• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiç, Kurti: Të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë

11:46 : 09/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Kurti sulmin terrorist e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë, ndërsa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiçit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë.

“Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.

Me këtë sulm Kurti ka thënë se Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.

Sipas kryeministrit, sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe. “Ka pretendime mbi një pjesë të territorit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës”, tha Kurti, sipas të cilit përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist të grupeve kriminale nga Serbia, jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, është e padiskutueshme.

Lexo edhe:

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

 

 

“Është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, tha Kurti për gazetën Pobjedën në Podgoricë.

I pyetur nëse Milan Radoiçiç vërtet pret që të ekstradohet në Kosovë, ai tha se “të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës”.

“Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate”, u shpreh Kurti.

Ai ka shtuar se marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale dhe Radoiçiçit e ka krahasuar me Arkanin.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti për Pobjedën.

Ai shtoi se shtetet që kanë kompleks superioriteti, kur tkurren apo dobësohen, bëhen të rrezikshme. “Serbia në këtë kuptim është si Rusia”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.

Etiketa: albin kurtiMilan Radoiçiçisulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën dhe ndërkombëtarët me aftësitë e mia

10:43 : 28/10/2025
RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
Para

Moti merr kthesë këtë javë, rikthehen reshjet e shiut

TË GJITHA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com