• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

17:28 : 14/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Konventa e Bernës i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërpresë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës, derisa të zhvillohet një procedurë e re e Vlerësimit të Ndikimit të Mjedisit si dhe një vlerësim i përshtatshëm i rreziqeve mjedisore.

 Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar të enjten qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt i kundërshtuar gjatë nga organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare.

Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës.

“Duke marrë parasysh që Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe rrethinat e saj, janë strehë për specie shtegtare, shpendë uji dhe specie të tjera të rralla që mbarështohen në tokë të mbrojtura nga Konventa e Bernës, AEËA (Marrëveshja Euro-Afrikane për shpendët shtegtarë të ujit) dhe Konventa për Speciet Shtegtare dhe të vetëdijshëm për ndikimin e parashikueshëm ekologjik të projektit të aeroportit në këtë tempull unik të natyrës,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Vendimi i Konvetës së Bernës u bë publik të enjten në një konferencë shtypi nga shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS dhe EuroNatur.

Lexo edhe:

Izraeli bombardon aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit

Konventa e Bernës doli kundër aeroportit të Vlorës, Zhupa: Mos i shkatërroni zonat e mbrojtura

Annette Spangenberg, drejtuesja e Ruajtjes së Natyrës pranë EuroNatur u shpreh se pozicioni i qartë i vendeve anëtare të Konventës së Bernës, përfshi Bashkimin Europian, ishte një mbështetje e rëndësishme. “Shqipëria ka nënshkruar edhe këtë konventë evropiane për ruajtjen e natyrës – nëse qeveria nuk i përmbahet asaj, kjo nuk do e tregonte Shqipërinë në një dritë të mirë. Rekomandimi i Konventës së Bernës sigurisht që do të gjejë rrugën e tij në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Spangenberg.

Në fakt ky nuk është rekomandimi i parë që Shqipëria merr nga Konventa e Bernës për të pezulluar punimet deri në një vlerësim të duhur mjedisor, por kjo është hera e parë që Konventa shprehet me një vendim. “Edhe më herët në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Konventës së bernës vitin e kaluar, aeroporti ishte temë diskutimi, tani në rekomandimi është vendosur dhe Shqipëria është informuar për këtë,” thuhet në komunikatën për mediat shpërndarë nga organizatat mjedisore.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të cilin e cilësuan farsë. Në fakt, mjetet e rënda të kompanive ndërtuese dhe punimet në rrugët e zonës filluan ende pa u përmbyllur procedurat e dëgjesave publike, ndërsa organizatat mjedisore akuzuan për një mori gabimesh e shkeljesh në VNM-në e hartuar për këtë qëllim.

Projekti i aeroporti i Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Për aktivistët mjedisorë procedurat e ndjekura në miratimin e këtij projekti dhe më pas fillimi i punimeve janë në shkelje të ligjit. Organizatat janë bërë bashkë dhe kanë paditur vendimmarrjen e qeverisë në Gjykatën Administrative. Ata thonë se ndërsa punimet filluan në nëntor 2021, leja e ndërtimit për to doli vetëm 15 muaj më vonë. Po ashtu organizatat e mjedisit thonë se plani nuk ka marrë parasysh faktin që ndërtimi rrezikon më shumë se 220 lloje shpendësh./BIRN

Etiketa: aeroportine punimevekonventa e BernespezulliminVlorës

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bombardon aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit

16:56 : 06/05/2025
AKTUALITET

Konventa e Bernës doli kundër aeroportit të Vlorës, Zhupa: Mos i shkatërroni zonat e mbrojtura

19:21 : 10/12/2024
AKTUALITET

“Kërcënon biodiversitetin”/ Konventa e Bernës: Të rishqyrtohet ligji i ri për Zonat e Mbrojtura

17:19 : 07/12/2024
AKTUALITET

Konventa e Bernës pritet të shqyrtojë ndikimet në lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës

20:09 : 30/11/2024
AKTUALITET

Përfundon rrethimi i Aeroportit të Vlorës, VOA: Zogjtë enden në një “jetë të re” mes telave me gjemba

17:59 : 05/07/2024
AKTUALITET

Kishte zaptuar hapësirën publike në plazhin e Vlorës, e pëson administratori i subjektit

09:33 : 30/06/2024
Para

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës: Dëme të mëdha te pallati në Rrugën e Kavajës

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com