• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Luftë” për pronat në Kepin e Rodonit, rrethime dhe zaptime pronash në zonën turistike

22:43 : 02/10/2023
në AKTUALITET

Një qytetar u ankua se po i rrethohej prona, megjithëse ai kishte një certifikatë pronësie. Rrethimi po i bëhej nga disa individë, të cilët iu hoqën si përfaqësues të Kishës Françeskane.

Por, ata vepronin me një leje të një firme tjetër dhe për më tepër të pezulluar. Asnjë prej institucioneve nuk ndërhyri, deri ditën kur shkoi Fiks Fare dhe konstatoi se për të njëjtën pronë kishte dy pronarë. Madje, me dy certifikata pronësie për të njëjtën sipërfaqe.

Por, skandali u thellua më tej kur përfaqësuesja e një firme që menaxhonte atë zonë deklaroi për emisionin investigativ se edhe rruga shtetërore që të çon te Kalaja apo Kisha e Kepit të Rodonit është bërë private. Madje, edhe përrenjtë dhe gjithçka tjetër që ndodhet në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z. Bajram Koculi, nga fshati Shetaj në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Bajrami ankohet se ka një pronë familjare, të përfituar nga ligji 7501 në afërsi të hyrjes për në Kepin e Rodonit. Thotë se është pajisur normalisht me certifikatë pronësie, e ka rifreskuar. Por, disa persona kanë shkuar në atë zonë dhe kanë tentuar që ta rrethojnë. Sipas tij, personat i janë prezantuar sikur janë të Kishës Françeskane, por që në fakt janë individë të ndryshëm që s’kanë asnjë leje.

Madje, ata janë konfliktuar disa herë. “Kam shkuar në të gjitha institucionet, asnjë nuk vepron. Unë kam një certifikatë pronësie. Nëse do të ishte e Kishës, do t’ia falja. Por e kam me certifikatë. Dikur ata që menaxhonin këtë zonë nuk e rrethuan pasi ishte prona ime. Erdhën këta të tjerët dhe kanë çuar tuba e rrjeta. Nuk e di çfarë po bëjnë. Asnjë s’më ndihmon, prandaj kam kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare”, pohon denoncuesi.

Lexo edhe:

Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit, Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar

Kishte zaptuar hapësirën publike në plazhin e Vlorës, e pëson administratori i subjektit

Bajrami thotë se ka denoncuar edhe në polici dhe te Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, por askush nuk ka reaguar. Pas denoncimit, Bajrami shkon te toka por shikon që në atë vend po punohej. Madje, edhe te pjesa e tij me certifikatë. Disa persona i thonë se duhet të shkojë në polici dhe jo të shkojë të prona. “Shko në polici se e sqaruam mbrëmë” i thanë ata. Afër denoncuesi mblidhen 4 persona, të cilët flasin njëkohësisht me tone të larta. “Kot erdhe këtu, shko te policia se e ke pasur në orën 09.00” i thonë ata. Teksa denoncuesi i përgjigjet se toka e tij është këtu dhe takimin me përfaqësuesit e shtetit duhej të bëhej te toka dhe jo në zyrë. “Merre mos çaj b… Bëj letrat, rregulloji dhe hajde merre” i thonë ata, teksa në fund e pyesin se si quhet.

Një ditë para se të shkonte Fiksi në Kepin e Rodonit, policia dhe IMT-ja i kishin thënë se do të shkonin në orën 09.00 të nesërmen (ditën që shkuam). Por, asnjë punonjës shtetëror në këtë orë nuk shkoi. Bajrami telefonon kreun e Njësisë Administrative Ishëm, i cili i thotë se “do të vijmë, po unë s’jam call center”. Administratori i thotë se punimet janë pezulluar. Më pas telefonon inspektorin e policisë, po shefi i kishte bllokuar numrin. Më pas, Fiksi telefonon të njëjtin numër dhe kësaj herë arrin të lidhet me inspektorin. “Do të vijmë së shpejti” thotë inspektori dhe kur pyetet nëse kanë apo jo leje, inspektori mbyll telefonin.

