• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lehtësimi i akuzave për Rrajat, Prokuroria: Bilbil Majës iu thyen kocka në kokë e trup, por nuk iu rrezikua jeta

15:27 : 11/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lehtësimi i akuzës nga prokuroria e Tiranës për anëtarët e fisit Rraja, të cilët dhunuan brutalisht dy kushërinjtë Maja në 6 Korrik, ka lehtësuar ndjeshëm pozitën e anëtarëve të fisit Rraja përballë drejtësisë.

Prokuroria argumentin se është bazuar në një ekspertizë-mjekoligjore për ndryshimin e akuzës nga plagosje e rëndë në plagosje të lehtë.

Sipas akuzës, dhuna që është ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, pavarësisht se ekspertiza ka zbuluar se një prej të dhunuarve ka pësuar thyerje kockash në kokë e trup.

Për të dëmtuarin Jashar Maja, prokuroria shpjegon se akti i ekspertimit mjeko ligjor ka përcaktuar se në trupin e tij u konstatua “plagë në lëkurën e kokës si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të forte”.

Dëmtime që shkruhet në një dokument të prokurorisë, “nuk kane qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tille hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kane sjelle si pasoje humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë”.

Lexo edhe:

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

Ndërsa për të plagosurin tjetër Bilbil Maja konstatohen dëmtime më të rënda.

Bilbil Maja është i plagosuri që shihet në videon e publikuar në rrjete sociale e media i shtrirë përtokë nga dhuna e Rrajave, i gjakosur nga goditjet brutale që e katandisën gjysmë të vdekur, të pafuqishëm as për tu ngritur në këmbë.

Sipas prokurorisë, Bilbil Maja ka pasur thyerje kockash në kokë e trup.

“Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor, mësohet se, në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale të anës së djathte të kokës, demtime të indit trunor, plagë në lëkuren e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majte si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të forte”, thotë prokuroria.

Pasi renditen dëmtimet e sipërpërmendura, në dokumentin e akuzës thuhet se ato “nuk kane qene te rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë”.

“Mbështetur në kriterin mjekësor të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja, e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, ‘Plagosja e lehtë me dashje’”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

Akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit me qëllim që të vijojë hetimi. Sipas parashikimeve ligjore, në mungesë të ankimit, çështja penale ndaj Rraja mund të mbyllet. Ndërsa në rast të shpalljes fajtorë nga gjykata, marzhi i dënimit për autorët e dhunës ulet ndjeshëm.

Etiketa: Prokuroria e TiranësRrahman Rrajarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025
AKTUALITET

I mori 25 mijë euro një biznesi nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për hackerin nga Nigeria

09:14 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ka nënën sëmurë! Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja

20:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve

12:04 : 28/08/2025
Para

Futet për tu larë në det, humb jetën turistja e huaj

TË GJITHA

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 83 497 m² në Lezhë, u përftuan nga veprimtari kriminale

13:27 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025

Theu dhëmbin gjatë puthjes? Meriton Mjekiqi: Erjola puthte mirë, me Riken larg qoftë…

12:48 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com