• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Me sulmin ndaj Izraelit, Hamasi vuri në shënjestër edhe partneritetet e mundshme në Lindjen e Mesme

21:54 : 08/10/2023
në BOTA

Kur grupi ekstremist Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt kundër Izraelit, ai vuri gjithashtu në shënjestër edhe përpjekjet për të krijuar partneritete të reja të sigurisë rajonale, që mund të kërcënonin aspiratat palestineze për të pasur shtetin e tyre dhe ambiciet e Iranit, mbështetësi kryesor i këtij grupi.

Sulmi i së shtunës, inkursioni më i madh në Izrael prej dekadash, përkon me hapat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për të nxitur Arabinë Saudite drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin në këmbim të një marrëveshjeje për mbrojtjen mes Uashingtonit dhe Riadit, një lëvizje që do të frenonte afrimin e mbretërisë Saudite me Teheranin.

Zyrtarët palestinezë dhe një burim rajonal thanë se personat e armatosur që sulmuan qytetet izraelite, po dërgonin gjithashtu mesazhin se nëse Izraeli donte siguri, nuk mund të injoroheshin palestinezët dhe se çdo marrëveshje me Arabinë Saudite do të parandalonte zbutjen e marrëdhënieve të saj me Iranin.

“Të gjitha marrëveshjet e normalizimit që ju (shtetet arabe) nënshkruat me (Izraelin) nuk do t’i japin fund këtij konflikti”, tha për televizionin Al JazeraIsmail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që kontrollon Gazën.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

Një burim rajonal që ka njohuri për zhvillimet e lidhura me Iranin dhe grupin libanez Hezbollah, të mbështetur nga Irani, shton: “Ky është një mesazh për Arabinë Saudite, e cila po bën hapa drejt afrimit me Izraelin, dhe për amerikanët që po mbështesin normalizimin dhe mbështesin Izraelin. Nuk ka aspak siguri në të gjithë rajonin për sa kohë që palestinezët mbeten jashtë ekuacionit”. “Ajo që ndodhi është përtej çdo pritshmërie”, tha burimi. “Sot është një pikë kthese në konflikt”.

Sulmi i Hamasit vjen pas muajve të rritjes së dhunës në Bregun Perëndimor, me përshkallëzimin e bastisjeve izraelite dhe sulme palestineze nëpër rrugë. Kushtet e jetesës për palestinezët janë përkeqësuar nën qeverinë e djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Procesi i paqes ka ngecur prej vitesh.

Ndërkohë, Arabia Saudite dhe Izraeli kanë dhënë shenja se po i afrohen një marrëveshjeje normalizimi.

Laura Blumenfeld, analiste për Lindjen e Mesme në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se Hamasi mund ta ketë ndërmarrë sulmin pasi ka parashikuar se mund ta humbë ndikimin përballë përmirësimit të mundshëm të marrëdhënieve izraelito-arabe.

“Duke parë se izraelitët dhe sauditët po i afroheshin një marrëveshjeje, Hamasi vendosi: Nëse nuk kemi një vend në tryezën e bisedimeve, do ta sabotojmë marrëveshjen”, thotë ajo.

PËRCAKTIMI I MOMENTIT TË SULMIT

Osama Hamdan, udhëheqës i Hamasit në Liban, i tha agjencisë Reuters se operacioni i së shtunës duhet t’i bëjë shtetet arabe të kuptojnë se pranimi i kërkesave izraelite për sigurinë, nuk do të sillte paqe.

“Për ata që duan stabilitet dhe paqe në rajon, pikënisja duhet të jetë fundi i pushtimit izraelit”, tha ai. “Disa (shtete arabe) për fat të keq filluan të mendojnë se Izraeli mund t’i hapte rrugën mbrojtjes së sigurisë së tyre nga Amerika”.

Zoti Netanyahu premtoi “hakmarrje për këtë ditë të zezë” pas fillimit të sulmit të së shtunës, i cili erdhi saktësisht 50 vjet pas fillimit të Luftës së Yom Kipurit në vitin 1973, kur Izraeli u sulmua nga forcat egjiptiane dhe siriane dhe luftoi për mbijetesën e tij.

