• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas emërimit Drejtor i OSHEE, “kanakari” i Belindës, Enea Karakaçi, nuk po i lëshon 7 postet e tjera

20:58 : 02/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

I besuari i përkëdhelur i Belinda Ballukut, ka hartuar planin financiar dhe kontratën, për dy anijet TEC-e në Vlorë që janë marrë me qira 90 mijë Euro në ditë nga Bangladeshi e nuk prodhojnë energji; si dhe drejton grupin e tenderimit në KESH, që harton planet e shit-blerjes së energjisë në bursën ndërkombëtare…

Nga mediat e pushtetit, u tha se Drejtori i OSHEE, Ardian Çela, nuk u shkarkua nga Belinda Balluku, si hakmarrje e saj kundër “Klanit të Durrësit” në PS e qeveri, por atij i mbaroi mandati.

Mirëpo drejtorët nuk kanë mandat, dhe emërohen e shkarkohen sa herë të dojë ministri i linjës, siç Belinda me bekimin e Bablokut shkarkoi Ardian Çelën e OSHEE, për të marrë në dorë krejt sektorin e energjisë: prodhim, monitorim, shpërndarje, shitje e import-eksport.

Tashmë, Belinda e ka arritur këtë synim, me Ergys Verdhon në KESH, Skerdi Drenovën në OST, Petrit Ahmetin në ERE, Sokol Dishnicën te Bursa e Energjisë dhe me Enea Karakaçin në OSHEE, të cilët janë pjesë e klanit të saj.

Në OSHEE, drejtorin Enea Karakaçi e quajnë “kanakari” i Belindës, që si mbiemër ka kuptimin e më të preferuarit, të përkëdhelurit, të afërtit e më të shpërblyerit prej saj, për shërbimet e kryera.

Lexo edhe:

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

Një nga shërbimet e Enea Karakaçit për Belindën, ishte gjatë detyrës Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE, kur e informonte për çdo qokë, abuzim, vjedhje e pazar të Ardian Çelës.

Aq i besuar, i bindur e kanakar i Belindës është drejtori i ri OSHEE, Enea Karakaçi, sa me urdhër të saj e në shkelje të plotë të ligjit për detyrën që ka marrë, ai po vazhdon të mbajë dhe postet e tjera që i ka dhënë ministresha e plotfuqishme.

Drejtori i OSHEE, Enea Karkaçi, vazhdon të mbajë postin e Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE, megjithëse është drejtor ekzekutiv, që do të thotë se vetë propozon, vetë miraton dhe vetë i zbaton e kontrollon shpenzimet, emërimet, shërbimet, investimet, tenderët.

Vazhdon të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë e Energjisë në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës, pra ka në varësi dhe OSHEE-n ku është drejtor.

Vazhdon të jetë Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te Drejtoria e Transport- Patentave e Blendi Gonxhes, që varet nga ministresha Belinda Balluku.

Vazhdon të jetë këshilltar përfaqësues me të drejtë vendimmarrje,  i Belinda Ballukut te OST, KESH, ERE dhe te Bursa e Energjisë.

Sa për kujtesë, Enea Karakaçi, si i besuar i Belinda Ballukut, ka hartuar planin financiar dhe kontratën për dy anijet nga Bangladeshi që janë marrë me qira 90 mijë Euro në ditë e nuk prodhojnë energji; si dhe drejton grupin e tenderimit në KESH, që harton planet e shit-blerjes së energjisë në bursën ndërkombëtare./Pamfleti

Etiketa: belinda ballukuEne Karakacioshee

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

16:04 : 17/10/2025
Para

Shehu: Universitetet shqiptare kanë humbur rolin e tyre, në gjendje të mjerueshme

TË GJITHA

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com