• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po doli naftë me siguri do dalë edhe korrupsion

17:25 : 24/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Nëse nuk ka naftë, me siguri ka një grup armiqësor”. Me këtë moto të frikshme shumë inxhinierë të shpim-kërkimit apo shfrytëzimit të puseve të naftës provuan plumba dhe shumë vite burgim në kohën e diktaturës. Sot gjërat kanë ndryshuar. Në zonën e Shpiragut në Berat, kompania e njohur Shell ka nisur prej gati një dekade kërkimet për naftë dhe thuhet se ka mundësi që të qëllojnë në një vendburim premtues, si në sasi ashtu edhe cilësi.

Vetë Rama është në vitin e gjashtë që thotë se punë muajsh mund të marrim lajmin e “jashtëzakonshëm” për naftën në Shpirag. Gjithnjë e thotë kur ndodhet ngushtë në afera korruptive, apo në kulmin e varfërisë. Ky vend nuk ka vuajtur për pasuri nëntokësore si krom, naftë, gaz, bakër, hekur-nikel, etj. Po mbitoka? Pyje dikur, bregdet, apo burime të shumta ujore. Po sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pasuri tashmë të zhdukura prej kohësh ose shkatërruara nga oligarkia e betonit e lidhur fort me pushtetin.

Shpresat janë të mëdha nëse vertëetë del naftë, duke marrë të mirëqenë se këtë herë Rama nuk gënjën, ashtu si katër vite radhazi që sa herë zihet ngushtë lëshon statuse se “po bëhet deti kos” dhe se me naftën që do dalë do ia hedhim fukarallëkut. Në raste të tilla më shumë se të urohet që të dalë naftë, të shpresohet se ajo të paktën të mos zbulohet edhe ca kohë, duke qëndruar e “fshehur” aty nën 6-5 kilometra thellësi dhe të nxjerrë kyrye kur kjo kastë politike të jetë zhdukur.

Frika është se nëse “shpërthen nafta” me siguri do dalë një grup abuzuesish me pushtet që burimet e naftës t’i përkthejnë në vjedhje, abuzime, apo tollona për të blerë vota. Nuk ka nevojë për imagjinatë si mund të jetë ky abuzim, sepse faktet janë sheshit dhe jo nëntokë, ashtu sikur nafta apo gazi i mundshëm. Ja u zbulua naftë në Shpirag. Po kush do e administrojë? Që tani po jepen shenjat se Rama ka ndërmend të aplikojë formën e përbashkët me administrim shtetëror dhe priivat, ashtu si në Norvegji, Arabinë Saudite apo edhe Azerbaxhan.

Lexo edhe:

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

Personi më “adapt” për të menaxhuar këtë pasuri, padyshim që është Ilir Beqja, ish-ministri i Shendetësisë dhe aktualisht drejtuesi i menaxhimit të granteve dhe fondeve të BE-së. Këtë formë ka ndjekur Rama, ashtu sikurse bëri me fondet e tërmetit që ia besoi çelësat e kasafortës së qindra milionë eurove për rindërtim Arben Ahmetajt, sot në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e korrupsionit pasiv, pastrim të produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim të të ardhurave.

Nëse këta të dy nuk janë, se kanë pak punë me SPAK-un, atëherë mund të kalojë në planin “BB”, që ka kohë që e mban pranë Belinda Ballokun, zëvendëskryeministrenj dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Kryeministri ka plot emra si “kryemenaxhues” të cilët kanë kaluar testin e grabitqarëve me shumë sukses dhe njihen për lidhjet me oligarkinë, konçesionet abuzuese dhe mjeshtra në abuzime. Këto kritere I plotësojnë shumë nga njerëzit që Rama mban pranë.

Më mirë të mos zbulohet naftë, apo të zbulohet dhe abuzohet? Kjo është pyetja që duhet të ngrejë çdo qytetar që jeton me nder në vendin ku korrupsioni është formë për tu pasuruar një klasë e vogël politike dhe oligarkike që mban nën tutelë një shoqëri të tërë për shumë vite. Sa mijëra tonelatë krom rrëmbehen çdo vit dhe pasojat janë oligarki e politikë që pasurohet dhe minatorë që nuk mbyllin dot as muajin, e aq më keq i vrasin në galeri për shkak të kushteve jo të mira teknike.  Të vijmë sërish tek nafta, aty në vendin ku thuhet se dhe pak metra larg vendburimit masiv janë.

Tre vite rresht Rama hapte shampanjë dhe dekoronte ca burokratë pushteti për “punën e mirë” në hapjen e negociatave si vend kandidat për BE. Tre vite rresht dhe në asnjë vit negociatat nuk hapeshin. Kaq i trashë ishte mashtrimi sa nisën të besojnë se vërtetë negociatat ishin hapur dhe kur u hapën në të vërtetë, Rama shpiku nga repeortori i tij një tjetër mënyrë “festimi”, duke sfiduar BE-ne me nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nafta mund të jetë në Shpirag, një ditë mund të dalë bashkë me frikën që ka jetuar aty për miliona vite dhe kur të dalë në sipërfaqe do bjerë në duart e ca atrapazëve politiko-oligarkik. Tashmë moto do ndryshojë në pushtet: nuk do thuhet “doli naftë”, por doli korrupsioni…

Etiketa: korrupsionnafte edi ramashpirag

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025
AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025
Para

Liga e Konferencës/ Supergol nga Astana, por VAR i vjen në ndihmë Partizanit (Video)

TË GJITHA

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025

Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve

10:05 : 19/10/2025

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025

Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

09:49 : 19/10/2025

Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit

09:24 : 19/10/2025

Arrestimi i Ulian Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës

09:10 : 19/10/2025

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë: E paprecedentë. ILD dhe KLP të veprojnë urgjentisht

09:03 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com