• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A po mbështetet Perëndimi tek industria bërthamore e Rusisë?

21:13 : 12/09/2023
në BOTA

Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bërthamor të Rusisë. Në shënjestër ishin filialet e Korporatës shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ngjajshme ndaj filialeve të Rosatomit në muajin prill. Por, shtetet perëndimore vazhdojnë të jenë të lidhura me korporatën Rosatom, që mbizotëron zinxhirin furnizues botëror me lëndë bërthamore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovlenko sjell kronikën në vazhdim.

Perëndimi gradualisht ka zvogëluar varësinë nga karburantet me bazë fosili të Rusisë, por distancimi nga industria bërthamore po dëshmohet të jetë më sfidues. Sipas revistës së biznesit, Forbes, Korporata shtetërore e Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, kontrollon 38 për qind të tregut botëror të uraniumit të pasuruar, ndërkohë që Rusia në tërësi kontrollon 46 për qind të tij.

Autoritetet ukrainase vazhdimisht u kanë kërkuar qeverive perëndimore të vendosin sanksione ndaj industrisë bërthamore të Rusisë, në veçanti korporatës Rosatom. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mbajnë qëndrim më të ashpër.

“Ukraina nuk e kupton se si ende nuk janë vendosur sanksione ndaj Rosatomit, njerëzit e së cilës vazhdojnë të mbajnë të pushtuar Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias dhe vazhdojnë të cënojnë sigurinë tonë”, tha zoti Zelenskyy.

Përgjigja qëndron në shifrat e importit. Sipas Euratom-it, Agjencisë Evropiane për Energjinë Atomike, gjatë vitit 2022 Evropa siguroi rreth 17 për qind të sasisë së uraniumit nga Rusia dhe rreth 27 për qind nga Kazakstani, një vend aleat i Rusisë. Varësia e Bashkimit Evropian nga lëndët bërthamore të Rusisë pritet të shënojë rritje, ndërsa shtete të ndryshme po shqyrtojnë forma alternative të prodhimit të energjisë dhe po shkëputen nga përdorimi i karburanteve me bazë fosili.

Lexo edhe:

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

Në vitin 2022, kompanitë amerikane kanë blerë lëndë bërthamore me vlerë 1 miliardë dollarë nga Rusia. Në prill të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj filaleve të Rosatom-it.

“Në fillimet e sanksioneve, në vitin 2014, kur drejtoja programin e qeverisë amerikane për to, i sugjerova kompanive amerikane, që bënin biznes me Rusinë, që të gjenin burime të tjera për t’u furnizuar, në mënyrë që të mos ishin të varura nga Moska dhe të binin pre e presionit të saj. Sot jemi vonuar për të diversifikuar burimet e lëndëve bërthamore”, thotë Daniel Fried nga Këshilli i Atlantikut.

Profesorja e Universitetit Teknologjik të Virxhinias, Sonja D. Schmid pajtohet, duke shtuar se Perëndimi mund të gjejë furnizues të tjerë me uranium, por do ta ketë të vështirë të gjejë forma alternative për ta pasuruar uraniumin.

“Pasurimi i uraniumit nuk është diçka që mund ta bësh brenda natës. Është proces që kërkon kohë, investim, dhe kushton. Në ekonominë e tregut, blerësi kërkon për vende që i kanë këto aftësi dhe që mund të të furnizojnë..

Ukraina synon të bëhet një furnizues i tillë. Ministri i Energjisë, German Galushchenko thotë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje në qershor të vitit 2022 me kompaninë amerikane për energji bërthamore, “Westinghouse” për të furnizuar me karburant bërthamor të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Zoti Galushchenko beson se Ukraina mund të fillojë të prodhojë karbuant bërthamor brenda tre viteve të ardhshme. Me kohë, Ukraina mund të furnizojë me të Çekinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Bullgarinë, që përdorin reaktorët të njejtë si Ukraina.

“Kjo na mundëson që të çlirohemi nga monopoli rus që fatkeqësisht ekziston aktualisht.”

Disa shtete evropiane kanë ndërmarrë hapa për t’u shkëputur nga vartësia e karburantit bërthamor rus. Finlanda ka ndërprerë marrëveshjen me Rusinë për të ndërtuar një central të ri dhe kompania shtetërore suedeze, “Vattenfall” ka refuzuar të blejë karburant bërthamor nga Rusia.

Shumë shtete perëndimore ende varen nga karburtanti bërthamor rus dhe kjo varësi po ngadalëson ndikimin e sanksioneve në Rusi. Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron te gjetja e mënyrave të tjera të furnizimit dhe Ukraina shpreson të ofrojë një të tillë. /VOA/

Etiketa: perendimiRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

13:57 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
Para

Skandaloze në Bukuresht! Shfaqet baneri “Kosova është Serbi”, arbitri pezullon sfidën

TË GJITHA

Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

13:40 : 27/10/2025

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025

‘Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

13:25 : 27/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com