• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do të të shërbej kur të shikosh veshët pa pasqyrë”/ Gruaja i grabit shtëpinë dhe braktis invalidin

21:11 : 26/09/2023
në AKTUALITET

Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se në momentet e tij më të vështira, përfituan për t’i grabitur shtëpinë.

Ai është i vetëm dhe i pamundur për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, e për këtë kërkon ndihmën e emisionit Stop.

Z.Sotir kur pësoi një trombozë në këmbë, Elona Saraçi i kërkoi shtëpinë me akt dhurimi, me kushtin që ajo të kujdesej për të deri në fund të jetës. Shtëpia e Sotir Miçit do t’i kalojë në pronësi Elona Saraçit pasi të ketë ndërruar jetë 66-vjeçari.

Pasi Elona mori firmën e dhurimit, e braktisi Sotirin në një moment tepër të vështirë për të, pasi humbi këmbën e majtë për shkak të trombozës. Sot për 66-vjeçarin kujdeset një zotëri i cili preferon të mbetet anonim.

“Zonja më çoi te noteri për të marrë firmën e shtëpisë. Pas 20 ditëve që filloi këmba, unë i thoja po vdes, po s’më dhe firmën aty do vdesësh si qen më tha. Mua nuk më punojnë as duar asgjë, unë dua tamam kujdestare”, shprehet z.Sotir Miçi.

Lexo edhe:

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

Stop ka shkuar te noterja Valbona Selimi, e cila ka përpiluar kontratën e dhurimit të apartamentit. Ajo thotë se akti i dhurimit është i parevokueshëm, por shtëpia e Sotirit i shkon Elonës pas vdekjes së dhuruesit. Madje ajo thotë se as me gjyq nuk fiton gjë në këtë rast.

Qytetari –Ajo zonja, që është kujdesur për atë, nuk kujdeset më tani, më tregoi një kontratë noterie, që ka bërë këtu tek ty.

Noterja – Ka bërë një kontratë dhurimi. Ja ta shpjegoj unë: po thotë me kushtin, që kjo kontratë do regjistrohet, domethënë, do kalojë pronësia në emër të Elonës në momentin, që ai nuk është më në jetë. Më kupton? Jo më përpara dhe kjo kontratë është regjistruar në hipotekë. Pronar është Sotiri gjithmonë, por do regjistrohet në emër të Elonës në momentin, që ai ndërron jetë.

Qytetari – Elona do t’i shërbente deri në fund të jetës. Mbas bërjes së kësaj kontrate ai ngeli rrugëve.

Noterja –Nuk kujdeset më Elona?

Qytetari – Po!

Noterja –Ligjërisht revokim nuk i bëhet dhurimit, sepse nuk ka sens t’i bësh revokim. Po tani s’e kanë më azilin ato?

Qytetari – Jo s’e kanë më azilin ato.

Noterja – Epo kush kujdeset për të tani?

Qytetari – Tani…

Noterja –Nuk ia paguan ajo, noi kshu..?

Qytetari – Jo, asgjë…

Noterja –Epo të lidhet atëhere me të!

Qytetari – Epo kishte problemin ai, se pësoi një trompozë dhe kishte një gangrenë në këmbë.

Noterja –Epo, se njerzit janë.. e mbaj mend, se kur kam vajtur unë atëhere, ka pas këtë problemin me këmbën.

Qytetari – Epo nuk e çonte në spital ajo, nëqoftëse nuk e bënte kontratën.

Noterja –Ahhh tashi…

Qytetari – Po në gjyq përshembull, po të vemi në gjyq ne, si zgjidhet?

Noterja –Po as me gjyq. Do shpenzosh, nuk do fitosh gjë, more. Do lësh milionat e lekëve me avokat po ti s’… Je i humbur! Më kupton?

Në një telefonatë mes 66-vjeçarit Sotiri Miçi dhe Elona Saraçit, kjo e fundit thotë se do t’i shërbejë “kur t’i shohë veshët pa pasqyrë”.

Elona Saraçi: Kur t’i shohësh veshët pa pasqyrë, atëherë do të vij unë të të shërbej ty. Në rregull? Kur t’i shohësh veshët pa pasqyrë, regjistroje mirë këtë, që të thashë! Të shërbej unë ty, mëngjes, drekë, darkë eee? Unë nuk i shërbej fëmijës tim.

Ndërsa në komunikimin me Stop, Elona pranon të kundërtën.

Elona Saraçi – Dëgjo! Unë kam qenë gjithmonë bashkë me atë, sepse ne kemi qenë gjithmonë në komunikim të vazhdueshëm dhe arsyeja që unë nuk i hap telefonin atij, është komplet e gënjeshtërt, sepse ai gënjen nga fillimi në fund. Dhe ai nuk ka qenë fare në mëshirë të fatit. Po ai zgjodhi ndryshe, të rrinte me një person tjetër, sesa me mua.

Përsa i takon problemit shëndetësor, komisioni i parë i para-tetraplegjisë, nuk i ka dhënë Sotirit status me shoqërues, sepse, sipas tyre, diagnoza e tij nuk e pengon në normalitetin e aktivitetit të përditshëm jetësor.

Etiketa: akt dhurimibraktisElona SaraçifirmeninvalidishtëpinëSotir Miçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

10:41 : 18/04/2025
AKTUALITET

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

18:52 : 11/02/2025
AKTUALITET

Rekord në Europë/ Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë

08:10 : 24/01/2025
AKTUALITET

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë në mes të Elbasanit

21:07 : 13/01/2025
AKTUALITET

Berat/ Makina merr para mbajtëset metalike dhe përplaset me shtyllën, shoferi braktis mjetit

22:35 : 11/01/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Ky është momenti kur 54-vjeçari tenton të djegë familjen në Bathore, gruaja tregon tmerrin

20:19 : 27/12/2024
Para

Koreja e Veriut akuzon SHBA-në: Jemi në prag të luftës bërthamore

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com