• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Teoritë konspirative: Lufta e Izraelit është mashtrim

20:59 : 09/10/2023
në BOTA

Spektri i reagimeve për një ngjarje botërore është gjithmonë i larmishëm. I tillë është edhe rasti i luftës së fundit të Izraelit me grupin e Hamasit. Nëse në pak minuta u hedh një sy ideve dhe qëndrimeve grupeve në rrjetet e Telegram, Gab, Parler apo edhe në përgjithësi në platformat e frekuentuara nga fanatikët teorive konspirative do të hasësh komente dhe ide që shpesh janë në konflikt me njëra – tjetrën.

“Faji i Obamës”

Ka nga ata që thonë se kjo krizë po shfrytëzohet si justifikim për t’i hequr fondet Ukrainës, të cilat tashmë duhet të devijohen drejt Izraelit. Shumë nga konspiracionistët janë dakord me deklaratën e fundit të Donald Trump, i cili fajëson administratën Biden për prishjen e një procesi me të cilin “kishte më shumë paqe në Lindjen e Mesme”. Lufta e vazhdueshme në këtë rajon bën që shumë nga memet të akuzojnë edhe Barack Obamën për “simpatinë” e tij ndaj islamit ekstremist.

Terrorizmi dhe emigracioni

Ka nga ata që e lidhin këtë ngjarje me situatën aktuale në SHBA, ku fokusi kryesor janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Disa përdorues të këtyre rrjeteve ngrenë alarmin e terrorizmit në Perëndim, duke deklaruar se “ujqërit e vetmuar islamikë janë gati të veprojnë në metropolet kryesore brenda 14 muajve”. Jo vetëm kaq. Sipas disave, terroristët mund të depërtojnë edhe mes emigrantëve që mbërrijnë në SHBA nga kufiri me Meksikën.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

Lufta dhe kontrolli i armëve në SHBA

Çfarë lidhje ka lufta në Gaza me kontrollin e armëve në SHBA? Ka të bëjë, të paktën sipas disave. “Ndërsa bota shikon mizoritë e ditëve të fundit” – shkruan një përdorues në Gab, “shihet se Izraeli nuk ka një Amendament të Dytë të ngjashëm me atë të Amerikës dhe se zotërimi i armëve private tek izraelitët është i ulët. Nëse qytetarët izraelitë do të kishin qenë të armatosur ata do të ishin në gjendje të mbroheshin”. Kjo është teoria e vjetër e “djaloshit të mirë me armë”, e përdorur gjerësisht në Amerikë nga mbrojtësit e së drejtës për të mbajtur armë: për të ndaluar kriminelët e armatosur duhet të armatosësh qytetarë të ndershëm.

Ringjallja e antisemitizmit

Antisemitizmi, në rrethet e afërta me botën e QAnon, është i rrënjosur thellë dhe i përhapur. Prandaj nuk është për t’u habitur që ka një bollëk mesazhesh dhe postimesh që fajësojnë Izraelin për atë që ndodhi. Fantazitë e shumta konspirative besojnë se ka një lob “fantazmë” hebre është në krye të komploteve të liga globale. Individët në krye të këtij lobi janë gjithmonë të njëjtët, mbi të gjithë George Soros. “Hebrenjtë po korrin atë që mbjellin” – shkruan një përdorues në Gab, “ata që nuk e prisnin atë që ndodhi nuk kanë burime të mira”. Besimi se ata “i dinë gjërat” është i përbashkët tek të gjithë ata që komentojnë në orbitën e teorive konspirative.

Flamuj të rremë

Shumica e postimeve që has në këto rrjete mbështet të njëjtën teori: sulmi i Hamasit është thjesht një mashtrim, një komplot nga Izraeli për të justifikuar hakmarrjen e rëndë kundër Gazës. Nga ana tjetër, sipas tyre, si ka mundësi të mashtrohet Mosadi, një nga agjencitë më të vëmendshme të inteligjencës në botë?

“Sistemi izraelit kundër raketave” – shkruan një ndjekës gjithnjë aktiv i QAnon në blogun e tij, “u çaktivizua qëllimisht dhe i gjithë sulmi duket më shumë si një sulm i vetëshkaktuar i orkestruar për qëllime strategjike”.

“Analiza” në këtë pikë, bëhet edhe më mistike duke futur në lojë edhe tendencat sataniste të të ashtuquajturit “Deep State” (Shtet i Thellë), duke bashkuar Judaizmin dhe Islamin në një komplot të vetëm. “Më shumë se një konflikt, ky duket si një ritual midis dy grave fetare të përkushtuara për të njëjtin zot, Baalin, në një rajon ku tetori ka qenë gjithmonë një muaj kushtuar sakrificave njerëzore për nder të Satanait” – e mbyll një tjetër.

Burimi: TG24.SKY

Etiketa: izraelLuftapalestineteorite konspirative

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

15:25 : 19/09/2025
BOTA

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025
BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025
BOTA

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
Para

Qendërmbrojtësi shqiptar këput ligamentin e gjurit dhe humbet sezonin

TË GJITHA

DASH publikon raportin e transparencës fiskale, ja ku renditet Shqipëria

19:42 : 20/09/2025

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ Lihen në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

19:26 : 20/09/2025

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

19:18 : 20/09/2025

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, vdesin babë e bir/ EMRAT

19:05 : 20/09/2025

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

19:00 : 20/09/2025

Eklipsi diellor më 21 shtator/ Ja 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

18:45 : 20/09/2025

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com