Gazetarët e Fiksit shkojnë te vendi që po rrethohej. Takojnë disa persona që po punonin. Ata i tregojnë grupit të Fiksit se kanë leje rrethimi. Gazetarët i kërkojnë se nga e kanë marrë lejen dhe a mund t’ua  vinin në dispozicion. Në fund pohojnë se “kemi leje, po kopje s’të japim”. Ndërkohë, i tregojnë se në redaksi është ankuar z. Bajram Koculi, i cili e ka pronë vendin që po rrethojnë. Një punonjës, i cili identifikohet si Ndue Sokoli, tregon një certifikatë dhe thonë se toka është “e Kishës Françeskanë” dhe se toka e Bajramit është diku më larg. Gazetarët i tregojnë dokumentet e familjes Koculi, ku prona është me certifikatë dhe ka plan vendosje. Na thotë se edhe ata kanë certifikatë!

Disa orë pas lajmërimit të institucioneve, IMT-ja e Bashkisë së Durrësit vjen në terren. Verifikon dokumente dhe pas disa minutash thotë se “do të pezullojmë vendimin për rrethimin”. Fiksi e pyet se përse, na thotë se “të dyja palët kanë certifikatë pronësie”. Pra, të dyja palët kanë certifikata! Po si është marrë leja e rrethimit të kësaj prone?! Fiks Fare ka siguruar dokumentin e lëshuar nga Bashkia e Durrësit, leje e cila ka dalë me emrin e firmës Albania Turist Resort. Ne biseduam me administratoren e kësaj kompanie, znj, Ana Shtjefni, për procedurat e ndjekura. Ajo tha se ka kërkuar pezullimin e kësaj leje, pasi nga një letërkëmbim me Kadastrën ka rezultuar se sipërfaqja e rrethuar ishte e z. Bajram Koculi. Madje, znj. Shtjefni tha se “të gjithë volumet e pasurive te Kepi i Rodonit, që përfshijnë edhe rrugën e Pyllin, janë sekuestruar nga SPAK në Kadastër”. Ka dyshime se janë kthyer në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, administratorja e kësaj kompanie pohoi për Fiks Fare se edhe rruga shtetërore është privatizuar para 18 muajsh.

Inspektorët – Pezulluam rrethimin, të dyja palët me certifikata pronësie

Inspektori i IMT Durrës – Ka një mosrakordim me Hipotekën. ne do i pezullojmë punimet. Erdhëm, i pezulluam punimet deri sa të saktësohet pjesa e kësaj. Këta s’do të bëjnë asnjë lloj veprimi ..

Gazetari – Asnjë lloj veprimi?

Inspektori i IMT Durrës – Asnjë lloj veprimi deri sa të saktësohet …

Gazetari – Deri sa të saktësohen certifikatat e pronësisë?

Inspektori i IMT Durrës – Bravo.

Gazetari – Po te leja e rrethimit, ishte paraqitur certifikata e pronësisë së (firmës)?

Inspektori i IMT Durrës – E Zotërisë, po.

Gazetari – Ishte paraqitur, dhe parashikohej edhe rrethimi i kësaj?

Inspektori i IMT Durrës – Po, sipas hartës që ka ai e kishte te pjesa e certifikatës. Po tani janë dy, dy …

Inspektori i IMT Durrës – Certifikata me të njëjtën pronë si me thënë.

Gazetari – Në këtë pronën këtu?

Inspektori i IMT Durrës – Po. Se zotëria (denoncuesi) në bazë të letrave ka të drejtë që pretendon për pjesën e kësaj. Edhe ky zotëria (që po bën rrethimin) thotë kam certifikata. Edhe ai ka të drejtë. Po atë s’e ndajmë ne, e ka Hipoteka.

