• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjanica, pa plan shpëtimi dhe pastrimi nga ndotjet e naftës

17:45 : 15/09/2023
në AKTUALITET
Lumi i ndotur i Gjanicës kalon përmes qytetit të Fierit

Lumi i ndotur i Gjanicës kalon përmes qytetit të Fierit

Prej vitesh, ndotja e lumit të Gjanicës nga hidrokarburet shihet me sy dhe konfirmohet në analiza, por institucionet mjedisore dhe vendore nuk kanë një plan shpëtimi përtej gjobave.

Pas një vere të thatë me nivel të ulët të ujit, shtrati i lumit Gjanica në Fier po zbulon përmasat e ndotjes që i shkaktohet prej dekadash. Gurët në fund të lumit kanë marrë me kohë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa era e rëndë e rrjedhës së ndotur është bërë edhe më e fortë.

Ndotja shihet me sy, por konfirmohet edhe nga analizat e kryera nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Fier për periudhën janar -shtator të këtij viti, ku mbetjet e hidrokarbureve janë gjithmonë prezente.

“Në bazë të analizës organoleptike që kryhet në Laboratorin Fiziko-Kimik rezulton me ndotje përzierjesh hidrokarburesh,” tha DRM Fier në një përgjigje për BIRN.

Krimi mjedisor i shkarkimit në lumë të mbetjeve nga industria e naftës është i vjetër dhe i pazgjidhur. Në vitin 2019, Gjykata Administrative në Tiranë urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror që të marrin një sërë masash për mbrojtjen e lumit, përfshi identifikimin e ndotësve dhe detyrimin e tyre që të ndalonin derdhjet hidrokarbure në lumë, por ky vendim nuk e ndryshoi situatën.

Lexo edhe:

Gjendet pas disa orësh kërkime peshkatari që u mbyt në lumin Mat (EMRI)

VIDEO/ Çfarë ndodhi në Lumin e Shalës? Publikohen pamjet e sherrit

Denis Vogli, kreu i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier i tha BIRN se kishin identifikuar sërish gropa ekologjike të tejmbushura me naftë përreth puseve – të cilat në kohë rreshjesh përfundojnë përmes përrenjve në Gjanicë.

“Te gjithë kanë marrë gjoba përgjatë viteve të fundit, Terra Oil, Bankers dhe Albetrol,” tha Vogli, duke numëruar disa nga kompanitë e naftës që ishin penalizuar me gjoba.

Por Vogli ankohet se nuk mund të bëjnë më shumë se kaq.

“Ne ushtrojmë kontrolle në terren dhe ndërmarrim masa si gjobat apo edhe pezullim të aktivitetit për subjektet që kryejnë shkelje të normave mjedisore,” theksoi ai.

Ndryshe nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit – një institucion që ka të drejtën të bëjë referime penale – thotë se nuk ka konstatuar shkarkime nga kompanitë e naftës gjatë vitit të fundit.

“Ne kemi për detyrë të zbulojmë subjektet kur në lumë vërehen shkarkime. Kontrolli i fundit ishte gjatë muajve tetor-nëntor të vitit të kaluar, kur në Gjanicë pati shkarkime të cilat rezultuan se ishin mbetjet e fabrikave të vajit të ullirit,” tha Rrapo Mehmeti, shef i i IMT-së në Fier.

Asnjë plan pastrimi

Lumi i Gjanicës në Fier

Autoritetet shqiptare nuk kanë një plan për ndalimin e ndotjeve në lumin e Gjanicës dhe as për pastrimin e tij. Bashkia e Fierit ka investuar në rregullimin e skarpateve dhe rehabilitimin e brigjeve në pjesën e qytetit, por thotë se nuk ka mundësi të ndërhyjë për pjesën e hidrokarbureve.

“Sa për mbetjet hidrokarbure, ato nuk kemi si t’i largojmë sepse duhet trajtim i veçantë dhe janë struktura të tjera që duhet ta bëjnë këtë punë,” tha Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë.

Edhe drejtuesi i DRM, Denis Vogli i tha BIRN se struktura që ai drejton nuk merret me pastrimin e Gjanicës, por me konstatimin e shkeljeve mjedisore.

Një tjetër shqetësim mes ekspertëve të mjedisit është edhe mungesa e matjeve të plota të ndotjes – të tilla si niveli i squfurit.

Mimoza Gremi, specialiste e monitorimit pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier thotë se ata e diktojnë prezencën e hidrokarbureve vetëm nga era e rëndë e naftës në lumë dhe mbetjet e ngurta, si cipa e zezë që zë uji në sipërfaqe, por një analizë e plotë mungon.

“Prezenca e naftës nuk mund të konfirmohet plotësisht me këto analiza, sepse mungon gjurmimi i elementëve kryesorë si benzemi, sulfuri etj,” tha Gremi.

Për DRM-në pamundësia për të bërë të tilla analiza pengon në përballjen me kompanitë e dyshuara.

“Analizat jo të plota janë lehtësisht të kontestueshme nga subjekti. Këto të fundit kryejnë vetë analiza për ndotjen në mjedis dhe pothuasje gjithmonë dalin mire, duke parë raportet që na dërgojnë,” shtoi Gremi.

Edhe drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Arber Arapi tha për BIRN se laboratorët e kësaj njësie nuk mund të gjurmojnë të gjithë elementët ndotës në lumë.

“Ne bëjmë analiza çdo muaj duke marrë mostra uji në tre pika. Por ne nuk mund t’i zbulojmë të gjithë faktorët ndotës, sepse në laboratorët tanë nuk bëhen të gjitha llojet e analizave,” përfundoi ai./BIRN

Etiketa: gjanicahidrokarbureluminaftesndotjetpa planpastrimishpetimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet pas disa orësh kërkime peshkatari që u mbyt në lumin Mat (EMRI)

16:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Çfarë ndodhi në Lumin e Shalës? Publikohen pamjet e sherrit

10:28 : 24/07/2025
AKTUALITET

Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

18:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

14:17 : 27/06/2025
AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025
Para

Detaje nga arrestimi i Josifit në Dubai, gazeta spanjolle ‘zbërthen’ rolin e tij në organizatën kriminale

TË GJITHA

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

09:44 : 07/08/2025

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:27 : 07/08/2025

DW: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

09:22 : 07/08/2025

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

08:58 : 07/08/2025

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

08:34 : 07/08/2025

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

08:15 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com