• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupi i vrasësve, 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim (Emrat)

10:18 : 28/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili rrëfeu për disa ngjarje të rënda kriminale nga grupi ku ai bënte pjesë dhe drejtohej nga Leart Haxhiu.

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku konfirmoi në një dalje për mediat këtë të enjte se janë lëshuar 16 urdhër-arreste, 12 prej të cilave janë ekzekutuar. Ndërkohë, katër persona janë ende në kërkim.

Nga dëshmia e Artan Tafanit janë zbardhur 6 vrasje – vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit. Në një dalje për mediat, Rrumbullaku tha se janë zbardhur edhe 5 raste të shpërthimit me eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativa për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici.

Rrumbullaku listoi dhe krimet për të cilat akuzohen 12 të arrestuarit dhe tre personat e shpallur në kërkim.

Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi tha se grupi vepronte “mbi baza përfitimi dhe motive interesi”.

Lexo edhe:

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

Krahu i djathtë i Taullaut/ Arrestohet “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

Personat e arrestuar

1. Artan (Marjus) Tafani

2. Lulzim Spahija (Arapi)

3. Ligor Romacka

4. Erisiano Abedini

5. Bledar Berberi

6. Maringlen Topuzi

7. Bujar Abedini

8. Enriko Xhahysa

9. Klea Gjata

10. Idriz Manej

11. Fatjon Veliu

12. Laert Haxhiu

Në kërkim:

13. Lorenc Lala

14. Firdeuss Berberi

15. Kristi Bixheku

16. Ederin Caushi

Akuzat

1. Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);

2. Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;

3. Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;

4. Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);

5. Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);

6. Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);

7. Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);

8. Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).

9. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

10. Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;

11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.

12. Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.

Në kërkim:

13. Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);

14. Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

15. Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);

16. Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht: Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë; Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Etiketa: Artan TafaniLeart Haxhiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

21:10 : 19/06/2025
AKTUALITET

Krahu i djathtë i Taullaut/ Arrestohet “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

18:04 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Kujtim Metën e qëllova deri sa më mbaruan plumbat”/ Tafani: Doriani Shurdhi e shante Laertin

14:26 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

13:23 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

12:43 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Laerti po na priste duke drekuar me dy policë”, Tafani: Si e vramë “Kinezin” e bandës së Aldo Bares

16:25 : 04/06/2025
Para

Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarën

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com