• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mes respektit për ish kryeministrin dhe respektit për të vërtetën

16:09 : 01/09/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE
Lutfi Dervishi

Lutfi Dervishi

Nga Lutfi Dervishi

Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është në gjendje kritike për jetën.

Rrugëtimi i tij në politikë, në tranzicionin e dhunshëm dhe të zhurmshëm, është larg nga udhëtimi i një engjëlli, por sigurisht nuk është as udhëtimi i djallit.

Ndërsa publiku, dëgjon e lexon, para syve të tij shpaloset një dallgë e madhe hipokrizie. Dallgë e cila ngre një pyetje që nuk është e lehtë t’i japësh pergjigje: si balancohet e vërteta me respektin për njeriun që po lufton për jetën?

Tradita dikton që të përmbahemi nga të folurit keq sidomos për ata që ndërrojnë jetë ose ata që luftojnë për jetën. Në çaste të tilla merr përparësi nderimi për kujtimin e personit dhe dhimbja shtesë që mund të shkaktojë tek të dashurit e tyre çdo fjalë e thënë pa masë dhe takt. Megjithatë, në anën tjetër është e vërteta!

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

Libri si aksesor plazhi

Ish-kryeministri Nano është një figurë me peshë të konsiderueshme në skenën politike të Shqipërisë. Vlerësimi më madh që i bëhet sot është tranformimi i partisë Punës në Parti Socialiste, natyra liberale dhe fakti që në drejtimin e tij PS kishte nivel të lartë demokratizimi që nuk e ka sot asnjë forcë politike, përfshi dhe partia që drejtoi ish-Kryeministri. Por mandatet e tij qeverisëse më shumë se për arritje,do të mbahen mend për polemikat dhe vendimet e diskutueshme.

Politikanët, si të gjithë njerëzit, janë qenie me të meta. Ata marrin vendime që kanë pasoja të mëdha dhe jo të gjitha pasojat janë pozitive. Është detyrë e medias, historianëve dhe shoqërisë në përgjithësi të shqyrtojnë në mënyrë kritike veprimet dhe politikat e (ish) liderëve, në mënyrë që historia të mos tjetërsohet. Në fund të fundit, e vërteta është gur themeli i një shoqërie të drejtë.

Megjithatë, e vërteta duhet thënë me kujdes, veçanërisht në çaste të tilla delikate. Ndërsa vendimet e ish-kryeministrit mund të kenë shkaktuar polemika, debate e kundërthënie, është momenti të kujtojmë se ai është gjithashtu baba, bashkëshort, shok dhe mik. Në momentet kritike, dhimbja e shkaktuar nga kritika e ashpër mund të jetë dërrmuese si për të sëmurin ashtu edhe për familjarët dhe miqtë e tij.

Në kohën e lajmeve rrufe, ku fjalët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe zënë rrënjë si në ndërgjegjen e publikut ashtu edhe të turmave digjitale i takon medias të vendosë një ekuilibër delikat. E vërteta duhet thënë pa ndihmën e titujve sensacionalë për të marrë ca klikime më shumë.

Për më tepër, qasja ndaj së vërtetës duhet të shtrihet përtej individit dhe të përfshijë kontekstin e kohës.

Ajo që duhet të shmangim është tundimi i madh i hipokrizisë pa fre dhe kurthi për t’u përfshirë në amnezi kolektive. Nuk i shërben askujt që për hir të mirësjelljes dhe “korrektesisë politike”, e vërteta të futet nën qilim. Trashëgimia e ish-kryeministrit, si ajo e çdo lideri, duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi rigoroz. Megjithatë, ky skanim duhet të kryhet me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie pa kaluar në sharje e fyerje duke sjellë polarizimin ekstrem të opinioneve mes hipokritëve që e paraqesin si ëngjëll dhe atyre që e portretizojnë si djall.

Në këtë moment të veçantë ndoshta na vjen në ndihmë fjala nuancë. Si në këtë jetë, ashtu edhe në tjetrën, e vërteta nuk është e thjeshtë, por komplekse.

Ne mund të kujtojmë sot atë që ka bërë mirë ish Kryeministri, mund të lutemi për shëndetin e tij, pa patur nevojë për elozhe të tepërta, dhe për hipokrizi – sidomos nga ata që nuk kanë lanë fjalë dhe rast t’u ikë për ta goditur.

Në këtë mënyrë, respektojmë trashëgiminë e tij, në mënyrë që ajo mbahet mend jo vetëm për kompleksitetin, por edhe për mësimet që ajo i jep liderëve aktuale.

Nëse i jemi shmangur dhe nuk jemi ballafaquar plotësisht me të shkuarën komuniste, nuk duhet të shmangemi nga e shkuara e “tranzicionit” e cila duhet pranuar jo vetëm me ngjyrat e ndritshme, por edhe me ngjyrën gri dhe pse jo edhe me ngjyrën e zezë.

Në këtë, valle delikate midis së vërtetës dhe respektit, shfaqet në radhë të parë karakteri i “valltarëve”.

Etiketa: lutfi dervishi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

11:21 : 22/07/2025
AKTUALITET

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drama me H2O

08:56 : 11/07/2025
Para

Fatos Nano në gjendje të rëndë, nxirret nga intubimi, mjekët bëjnë ndërhyrjen e fundit

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com