Duke kujtuar luftën e vitit 1973, zyrtari i Hamasit Ali Baraka tha për sulmin e së shtunës: “Ishte e nevojshme që udhëheqja e rezistencës të merrte një vendim në kohën e duhur, kur armiku ishte i shpërqendruar”. Ai tha se sulmi nga ajri, toka dhe deti ishte “një tronditje për armikun dhe dëshmoi se agjencitë izraelite të zbulimit nuk arritën ta parandalonin këtë operacion”, pasi Izraeli u kap në befasi.

Në dekadat që nga viti 1973, Egjipti nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin dhe disa shtete të tjera arabe po ashtu kanë normalizuar lidhjet, përfshirë disa shtete arabe të Gjirit pranë Arabisë Saudite. Por palestinezët nuk u janë afruar aspiratave për të siguruar një shtet, një perspektivë që duket më e largët sa kurrë.

“Ndonëse nuk ka të ngjarë që ky të ketë qenë motivimi kryesor i sulmeve, veprimet e Hamasit janë një kujtesë e qartë për sauditët se çështja palestineze nuk duhet të trajtohet vetëm si dytësore në negociatat e normalizimit”, thotë Richard LeBaron, një ish-diplomat amerikan i Lindjes së Mesme, aktualisht me Këshillin e Atlantikut.

NDIKIMI I IRANIT

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u tha gazetarëve se është “e parakohshme të spekulohej” për efektin që mund të ketë konflikti mes Izraelit dhe Hamasit në përpjekjet drejt normalizimit saudito-izraelit.

“Unë mund të them me siguri se grupe terroriste si Hamasi, nuk do ta pengojnë një përfundim të tillë. Por ky është një proces i gjatë”, shtoi zyrtari, duke folur në kushtet e anonimitetit.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka thënë më parë se palestinezët nuk duhet të lejohen të vënë veton ndaj një marrëveshjeje të mundshme paqeje mes Izraelit dhe shteteve arabe.

Një burim rajonal me dijeni për negociatat mes Arabisë Saudite, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara mbi normalizimin dhe një marrëveshje të mundshme për mbrojtjen e Riadit, thanë se Izraeli kishte gabuar që kishte refuzuar të bënte lëshime për palestinezët.

Pas sulmeve të së shtunës, Arabia Saudite bëri thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të dhunës” midis të dyja palëve.

Irani, ndërkohë, nuk e ka fshehur mbështetjen, financimin dhe armatosjen e Hamasit dhe një organizate tjetër militante palestineze, Xhihadit Islamik. Teherani e quajti sulmin e së shtunës një akt vetëmbrojtjeje nga palestinezët.

Yahya Rahim Safavi, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Teherani do të qëndrojë pranë luftëtarëve palestinezë “deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit”.

Një zyrtar palestinez, i afërt me grupet militante islamike, tha pasi filloi sulmi i Hamasit me një breshëri të madhe raketash të lëshuara nga Gaza: “Irani ka dorë në çdo raketë që hidhet në Izrael”.

“Kjo nuk do të thotë se ata e urdhëruan sulmin (e së shtunës), por nuk është sekret se Hamasi dhe Xhihadi Islamik e kanë përmirësuar arsenalin e tyre, falë Iranit”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Mbështetja e Iranit për grupet palestineze është pjesë e mbështetjes së një rrjeti më të gjerë grupesh militantësh dhe grupesh të armatosura që Teherani mbështet në të gjithë Lindjen e Mesme, duke bërë të mundur një prani të fuqishme të tij në Liban, Siri, Irak dhe Jemen, si dhe në Gaza./VOA

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025
BOTA

Sulmi më i madh që nga nisja e luftës, Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës

12:39 : 18/05/2025
BOTA

Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin

20:16 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025
AKTUALITET

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025
Para

Gati inkursioni tokësor, evakuohen banorët pranë kufirit me Libanin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com