• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e re avazi vjetër, ja sa vlen jeta e qytetarit

18:19 : 15/09/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtësi e re apo e vjetër, prokuroritë e gjykatat vijojnë ende të çudisin me vendimet e tyre. Propaganda për vendosjen e një sistemi të drejtë për qytetarët vijon, ndërsa këta të fundit dëgjojnë, kuptojnë dhe vuajnë në kurrizin e tyre kamxhikun që godet pabesisht po njësoj, të “drejtësisë së re”.

Ndodh që nëse je një qytetar i thjeshtë dhe kapesh me një qese hashash, gjykata të mbyll në qeli nën masën e arrestit me burg, nën “dyshimin” e trafikimit të drogës. Nëse je, supozojmë, një këngëtare me famë Instagrami dhe ke familjarë të lidhur ngushtë me sistemin e drejtësisë, lirohesh. Thua në gjykatë që kishte kuriozitet për ketë kulturë bujqësore të ‘bekuar’ edhe nga qeveria mavi dhe eksperienca dy ditore pas hekurave të qelisë mbaron shpejt.

Ndodh të dënohesh me burg për disa gramë hashash, por qelinë e përdor si dhome hoteli disa ditore nëse ke trafikuar me tonelata.

Ndodh që nëse ndërton pa lejë në mes të Tiranës, pushteti të ‘zbulon’, gjasme ti sekuestron pronat për disa filmime propagandistike të shpërndara në rrjetet sociale të udhëheqësit dhe atyre nën të dhe më pas ti vazhdon pazaret me kupolën duke marrë akoma dhe më shumë para publike në procedura tenderuese. Kjo ama, vetëm nëse je oligark! Por nëse je një 82-vjeçare që jeton e vetmuar në një fshat në Vlorë, policët të paraqiten me zell në derë, të ngarkojnë në fugon dhe të shpien në komisariat. Sepse ti ke shkelur ligjin! Ke ndërtuar një “pa leje” një … kotec pulash.

Lexo edhe:

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ndodh edhe që të fortët e zonës me një deputet në fis të rrahin me shkopa bejsbolli, të thyejnë kockat e trupit e kokës dhe më pas amnistohen me shkresa zyrtare që të kanë plagosur lehtë. Edhe pse ti vuan ende pasojat e dhunës mizore dhe vrasjes së dinjitetit.

Ndodh po ashtu që një efektiv policie, në pabesinë e errësirës së natës, të shkrehë armën e shërbimit dhe ti marrë jetën një qytetari në lule të rinisë. Kështu u vra Kolodian Rasha në moshën 25-vjeçare gati tre vite më parë. E ëma, e rrënuar nga humbja e të birit, tha se ja vranë për herë të dytë kur makineria e propagandës së pushtetit shpërndau informacione se i ekzekutuari ishte përdorues droge, mbante armë me vetëm apo kërcënoi policin që i mori jetën pa mëshirë. Në fund, për vrasjen e tij, killeri me uniformë Nevaldo Hajdaraj u dënua me 10 vite burgim në shkallë të parë dhe 12 në Apel.

“Si mund ta quash këtë drejtësi”, klithi i ati i të riut kur mësoi vendimin.

Këtë të Premte, gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg ish-policin e Ludjan Zaimi, i cili mbrëmjen e 23 majit 2022 vrau kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.

35 vite burgim për një polici që vrau një polic. 12 vite burgim për një polic që vrau një qytetar.

Mos vallë jeta e një qytetari të thjeshtë vlen më pak në llogaritjet e drejtësisë së re?!

Historitë vazhdojë … jemi të burgosur dhe për shumë kohë, në kohën e vjetër të drejtësisë së re…

Etiketa: drejtesiajetaKlodian RashaLudjan Zaiminevaldo hajdariqytetarit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalajës në Tiranë, Fox News: Simptomë e rrënimit të sistemit të drejtësisë

09:34 : 12/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
Para

Teliti: Dyshja Veliaj-Kuko i heqin të drejtën e fjalës këshilltarëve të opozitës!

TË GJITHA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, Berisha: U rrëzuan Rama dhe Begaj

17:24 : 03/11/2025

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit, 23 emra në garë

17:20 : 03/11/2025
Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset 31-vjeçari

17:10 : 03/11/2025

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës 

16:59 : 03/11/2025

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025

“Ripërtëritja është jetike për të ardhmen e partië”, Berisha: PD do të hapet ndaj të rinjve

16:50 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com