 makina

10:33 : 01/04/2024
Para

"Hezbollahu" merr përgjegjësinë për sulmin me raketa në Izrael nga Libani

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com