• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dyshuar për disa vrasje, Artan Tafanit, 10 vjeç i vranë babanë në sytë e tij!

21:24 : 29/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

“Kurrë mos harro”, është quajtur operacioni i fundit i bujshëm i policisë i cili zbuloi sekrete të shumta të botës së krimit. Disa ditë më parë, u arrestua në ‘qytetin e tij’, Artan Tafani, tashmë i penduar i drejtësisë. Gjë që ka sjellë marrjen në mbrojtje të familjes së tij nga policia.

Tafani u arrestua mbrëmjen e së shtunës më 23 shtator 2023 në një hotel pranë një karburanti në autostradë në zonën e Lushnjës, një informacion i bërë me dije për mediat disa ditë më pas.

39-vjeçarit i është gjetur një pistoletë me fishekë në fole, metadon, një kartë greke e falsifikuar sipas dyshimeve dhe 200 euro.

Vjedhja në Astir: Së pari ai është intervistuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për grabitjen e një pike këmbimi valutash në zonën e Astirit në Tiranë të datës 24 qershor 2023, ku me një maskë “covidi” dhe nëpërmjet kërcënimit të armës vodhi shumën prej 30 mijë eurosh, për t’u larguar më pas me një biçikletë, por do të zbulohej nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në vendngjarje.

Çfarë e solli operacionin “Kurrë mos harro”?

Lexo edhe:

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

Thumanë – Kashar, banorët afat Ballukut për zgjidhje deri të hënën

Duke pasur këto “karta në tryezë” përfshirë dyshimet për vrasjen në Peqin, është ngritur një grup pune mes Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit, ku operacionin e drejton kjo e fundit me në krye prokurorin Kreshnik Ajazi, ku pritet që dosja të kalojë në SPAK, sipas burimeve.

Ishte pikërisht Ajazi së bashku me grupin e posaçëm, të cilët arritën të nxirrnin prej Artan Tafanit, sekretet e tij më errëta, duke i dhënë atij rolin e të Penduarit të Drejtësisë. Ndër krimet e rënda, janë 6 vrasje, shpërthime me eksploziv, dhunë e vjedhje dhe u zbulua aktiviteti i bandës së Laert Haxhiut i shtrirë në disa qytete e deri në Greqi.

Sipas informacioneve të policisë, roli i Tafanit ka qenë ai i ekzekutorit, për përfitime financiare, gjë që e bën atë një vrasës me pagesë. Edhe më parë ishte në vëzhgim, por janë dashur provat për arrestimin e tij dhe të anëtarëve të tjerë të bandës.

Të arrestuarit: Artan Tafani, Erisiano Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut, Idriz Manaj, Fatjon Veliu dhe Laert Haxhiu, një pjesë e të cilëve të arrestuar më herët për ngjarje të tjera, ndërsa në kërkim janë Lorenc Lala, Firdeus Berberi, Kristi Bizheku dhe Endrit Çaushi. Laert Haxhiu është kapur për llogari të Shqipërisë në shtetit grek në pranverë, ende i paekstraduar.

Në kërkim: Lorenc Lala, Firdeus Berberi 22 vjeç dhe Kristi Bizheku 28 vjeç.

Tafani ka treguar të gjitha ngjarjet sipas tij, ku ka vepruar qoftë si vrasës i pamëshirshëm apo edhe për vepra të tjera penale.

Vrasjet e kryera nga ky grup kriminal të zbërthyera nga Tafani:

Çajup Selimi, 1 qershor 2022. Biznesmeni u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Fridman Xhaferi, 13 qershor 2021, në rezervuarin e Gjançit në Korcë, 26 vjeçari u gjet i pajetë në këtë rezervuar me plagë të mëdha në kokë dhe me duar të lidhura.
Alban Semaku, 17 tetor 2021. I njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës të Aldo Bares dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale. Alban Semaku, u ekzekutua me 4 plumba nga pas, tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku u rrëmbye në qytetin e Lushnjës ku kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Albi Bashalliu, 27 dhjetor të vitit 2021. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjoçaj, ku 35-vjeçari u vra pasi u zbrit nga autorët nga makina me të cilën po udhëtonte. Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezur dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës. Për të fshehur gjurmët, ata i vunë flakën makinës së tyre, e cila rezultonte e vjedhur në Tiranë. Pas vrasjes me armë zjarri, Bashaliu u gjet në rrugë i pajetë. Krimi dyshohet të ketë pasur motive gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, vrau në 8 qershor të 2021-it, 44-vjeçarin Albert Xhahysa.

