• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA/ Kufizimin i teknologjisë tek fëmijët, kompjuteri dëmton rëndësinë e shkrimit me dorë

19:35 : 12/09/2023
në BOTA

Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë aftësitë e nxënësve për të shkruar dhe lexuar. Megjithëse Suedia ka një shkallë më të lartë suksesi në arsim në krahasim me fqinjët e saj evropianë, statistikat e qeverisë sugjerojnë një rënie të lehtë.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë botën, për një shkollë suedeze në qendër të Stokholmit kjo nënkupton shumë orë shkrimi me dorë dhe orë të qeta leximi, diçka e pazakontë për Suedinë.

Në vitin 2017 Suedia miratoi një strategji për përdorimin e kompjuterave dhe tabletëve nëpër klasa, madje edhe nëpër kopështe. Nëntë vjeçari Henrik Trolle Adams në klasën e tretë të shkollës Djurgardsskolan beson në rëndësinë e shkrimit me dorë.

“Shkrimi në kompjuter dëmton aftësinë për të shkruar mirë me dorë”.

Edhe shoqja e tij e klasës Liveon Palmer preferon që të shkruaj në letër.

Lexo edhe:

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

“Më pëlqen të shkruaj më shumë në fletore, sepse thjesht ndihem më mirë”.

Suedia ka një buxhet të caktuar për integrimin e teknologjisë nëpër klasa. Nxënësit e klasës së tretë kanë qasje tek tabletët që monitorohen me kujdes.

“Tabletët i përdorim në orën e matematikës, por jo për të shkruar. Mendoj se nxënësit nën moshën 10 vjeçare nuk duhet t’i përdorin tabletët për të shkruar. Nxënësit kanë nevojë për kohën e duhur që ta mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës. Bukurshkrimi duhet të praktikohet shpesh. Lidhja e trurit me dorën ndihmon në zhvillimin e shkrimit me dorë, madje përmirëson edhe leximin”, thotë mësuesja e klasës së tretë Catarina Branelius.

Gjatë një konference shtypi në mars, ministrja suedeze për shkollat, Lotta Edholm, shprehu shqetësimin për një rënie në aftësitë e leximit dhe të të kuptuarit tek nxënësit suedez.

Megjithëse arsimi në Suedi është mbi mesataren evropiane, studimi ndërkombëtar PIRLS theksoi një rënie midis viteve 2016 dhe 2021. Sipas ministres Edholm, ndërkohë që faktorë të tjerë si pandemia mund ta shpjegojnë këtë fenomen, rol luajnë edhe kompjuterat.

Si kundërpërgjigje, qeveria suedeze njoftoi një investim prej 60 milionë eurosh për blerje librash këtë vit. Gjatë dy viteve të ardhshme do të shpenzohen 80 milionë euro për këtë qëllim.

Neil Selwyn, profesor në Fakultetin e Arsimit në Universitetin Monash, i cili ka zhvilluar hulumtime 25 vitet e fundit lidhur me integrimin e teknologjisë dixhitale në shkolla, thotë vendimi është thjesht politik.

“Është një lëvizje simbolike në emër të politikanëve dhe një shans që qeveria të tregojë se po bën diçka ndryshe nga paraardhësit. Ka shumë gjëra në lidhje me shkollat që qeveritë nuk mund t’i ndryshojnë ose nuk mund t’i prekin, kështu që futja e teknologjisë në shkolla është një lëvizje politike dhe po ashtu, heqja është një veprim politik”, thotë ai.

Megjithatë, përdorimi i teknologjisë në klasa po vihet në pikëpyetje gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Në një raport të botuar këtë verë, UNESCO paralajmëron kundër përdorimit të gjerë të teknologjisë në arsim.

Drejtoresha e shkollës “Djurgardsskolan” Caroline Köling, thotë se është e papranueshme që të bëhen eksperimente me fëmijët dhe të zëvendësohen tërësisht metodat tradicionale me teknologjinë e re.

“Nuk duhen bërë eksperimente, shkolla nuk duhet të eksperimentojë me fëmijët. Është e shkruar qartë, kështu që ne mund të bëjmë disa gjëra, por nuk mund t’i heqim gjërat që e dimë se funksionojnë për të bërë diçka që nuk e dimë se cili do të jetë rezultati”.

Drejtoresha Köling dhe stafi i saj mësimdhënës kanë hartuar një program shkollor që i jep përparësi jo vetëm arsimit, por gjithashtu u ofron nxënësve përvoja unike që mund të mos i hasin lehtësisht në shtëpi. Shkolla nuk i lejon nxënësit që të përdorin teknologjinë pas mësimit, ndërsa presin prindërit që t’i marrin ata.

Marrë nga VOA

Etiketa: femijetkompjuterisuedi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025
AKTUALITET

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

18:03 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

21:06 : 18/06/2025
AKTUALITET

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

20:34 : 18/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Gruaja denoncon burrin: Është larguar prej një viti, ka braktisur fëmijët dhe marrë kursimet

11:11 : 13/06/2025
Para

Shkeli rregullat anti-doping, Simona Halep merr dënimin shembullor

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com