• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji i Apelimit: Vendimet e KLP-së “absolutisht të papranueshme”

19:26 : 06/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi të premten shkarkimin nga detyra të prokurorit Kujtim Luli dhe denoncoi një vendimarrje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në favor të tij si “absolutisht të papranueshme” dhe në kundërshtim me ligjin.

Përmes një njoftimi për shtyp, trupa gjykuese e KPA bëri me dije se pasi e kishte marrë vendimin për Lulin më 3 tetor dhe kishte njoftuar se do ta shpallte atë më 6 tetor, subjekti i rivlerësimit kishte vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Prokurorisë përmes një kërkese për përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të moshës së pensionit.

BIRN mësoi se Luli e kishte bërë kërkesën më 4 tetor dhe një ditë më pas, KLP u mblodh me urgjencë dhe e miratoi atë. Pas vendimit për përfundimin e statusit të magjistratit, ky vendim iu njoftua Kolegjit po me 5 tetor si nga KLP, ashtu edhe nga Luli, i cili kërkoi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak se nuk e gëzonte më statusin e magjistratit.

Por KPA e konsideron këtë si të papranueshëm.

“Në këto kushte, kur vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kërkesa e subjektit të rivlerësimit kanë ardhur pasi trupi gjykues i Kolegjit e kishte marrë vendimin, ato janë absolutisht të papranueshme, sepse janë paraqitur jashtë çdo afati procedurial dhe pasi vendimi përfundimtar për procesin e rivlerësimit ishte marrë,” deklaroi KPA.

Lexo edhe:

Lojërat e fatit, 93 persona të pandehur, mes tyre vëllai i anëtares së KPA-së, Natasha Mulaj

Po ashtu, Kolegji konstatoi se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Lulin parashikon hyrjen në fuqi menjëherë, çka sipas KPA-së bien ë kundërshtim me ligjin 115/2016 që parashikon një afat 15 ditor si periudhë kur ndaj aktit administrativ mund të bëhet ankim.

“Me fjalë të tjera, vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorise nuk ka hyrë ende në fuqi”, citohet në njoftimin e KPA që sqaron se megjithëse ky argument nuk lidhet me moskonsiderimin e akteve të dorëzuara nga Luli, është vlerësuar i rëndësishëm për t’u sjellë në vëmendje të publikut.

Pas njoftimit të Kolegjit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e mbrojti vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Kujtim Luli si në përputhje me ligjin. Sipas KLP-së, afatet për shqyrtimin e kërkesës ishin gjithashtu në përputhje me pikën 5 të ligjit “për statusin e magjistratit”.

“Këshilli nuk ka mundësi të refuzojë kërkesën, nëse subjekti ka mbushur moshën 67 vjeç siç parashikon ligji për daljen në pension. Duke qenë se kjo procedurë administrative ka nisur me kërkesë të vetë subjektit dhe është pranuar e plotë, si dhe për faktin se nuk ka palë të tjera të përfshira në këtë procedurë, atëherë askush nuk legjitimohet të ankimojë këtë vendim,” pretendoi KLP në reagim.

Prokurori Kujtim Luli i Prokurorisë së Përgjithshme u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetingut, por çështja u dërgua përpara Kolegjit nga komisioneri Florian Ballhysa, i cili pretendoi se subjekti nuk i kishte deklaruar shpenzimet për arsimimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk kishte burime të ligjshme për t’i justifikuar ato.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Ballhysa kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit me argumentin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të kursimeve dhe shpenzimeve, ndërsa Luli kërkoi konfirmim duke pretenduar se interpretimi i ligjit nga ana e Ballhysës ishte i gabuar.

Të premten, Kolegji shpalli vendimin për shkarkimin e Lulit, i cili ishte marrë me shumicë votash nga trupa e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Rezarta Schuetz.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja Natasha Mulaj theksoi se subjekti kishte bërë vazhdimisht deklarime kontradiktore gjatë procesit të hetimit administrativ.

“Subjekti ka qenë kontradiktor dhe ka treguar mungesë transparence,” tha Mulaj dhe shtoi se Luli gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për depozitimet cash të kryera në sistemin bankar dhe mbulimin e shpenzimeve të shkollimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./BIRN

Etiketa: klp. kolegjimulaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lojërat e fatit, 93 persona të pandehur, mes tyre vëllai i anëtares së KPA-së, Natasha Mulaj

07:49 : 02/03/2021
Para

Arkeologët gjejnë kokën e një statuje të Aleksandrit të Madh

TË GJITHA

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com