• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës s’merr fund me deklaratat e Radoiçiçit

15:57 : 04/10/2023
në RAJONI

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk beson se merr fund me deklarimin e ish – nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin.

“Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ata që mbajnë përgjegjësi për sulmin duhet të mbahen përgjegjës. Ky mbetet pozicioni ynë. Ne do të vazhdojmë të tentojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse”, ka thënë Hovenier në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Lexo edhe:

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

 

 

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet serbe më 3 tetor lidhur me zhvillimet në Banjskë, ndërsa është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Me vendim të gjykatës i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Radoiçiqi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Por ai e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

I pyetur nëse SHBA-ja ka informacione për planet e grupit të armatosur dhe nëse është përfshirë Beogradi zyrtar në sulme, në ndonjë mënyrë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja është ende duke mësuar më shumë për rastin.

“Kjo gjë merr kohë. Ka qenë një rrethanë e komplikuar dhe do të marrë kohë derisa t’i kuptojmë të gjitha specifikat”.

Megjithatë, Hovenier e ka përsëritur se SHBA-ja beson se sulmi nuk ka qenë spontan dhe grupi ka qenë “i koordinuar”, i cili ka përdorur armë të sofistikuara të gradës ushtarake – një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë me origjine serbe – me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

Hovenier ka folur edhe nëse ka ekzistuar ndonjë marrëveshje për tërheqje të grupit të armatosur nga zona e sulmit.

Ai ka thënë se nuk ka informacion për një tërheqje të tillë.

“Unë besoj se autoritetet e Kosovës kanë qenë shumë të fokusuara në arrestimin e sa më shumë të përfshirëve në incident”, ka thënë Hoveiner, ndonëse e ka përmendur se nga vizitat e tij në të kaluarën në Banjskë, beson se nuk është e pamundshme ikja prej asaj pjese, duke marrë parasysh terrenin malor.

“Është jashtëzakonisht e vështirë për policinë që ta krijojë një kordon. Unë nuk jam person ushtarak. Nuk i kam hartat para meje që t’i shoh rrugët, mirëpo nuk kam informacion që e vërteton këtë pretendim”.

Pretendimet për Tuzllën po trajtohen “me interes”

I është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacione për pretendimet se Radoiçiq i ka siguruar armët nga Tuzlla e Bosnje – Hercegovinës, prej janarit deri në shtator të këtij viti, Hovenier ka thënë se kjo temë konsiderohet “me interes”.

“Është e rëndësishme që autoritetet serbe kanë nisur ta analizojnë atë që do ta quaja zinxhir të ruajtjes së materialit [armëve]. Ka pasur material të prodhuar në Serbi që disi ka arritur në pajisje të armatosura në Banjskë. Kjo është diçka që duhet ta kuptojmë dhe të adresohet. Nuk mund t’i vërtetoj pretendimet se këto gjëra kanë ardhur prej këtu ose atje, prej Tuzllës, ende duhet bërë punë”.

Për sanksionet eventuale të SHBA-së ndaj Serbisë
Ambasadori amerikan është pyetur edhe nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë.

Ai ka thënë se autoritetet amerikane ende janë duke tentuar të kuptojnë më shumë.

“Mirëpo, është qëndrim i prerë i Qeverisë amerikane që përgjegjësit për këtë krim, si për krimin e vrasjes së zyrtarit policor, për përdorimin e forcës për ta kontrolluar një objekt fetar, për përfshirje në shkëmbim të zjarrit me policinë legjitime dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës, duhet të mbahen përgjegjës. Ne duhet ta përfundojmë këtë proces, mirëpo do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces, për të garantuar se përgjegjësit mbajnë përgjegjësi”.

Temën e ekstradimit të Radoiçiqit, ambasadori amerikan e ka konsideruar si goxha komplekse, dhe se nuk e di nëse SHBA-ja duhet të japë një mendim për këtë gjë, duke e përmendur faktin që Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Megjithatë, e di, që disa marrëveshje të Brukselit kanë dispozita për ndihmën e ndërsjellë juridike dhe mendoj se kjo çështje është edhe politike dhe teknike”.

‘Komuniteti serb në veri, viktima e vërtetë e sulmeve të 24 shtatorit’
Përgjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Hovenier ka folur edhe për komunitetin serb në veri të Kosovës.

Sipas vlerësimit të tij, banorët lokalë serbë kanë qenë viktimat e vërteta të 24 shtatorit.

“Ata vetëm duan ta vazhdojnë jetën dhe duan të jetojnë në kushte të sigurta dhe dinjitoze. Të shkojnë në punë, të kthehen në shtëpi, t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Dhe ju e dini, e gjithë kjo ka qenë shumë e frikshme. Ekzistojnë persona specifikë që janë fajtorë për kryerje të krimeve të 24 shtatorit. Sipas perspektivës sime, njerëzit që kanë më së shumti gjak në duart e tyre janë njerëzit që kanë gjuajtur me armë, apo kanë vënë mjete shpërthyese duke e vrarë zotin Bunjaku”, ka thënë ai, duke iu referuar vrasjes së rreshterit të Kosovës.

“Ata njerëz duhet të mbahen përgjegjës. Është gabim të sugjerojmë që gjithë serbët janë përgjegjës për këtë gjë. Serbët në Kosovë kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre në mënyrë dinjitoze, në veri apo në jug. Ne do të punojmë përmes programeve tona dhe do ta inkurajojmë Qeverinë, dhe do të ndihmojmë në avancim të këtij vizioni”.

SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Mes tjerash Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, SHBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.

“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.

Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë se Kosova duhet ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Së fundi, komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin ndaj Kosovës duhet e kërkuar formimin e Asociacionit sa më shpejt.

Diplomatët amerikanë e kanë përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL/

Etiketa: Jeffrey Hovenierserbetsulmi ne kosove

Lajme të lidhura

BOTA

REL: Lista Serbe jashtë loje! Si do të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë?

13:57 : 30/04/2025
SPORT

Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës (Video)

16:43 : 03/04/2025
BOTA

Analiza: Ç’do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiç për serbët nga Kosova?

18:13 : 25/03/2025
BOTA

Ambasada gjermane përplaset me komentuesit serbë: Bjeshkët e Kosovës nuk janë serbe

21:11 : 11/03/2025
RAJONI

Nga Vullin deri te Bërnabiç: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

15:40 : 06/03/2025
BOTA

Kosova në zgjedhje, analiza e DW: Shqetësimet, Serbia dhe problemet e brendshme

08:43 : 09/02/2025
Para

Axhenda/ Klasikja e Shqipërisë luhet në Kukës, spikat edhe derbi i Durrësit në javën e 8-të

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com