• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO jep vendimet për inceneratorin e Fierit/ 8 vite burg për Klodian Zoton

11:44 : 25/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme dha këtë të Martë vendimet për të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit. Për disa prej tyre u dhanë vendime më të lehta se ç’kishte kërkuar prokuroria.

Me 10 vite burgim është dënuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 6 vite e 8 muaj burgim. Koka u shpall fajtor për të treja akuzat, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa gjykata i hoqi të drejtën për funksione publike për pesë vjet.

Alqi Bllako është dënuar me 4 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 2,8 vite. Prokuroria ndërkohë kishte kërkuar 4.8 vite burgim. Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit”, por rikualifikohet vepra në “shpërdorim detyre të nëpunësit”.

Klodian Zoto, që sipas SPAK cilësohet një prej dy pronarëve faktikë të kompanive koncesionare të 3 inceneratorëve është dënuar me 12 vite burgim që zbret në 8 falë gjykimit të shkurtuar. Zoto u shpall i pafajshëm për akuzat e “korrupsionit aktiv” dhe u dënua për “korrupsion pasiv”, “skema mashtruese”, “pastrim parash”.

Administratori i Inceneratorit të Fierit, Loran Dusha u shpall i pafajshëm për “korrupsion aktiv”, por fajtor për “pastrim parash” dhe dënohet me 7 vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 4 vite e tetë muaj. Prokuroria kishte kërkuar 5 vite e 4 muaj burgim.

Lexo edhe:

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

‘Zbërthehen’ shkeljet ligjore për inceneratorin e Fierit/ Pse nuk u mor nën hetim Armando Subashi

Anëtari i komisionit të dhënies së koncesionit, Florian Muçaj u dënua me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar shkon në 2 vite burg. Ai lirohet burgu, pasi i ka mbaruar dënimi.

Anëtari i komisionit të dhënies së koncesionit, Erjon Murataj u dënua me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.

Anëtari i komisionit të dhënies së koncesionit, Azem Shatëri u dënua me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, shkon në 2 vite burg. Ai lirohet burgu, pasi i ka mbaruar dënimi.

Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj burg.

Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi dënohet me 3 vjet e 6 muaj që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet e tetë muaj. Në përfundim pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim provë për katër vjet.

Regan Merdani, Administrator i “Froggysh.p.k” 3 vite burg, por gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe konvertimin në shërbim prove.

Administratori i “Itneg sh.p.k” Gentian Zifla,u dënua me  3 vite burg, por gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe konvertimin në shërbim prove.

Anëtarja e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabika Cenomeri u shpall fajtore për shpërdorim detyre dënohet me tre vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet. Në fund u urdhërua pezullimi i dënimit dhe u vendos shërbim prove për katër vjet.

Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishaj, administratori i kompanisë J.P.Y Juri Ymeraj dhe Arjola Kodra u shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Edhe shoqëria ITS dhe kompanitë e tjera u shpallën të pafajshme, ndërsa u vendos heqja e sekuestros për shoqërinë.

Sakaq GJKKO vendosi konfiskim të pjesshëm të vetëm dy pasurive të Lefter Kokës dhe urdhëroi lirimin e të tjerave.

Sipas SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është vlerësuar në 60 milionë lekë.

Etiketa: inceneratori i fierit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

‘Zbërthehen’ shkeljet ligjore për inceneratorin e Fierit/ Pse nuk u mor nën hetim Armando Subashi

20:20 : 19/12/2024
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, ja kur do të mbahet seanca ndaj Kokës dhe të akuzuarve të tjerë

11:50 : 04/12/2024
AKTUALITET

Vendimet për inceneratorët/ Berisha: Si Erion Veliaj po shpëton Alqi Bllakon

19:55 : 05/10/2023
AKTUALITET

Vendimi për inceneratorin e Fierit, GJKKO cakton datën

13:53 : 11/09/2023
AKTUALITET

Ish-ministri Lefter Koka paraqitet në GJKKO, arsyeja

13:04 : 06/09/2023
Para

BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Kosovë

TË GJITHA

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025

Kaloi semaforin me portokalli, arrestohet shoferi që përplasi 3 të miturit me monopatina (EMRI)

10:14 : 26/06/2025

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

09:14 : 26/06/2025

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

08:59 : 26/06/2025

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

08:58 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com