• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes së Ukrainës, lidhjet me Shqipërinë

21:32 : 06/09/2023
në AKTUALITET, BOTA

Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot miratimin e emërimit të Rustem Umerov si ministrin e ri të Mbrojtjes të vendit.

Rustem Umerov është një anëtar kryesor i komunitetit tatar të Krimesë, i cili ka përfaqësuar vendin e tij në negociatat kryesore me Rusinë.

Por, ai ka edhe një lidhje speciale me Shqipërinë dhe cilësohet si një mik i shqiptarëve.

Në korrik 2022, ai ka qenë për vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama dhe një takim zyrtar edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist dhe disa deputetë të tjerë.

Rama i ka kërkuar Umerov-it që Ukraina të njohë Kosovën. Ky propozim pritet t’i shtrohet nga Rama edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e radhës.

Lexo edhe:

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

Rustem Umerov, 41 vjeç, mysliman, ka qenë edhe pjesë e negociatave për strehimin e afganëve në Shqipëri. Umerov ka edhe besimin e ngushtë të Shtëpisë së Bardhë.

Kush është ministri i ri i Mbrojtjes ukrainas

Umerov lindi në Uzbekistanin Sovjetik, vendi ku familja e tij u internua nën Stalinin dhe u kthye në Krime, Ukrainë, si fëmijë kur tatarët u lejuan të ktheheshin në vitet 1980 dhe 1990.

Ky mysliman 41-vjeçar filloi biznesin e tij të telekomunikacionit në vitin 2004 dhe u zgjodh në parlament në vitin 2019.

Atje, ai shërbeu si bashkëkryetar i Platformës së Krimesë, një përpjekje diplomatike ndërkombëtare që synon të kthejë aneksimin e gadishullit nga Rusia në vitin 2014.

Për vite me radhë, ai punoi si këshilltar i udhëheqësit të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Ai ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë në javët e para të luftës dhe mori pjesë në negociatat për krijimin e një korridori eksporti për grurin ukrainas përmes Detit të Zi.

Në shtator të vitit të kaluar, ai u emërua kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, një rol veçanërisht i vështirë në Ukrainë, ku procesi i privatizimit është rrënuar nga korrupsioni.

Etiketa: Rustem UmerovUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

14:23 : 15/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

I rekrutuar përmes Telegram-it: Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

15:22 : 11/09/2025
BOLD BLOG

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Paqja në Ukrainë PA damkën e legjitimimit të pushtuesit” !

14:04 : 03/09/2025
Para

Rrëfimi i Gundogan: Barcelona një ëndërr, këtu prej Xavit

TË GJITHA

Horoskopi, 21 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 20/09/2025

Ekzekutimi i kunatit të boss-it të mafias turke në Itali, zbulohet roli i 33-vjeçarit shqiptar

22:56 : 20/09/2025

Juristi: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet! Ja procedura

22:51 : 20/09/2025

Makina përplas tufën me bagëti në Maliq, vret rreth 15 krerë

22:38 : 20/09/2025

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

22:32 : 20/09/2025

Aksident në hyrje të Pogradecit, “Benzi” me shpejtësi “skëterrë” përplaset me pemët

22:16 : 20/09/2025

“Rama përze mjekët shqiptarë dhe kërkon të huaj”, Shehu: Arbitrariteti sjell pasoja

21:59 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com