Gazetari – E kuptoj, dhe do ti drejtoheni Hipotekës?

Inspektori i IMT Durrës – Ne do ti drejtohemi Hipotekës për të sqaruar gjendjen, statusin jurudik të kësaj prone.

Inspektori i IMT Durrës – Kjo është e gjithë situata.

“Merr mos çaj b…”, denoncuesi përplaset me “të fortët” e Kishës

 Denoncuesi – Kot me pyet, ça jeni tu ba? Ne e lamë dje një gja.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ku në 9-të, i ke në takim ata! I ke në takim atje, pse s’ke shkuar ti?!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Po. Në 9-të e ke atje!

Denoncuesi – Po toka ime është këtu, s’është atje.

Përfaqësuesi i punëtorëve – E ke pas takimin në (orën) 9-të atje, pse s’ke ik?

Denoncuesi – Mua më thanë këtu, s’më thanë atje!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Jo, atje. Shko se i ke atje.

Denoncuesi – Ore s’kam punë, kjo është toka ime. Ça përfaqësues? Ça doni këtu 1 herë, 2, 3 herë.

Përfaqësuesi i punëtorëve – S’u more vesh ëë? Ti nuk more vesh ça të thanë? A ishim bashkë atje?

Denoncuesi – Mua më thanë do të vijmë në terren.

Përfaqësuesi i punëtorëve – A e more vesh ça të thanë, do vijmë aty. Do vijnë përfaqësuesit me harta me ata ekspertët e bashkisë.

Denoncuesi – Eksperti i bashkisë vjen në terren. Tokën e kanë marrë atje se nuk e shoh.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Janë atje. Të thashë edhe dje, merri letrat rregulloji hajde merre të rrethuar.

Denoncuesi – Ta mar unë të rrethuar unë tokën time?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Të rrethume! Ta jap unë të rrethume, s’ta marr rrethimin fare. Si të thanë ty dje, a të thanë hajde në orën 9 kemi takim.

Denoncuesi – Më kanë thënë mua në orën 9?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Po.

Denoncuesi – Do vijmë në terren, më prit atje. Kaq!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Shko merru vesh me ta dhe hajde … Në fakt po të shkosh ke humb takimin atje. Nëqoftëse e merr, merre. Mos çaj bythë.

Denoncuesi – Si unë 30 vjet, u bëka toka jote tani?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ta mbaroj këtë punë, me këto llafe jena ndi, jena fry!

Punonjësi tjetër – Tokën s’ta ka ngarkuar njeri me ta çuar në Tiranë as në Durrës. Këtu është toka prapë. Po të flas a kupton.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ka ardh me të sqaruar si njeri. Kena fol dje me të, mos u merr. Pastaj e kena sqaruar dje boll.

Denoncuesi – Me bë presion jeni mbledh kaq shumë?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Jo mo jo, janë punëtorë këta, janë tu punu. S’kena ardh për presion. Shko ore Kacul atje… Ça e ke emrin ti?/TCH

Etiketa: kepi i rodonitzaptimzone turistike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit, Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar

20:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

Kishte zaptuar hapësirën publike në plazhin e Vlorës, e pëson administratori i subjektit

09:33 : 30/06/2024
AKTUALITET

Krimi, feja, politika dhe gjyqësori, aleanca për të rrëmbyer gadishujt

14:24 : 19/06/2024
AKTUALITET

Arrestohet 57-vjeçari, kanosi me sëpatë një shtetase për pronat në Kepin e Rodonit

10:21 : 11/12/2023
AKTUALITET

“Tirana me lagje si geto”/ Qytetari: Na kanë zaptuar hapësirat publike, policia nuk ndërhyn

08:23 : 06/12/2023
AKTUALITET

Fakte dhe dokumente/ Kush po lufton ta zaptoj Kepin e Rodonit

10:29 : 17/11/2023
Para

Mehmeti: Çelësat e studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

TË GJITHA

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com