Lulzim Qorri, 12 dhjetor 2018. U vra pak para se ora të shënonte 23:00 në ambientet e një lokali në Athinë, pranë sheshit “Omonia”. 2 persona ndaluan me një motoçikletë përpara kafenesë, një vend ku mblidhen shqiptarët, në çastet kur ishte plotë për shkak të një ndeshjeje futbolli që po luhej. Njëri prej tyre zbriti nga motori dhe hapi zjarr nga një distancë e afërt dhe 3 plumbat e vetëm e kapën 44-vjeçarin në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Në pak sekonda 2 agresorët ikën pa lënë gjurmë.

Dikens Halili, 3 tetor 2021. 39 vjeçari, nga Toçi i Tepelenës, pronar i një lokali në qendër të Athinës, u vra nga një person i maskuar dhe me kapele brenda në biznesin e tij. Agresori u afrua dhe qëlloi jashtë kafenesë ku po qëndronte Halili dhe qëlloi drejt tij 6 herë në kokë dhe bark, duke e lënë të vdekur, teksa zona ishte e tej mbushur me njerëz. Pas krimit, autori u arratis me një automjet me ngjyrë të bardhë, i ndihmuar edhe nga të tjerë. Halili kishte një lokal që frekuentohej nga këngëtarë të njohur shqiptarë.

Gjithashtu janë zbardhur 5 raste të shpërthimeve me eksplozivë:

Në banesën e Arjan Aliços në Lushnjë, më 5 prill 2021.
Në banesën e Erion Çokut në Lushnjë, më 29 maj 2021.
Në dyqanin e këngëtarit Rigels Rajku (njohur si Noizy) në Durrës, më 8 qershor 2022.
Në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë dy raste, më 1 nëntor dhe 31 dhjetor 2022.
Tre vjedhje nën kërcënimin e armës:

Në pikën e këmbimit valutor në Astir, më 24 qershor 2023.
Vjedhja e një makinë në Tiranë, më 27 janar 2022.
Vjedhja e një makine në Durrës, më 22 shkurt 2022.
Tre raste tentativa për plotësimin e kushteve për vrasje:

Në Lushnjë ndaj avokatit Adriatik Guri, tetor 2021.
Të Rexhep Ginës, më 6 korrik 2022.
Dhe të Genci Hidës më maj 2023.
Dinamika dhe aktiviteti i ngjarjeve ku ka qenë i përfshirë është i lartë dhe i shtrirë në disa vite, por si ka qenë e shkuara e të penduarit të drejtësisë?

Lindur në Lushnjë dhe me emrin e parë njihej si Marjusi. Jeta e tij, do të merrte një rrjedhë të frikshme, me vrasjen e të atit në 97’ në sytë e tij. Vetëm 10 vjeç, kur babai iu vra para këmbëve, në zemrën e tij u mboll fara e hakmarrjes. Pas kësaj ngjarje, së bashku me të ëmën do të largoheshin për në jug, për t’u kthyer sërish në 2010 në Lushnjë, ku “rastësia” e bashkoi me Laert Haxhiun, i cili kishte një të shkuar të ngjashme.

Të dy, do të kryenin në vitet e mëvonshme masakrat e përgjakshme të marrjes së disa jetëve. Sipas burimeve, ndoshta gjakftohtë, por jo tërësisht i kthjellët, pasi ka qenë një përdorues i lëndës narkotike heroinë. Pas gjithë kësaj jete, si një “ushtar i djallit”, Tafani vendosi të rrëfejë çdo vepër kriminale, duke sjellë shuarjen e një bande të tërë kriminale.

Etiketa: artanbabanetafani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

15:49 : 14/01/2025
AKTUALITET

Thumanë – Kashar, banorët afat Ballukut për zgjidhje deri të hënën

19:12 : 06/09/2024
AKTUALITET

Vrau babanë/ Gazetari: Për mua nuk qëndron pista e dhunës, të shihet gjendja psiqike e djalit

09:17 : 26/02/2024
AKTUALITET

Vrau babanë me 4 plumba, Hysen Meta rrezikon burgim të përjetshëm

20:50 : 25/02/2024
AKTUALITET

Dosja “Tafani”/ Jo vetëm hakmarrje, dëshmia që zbulon vrasjen për 50 mijë euro

23:32 : 22/11/2023
AKTUALITET

Cilët autorë implikon Artan Tafani në disa nga vrasjet

20:13 : 29/09/2023
Para

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për At Artur Liolin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com